Rikonstruktohet çerdhja nr. 30 Basha: Kushte dhe cilësi shërbimi njësoj si standardet e BE-së

0
158

 

bashaNë çdo çerdhe, ofrohet një cilësi e re shërbimi, një cilësi shërbimi plotësisht në përputhje me normat e standardet që ne si Bashki e Tiranës kemi vendosur dhe që janë në përputhje me normat e standardet e BE. Kështu është shprehur kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë përfundimit të punimeve për rikonstruksionin e çerdhes nr. 30 në njësinë bashkiake 11. “Përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e çerdhes nr. 30, na jep mundësinë për të inspektuar se si po funksionon kjo çerdhe pas rihapjes. Çerdhja është rikonstruktuar në mënyrë tërësore, janë shtuar ambientet, duke mundësuar rritjen e kapacitetit për fëmijë dhe aktualisht kjo çerdhe ka kapacitete për 80 deri në 100 fëmijë. Është kryer sistemi i ngrohjes me paleta dhe së shpejti do të bëhet edhe sistemi i energjisë diellore, me ndihmën e Bankës Botërore”- u shpreh kryetari i bashkisë gjatë vizitës në çerdhen nr 30. Pas rikonstruktimit të çerdhes Basha u ka premtuar banorëve se shumë shpejt do të nisë rikualifikimi urban i të gjithë bllokut në Laprakë. “Dua të ndaj me banorët e kësaj zone, lajmin se rikonstruksioni i kësaj çerdheje është pjesë e një projekti të rehabilitimit urban të gjithë zonës dhe duke filluar nga muaji gusht, pjesa pas çerdhes, duke përfshirë edhe rrugën “Learton Vathi” do të fillojnë të rikonstruktohen me buxhetin e Bashkisë së Tiranës, me fondet e parashikuara për vitin 2013”, – përmendi Basha. Aktualisht në kryeqytet është bërë rikonstruksioni i dhjetëra çerdheve dhe shumë të tjera janë duke përfunduar punimet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency