Info/kult

0
139

28 maj filmi pranvere-e-hidhurShkodra nderon Bekim Fehmiun

Bashkia e Shkodrës e ka shpallur aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiun, si Qytetar Nderi të këtij qyteti. Në autobiografinë e tij, Fehmiu, me origjinë nga Prizreni, rrëfen për një kohë fëmijërie të kaluar në këtë qytet, nga vendet e shumta që ishte jetuar.

Tre vjet pas vetëvrasjes, një delegacion nga Shkodra në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, mirënjohjen ia kanë dorëzuar bashkëshortes së tij, aktores së famshme serbe, Branka Petriq.

Ajo ka thënë se ka qenë e befasuar dhe e lumtur për një shenjë dashurie që tregon ky akt.

“Ata që merren me art e dinë se kjo është një gjë pa kufij. Por, nga ana tjetër ai kishte ndjenja që i takonte popullit të tij dhe origjinës. Në librin e tij të dytë flet edhe se si kanë dashur t’ia ndryshojnë emrin, por ai ka refuzuar duke thënë se është emri që ia kanë lënë prindërit. Mendoj se ai që nuk i do të tjerët, nuk mund të dojë veten në mënyrë të vërtetë. I ka dashur të tjerët, por edhe popullin e tij e sidomos familjen që ka qenë e shenjtë”, – thotë Branka Petriq, bashkëshortja e Fehmiut. Bekim Fehmiu karrierën e tij në Beograd kishte arritur ta kalonte përtej kufijve e deri në filmat e Hollivudit. Ka luajtur role në nëntë gjuhë me aktorët më të famshëm botërorë, por shumë pak në gjuhën shqipe.

 

Takime letrare për nder të poetit Azem Shkreli

 

Me rastin e përvjetorit të 16-të të vdekjes së poetit Azem Shkreli, në Pejë për të 11-ën herë u organizuan takime letrare, ku ishin mbledhur shumë poetë nga të gjitha trevat shqiptare, Italia, Turqia, Bullgaria dhe Sllovenia. Pos nderimit të veprës së Azem Shkrelit, këto takime letrare kishin edhe karakter garues, ku fituesi i garave poetike u shpall Rrustem Gërguri, në mesin e 25 poetëve pjesëmarrës, raporton “RTK”. Takimet letrare “Azem Shkreli” po organizohen në përkujtim të jetës së poetit, i cili është poeti i parë që kaloi kufijtë shqiptar.

 

 

Lamtumirë Little Tony dhe 24 mijë puthjeve  

Ka ndërruar jetë të hënën në mbrëmje këngëtari i famshëm italian Little Tony. 72-vjeçari ndërroi jetë pas një lufte tremujore me tumorin, në klinikën romane të Villa Margherita, ku dhe ishte shtruar. Menjëherë në Twitter kanë filluar edhe ngushëllimet e fansave dhe miqve të tij. “Lamtumirë ‘Cuore Matto”, – shkruajnë fansat, duke e përshëndetur me këngën e tij më të njohur. Në të njëjtën rrjet social Sabi Guzzanti shkruan: “Mbase për të bën dimër në pranverë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency