Flamur Hoxha flet pa dorashka: Nuk është sekret futja e parasë kriminale në ndërtim, është dyfishuar likujditeti jashtë bankave

0
146

Sipërmarrësi, Flamur Hoxha,  ngre shqetësimin e futjes së parasë kriminale në sektorin e ndërtimit.

Ai deklaroi në “Ekopolitikë” në RTV Ora se ky ëhstë i vetmi sektor që ka pasur rritje në ekonominë e vendit, ndërsa shton se ëhstë dyfishuar likujditeti jashtë bankave.

Flamur Hoxha: Jam shumë pesimist duke parë situatën. Për 2019 eksportet shqiptare kanë rënë me 300 milion euro, nga rënia e euros dhe faktorë të ndryshëm. Nuk është aspak sekret të thuhet që është pjesë e ekonomisë kriminale, është gati dyfishuar likujditeti jashtë bankave. Kjo tregon se ka diçka që nuk shkon në këtë ekonomi. Jemi një ekonomi anormale, një ekonomi që nga një anë kemi tkurrje të rritjes ekonomie, nga ana tjetër të rritjes së kërkesës së sektorit të ndërtimit  me 80%. Një ekonomisti ndërkombëtar ti thuash që të gjithë sektorët e tjerë shkojnë keq, përveç ndërtimit që po lulëzon direkt do të thotë se ka ekonomi kriminale dhe është një ekonomi që shumë shpejt do të ketë një krizë të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here