KQZ përgënjeshtron qëndrimet për dështimin e mundshëm të projekteve pilot për teknologjisë

0
144

Florenc Drizari

KQZ“Dështimi me teknologjinë në zgjedhje”, KQZ: Testi i parë zyrtar për SEV mbahet në fillim të qershorit

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohoi zhvillimin e një testimi jozyrtar për sistemin elektronik të verifikimit të kartave të identitetit në Tiranë pak ditë më parë, ndërkohë që hodhi poshtë aludimet e fundit në media, për sa u përket problemeve në aplikimin e kësaj teknologjie.

Por edhe pse në raportin e miratuar nga vetë KQZ-ja dy ditë më parë, vërehen disa probleme me implementimin e sistemit, komisioni vendosi në mbledhjen e së premtes që ato t’i paraqiten firmës spanjolle INDRA në formën e rekomandimeve për korrigjuar ato.

Sipas raportit të KQZ-së, sistemi nuk dallonte në pjesën e kuadratit të bardhë në të djathtë të partisë ku vendosej shenjimi nëse ishte shenjë apo shkrim, prova nuk filloi me gjenerimin e “raportit zero” i cili duhet të garantojë që paraprakisht në sistem nuk ka informacion të mbetur (detyrim i përcaktuar në aneksin II, pika 1.9 të kontratës) dhe skanimi i dy fletëve përnjëherë dhe që skaneri nuk ndalonte automatikisht. Ishte një proces i cili nuk garanton saktësi 100% etj.

REAGIMI I KQZ-SË

Me anë të një njoftimi zyrtar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pohoi se më datë 17.5.2013 në ambientet e KQZ-së u zhvillua testi (jozyrtar) për projektin pilot që do të implementohet në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet për Kuvendin. “Të pranishëm në zhvillimin e këtij testi ishin  përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të subjekteve politike në vend. Qëllimi i kësaj prove ishte vërtetimi i funksionimit të SEV përmes një simulimi të një procesi real në një shkallë më të zvogëluar. Gjatë testit u realizuan detyra të rëndësishme si:

-Montimi dhe testimi i hardware-ve
– Konfigurimi i laptopëve në Qendër Votimi
– Fillimi i votimit
– Regjistrimi i votuesve dhe dërgimi i të dhënave në Sistemin Qendror
– Mbyllja e votimit
– Shkarkimi i informacionit të Kartave SD në vendin Qendror

Lidhur me aludimet në shtypin e shkruar se një person mund të votojë në më shumë se dy Qendra Votimi njëkohësisht, KQZ bën me dije se bazuar në nenin 44, pika dh, “kriteret për përfshirjen e një personi në listën e zgjedhësve”… të regjistrohet zgjedhës në listën e vetëm një zone qendre votimi, çka do të thotë që Komisioni i Qendrës së Votimit bën verifikimin e emrit në listën e zgjedhësve dhe vetëm pas konfirmimit sipas procedurës  së përcaktuar në nenin 105 të Kodit Zgjedhor “Për paraqitjen e zgjedhësit në Qendrën e Votimit”, lejohet kryerja e votimit”, përfundon qëndrimi zyrtar i KQZ-së.

Ndërkaq, dy projektet e teknologjisë tashmë duket se nuk mbështeten as dy forcat politike më të mëdha në vend, pasi u ato nuk u japin garanci. Më herët është dyshuar për dështimin e projektit pilot që do të aplikohet në Qarkun e Fierit për votimin elektronik, por numrin i lartë i partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 23 qershorit, 66, e bën edhe më të vështirë aplikimin e kësaj teknologjie për faktin se në vendimin e marrë nga KQZ-ja, modeli i fletës nuk lejon më shumë se 42 parti politike në listë. Tejkalimi i këtij numrin e bën të pamundur zhvillimin e këtij votimi kanë thënë përfaqësues teknikë të firmës spanjolle INDRA.

 

 

KQZ

Montimi dhe testimi i hardware-ve
– Konfigurimi i laptopëve në Qendër Votimi
– Fillimi i votimit
– Regjistrimi i votuesve dhe dërgimi i të dhënave në Sistemin Qendror
– Mbyllja e votimit
– Shkarkimi i informacionit të Kartave SD në vendin Qendror

 

 

Wollfarth: KQZ është e cunguar, opozita të plotësojë vendet

“Ku është vullneti politik i palës tjetër? Mos jemi në një skenar dhëmb për dhëmb?”

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, u bëri thirrje krerëve të Partisë Socialiste si dhe të LSI-së që të plotësojnë vendet e mbetura vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i OSBE-së gjatë një interviste të dhënë për “AS” në emisionin “Bugajski hour”, tha se KQZ është e cunguar nga mungesa e tre anëtarëve të opozitës dhe për këtë ai i kërkoi lidershipit të majtë të mbajë premtimet e dhëna. “Pati vetëm një zëvendësim nga ana e qeverisë. U hoq një anëtar në një mënyrë që ende ka nevojë për analizë të mëtejshme, në baza ligjore jo aq të qarta. Por, pikësëpari, ia lë palës shqiptare që ta zgjidhë këtë. Kjo krijoi disa valë që e çoi anën tjetër drejt disa dorëheqjeve, që erdhën gjithashtu në hapa të ndryshme, për arsye të ndryshme dhe mbase edhe bazuar në sfonde të ndryshme. Ajo që mbetet është një Komision Qendror i Zgjedhjeve i cunguar, me vetëm katër nga shtatë anëtarë. Për vendimet teknike dhe sipas legjislacionit, ai është funksional. Por aspekti i ligjshmërisë është vetëm një gjë. Është shumë e rëndësishme të ketë besueshmëri maksimale, e cila është sigurisht e kufizuar kur nuk ka anëtarë të emëruar nga opozita”.

Ndërkaq, pyetjes se sa i besueshëm është Komisioni i Zgjedhjeve në gjendjen aktuale dhe a e ka humbur besueshmërinë dhe legjitimitetin, kreu i OSBE-së në Shqipëri iu përgjigj: Këtu vihet në pikëpyetje legjitimiteti. Vihet në pikëpyetje edhe vullneti politik, të cilit i mëshoi edhe ODIHR-i pas zgjedhjeve të fundit. Ku është vullneti politik i palës tjetër? Mos jemi në një skenar dhëmb për dhëmb? A janë PS-ja dhe LSI-ja tani të përjashtuara nga zbatimi i ligjit dhe detyrimet e privilegjet që kanë partitë, vetëm sepse u hodh një hap tjetër i diskutueshëm?! A do të thotë kjo që nga ana tjetër të tregohesh destruktiv për të rritur legjitimitetin?! E lë në dorë të drejtuesve politikë. Përsëri, u bëj thirrje t’u përmbahen angazhimeve. Ata thonë se janë të angazhuar për interesat e popullit shqiptar, por duhet t’i përmbushin ato”, – deklaroi Wollfrath.

 

 

Shkodër, Topalli, takime me të rinjtë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, zhvilloi një takim elektoral në Bërdicë të Shkodrës me të rinjtë e kësaj zone, që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike. Zonja Topalli shprehu besimin se në 23 qershor të rinjtë  Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë do të rikonfirmojnë besimin për kryeministrin Sali Berisha, duke i dhënë Partisë Demokratike një fitore spektakolare. Themeli i këtij besimi sipas zonjës Topalli janë investimet që kanë qëllim përmirësimin e jetës dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve. Prej disa ditësh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në Qarkun e Shkodrës, duke përuruar investime të realizuara nga qeveria shqiptare si dhe duke shpërndarë karta anëtarësimi për të rinjtë që duan t’i bashkohen Partisë Demokratike. Jo pak herë në deklaratat e saj, zonja Topalli ka shigjetuar kryesocialistin Rama për bllokimin e proceseve integruese të vendit, duke risjellë në vëmendje mosdhënien e votës nga socialistët për tri ligjet e integrimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency