E mbesa në Tiranë, për të treguar ç’hante Felini?!

0
148

la stradaËshtë ironi kur në Tiranën kulturore ngjarja më e bujshme që ka zënë ekranet, duke angazhuar Institutin Italian të Kulturës deri tek pastrueset e tij, ishte një ekspozitë në miniaturë e femrave feliniane, kjo nëpërmjet mbesës së tij gazetare prej 23 vitesh, që nuk pati fatin ta intervistonte kurrë dajën e saj, të famshëm përtej kufirit italian. Në fakt, këto skica janë monstrat e Felinit duke ironizuar zonjat e shoqërinë të shtruar në tavolinë, me kulturën e ushqimit babëzi.

Kamerat dhe diktofonët e mediave shqiptare si të uritura për kulturë mes gjithë zymtësisë politike asgjë më shumë nuk kanë marrë nga prononcimet e shkurtra të mbesës sesa faktit: Felini adhuronte ushqimin. Ardhja e mbesës në Tiranë, se vjen “për herë të parë”, është lajmëruar prej një muaji përgjatë të cilit në Akademinë “Marubi” është shfaqur edhe një herë kolana e filmave kult të regjisorit italian, që ka lënë trashëgimi filmin kult “La dolce vita”.

Sigurisht ky lajm do të ishte po aq kult sikur mbesa, që trashëgon mbiemrin, të mos na zhgënjente me “koprracinë” e njohjes dhe afrisë me dajën e saj, duke e justifikuar para mediave se “raporti me dajën ka qenë gjithmonë shumë familjar pasi ai nuk fliste për punën e tij”.

Po ç’mund të tregonte mbesa e Felinit në Tiranë aq sa për t’u shndërruar në një shirit kurorëzues dhe për vendosjen e Institutit Italian në katin e tretë të Pallatit të Kulturës, si inaugurim të mjediseve të reja mbi Bibliotekën Kombëtare?!

Ca korniza në miniaturë që tregojnë ironinë e Felinit në raport me ushqimin dhe femrat. Femrat feliniane me forma të hiperbolizuara – është komenti ironik.

Kaq mund të ishte kurioziteti pa u munduar shumë pse pikërisht ky sens prezantimi fjala vjen, nga gjithë trashëgimia që ka ky regjisor. Pa dyshim që “dhuratat” për publikun shqiptar nuk janë aq të shtrenjta sa për të paguar biletën. Mbesa e Felinit në frymëzim të sendeve rozë të regjisorit bashkë me nënën e saj, motrën e regjisorit, tregon pse sollën në Tiranë një libër të ri, me receta gatimi nga ushqimet që hante Felini. Për fat të keq, Felini sot është komercializuar shumë – ka thënë mbesa e tij, pasi kineasti ynë Kujtim Çashku ka rrëfyer impresionin felinian në rini, kur në Shqipëri ishte errësirë kulturore.

Do të donim të kishim një mundësi të gjatë bashkëbisedimi me mbesën e një prej regjisorëve që nuk i takon vetëm kinemasë italiane, por është shkollë e kinematografisë botërore, si rezultat i vlerësuar me pesë çmime “Oscar”. Por kjo gjë e pamundur, pasi mbesa dje gjithë ditën e ditës ndoshta të njëjtat gjëra do të na rrëfente, pasi porta u mbyll për të marrë më profesionalisht ç’ngjau me laboratorin intim të regjisorit. Në fakt, në mbrëmje, zonja Felini ka treguar se është befasuar në Shqipëri këto ditë, e sidomos dje, duke bërë komplimente se gjithë njerëzia shqiptare në sallë nuk hapi gojë për ta përkthyer në shqip. Ajo do të ironizonte italianët injorantë që as gjuhën e tyre nuk e dinë aq mirë, sa ç’ka dëgjuar mbesa e Felinit shqiptarët dje në Tiranë (nënkupto personalitete të kulturës shqiptare, media etj., etj.).

Ndërsa shfaqjen e një filmi dokumentari “Duke kujtuar Federiko Felinin” nuk do ta merrnim si një arkë e zbuluar nga brilantet e regjisorit. Ndoshta këtu ka harruar zonja italiane se Felini është më i mirënjohur, aq sa vetë ajo përveç distancës familjare si gjak. Megjithatë, konsideruar si kontribut bujar për dajën e saj në Tiranë Françeska Fabri Felini nuk tha më shumë se ç’hante Felini, treguar nga skicat si dëshmi e gjallë, pavarsisht se për mediat u servir si një dokumentar konfidencial dhe jo formal, një lloj albumi familjar, ku miqtë dhe bashkëpunëtorët tregojnë Felinin “e tyre”, Felinin si njeri.

V. Murati

 

 

 

Për herë të parë në Tiranë

Mostrat e skicave të Felinit, si ironizonte me femrat në tavolinë

 

Femrat feniliane, për herë të parë për publikun shqiptar në Institutin Italian të Kulturës

Mostrat e skicave të Felinit, si ironizonte me femrat në tavolinë

 

Skicat e Felinit të vendosura në hollin e mjediseve të reja të Institutit Italian të Kulturës janë të përmasave minimaliste, ku ironia e regjisorit është e dukshme kundrejt femrave. Ushqimi dhe femrat të shtruar në tryezën e Felinit, skica të cilat regjisori i ka shoqëruar me komentet përkatëse.

 

Ëndrra e 3 qershorit -77

Një dorë femre vendoste një vazo me krimba të gjallë para një kubi prej xhami ku qëndronte një breshkë, e cila menjëherë fillonte të gëlltiste krimbat njëri pas tjetrit. I shikoja të zhdukeshin ende të gjallë poshtë në errësirën e fytit të saj.

 

1977

C. M. (ajo ishte vallë?) shumë më e bëshme, një gladiatore e vërtetë mbështetëse mbi tavolinën e shtruar kokat e N. dhe të Leas. Nuk isha në gjendje të kuptoja nëse dy kokët ishin të vërteta, d.m.th. të shkëputura nga trupat e dy grave apo riprodhime perfekte prej gome dhe plastike. Dyshimi më mbyste edhe pse sapo ishte shfaqur Lea kundrejt një pamjeje deti e cila duke më përqeshur më thoshte me madhështi kështu: Vetëm ti e di kuptimin e kësaj pamjeje!

 

 

1-1978

AS EDHE NJË NUK KAM NGRËNË!

AH PO! NJË! PO, PO, ËSHTË E VËRTETË

POR VETËM NJË (qesh gëzueshëm)

E dëgjon? Por a mund ta besosh?

Maiore tund kokën si për të thënë se kam të drejtë që dyshoj mbi vërtetësinë e shitëses së vogëlushëve të gjallë.

 

 

31-10-61

Çfarë gëzimi fatkeq!

Pihet, këndohet, poshtë tavolinës një i pahijshëm, mulati pederast i zhgërryer ulet mbi gjunjët e mi…

Ma shpif dhe më dhimbset. Më shpërqendron…

 

 

Shtator 1967

-Ndrojtje dhe vdekje, – thotë zonja trupmadhe që ulet para meje, – jam e njëjta gjë për Felinin.

Në të djathtën time është Xhulieta. Në anën tjetër të tavolinës, në të majtën time është Kaprioli.

 

 

12-9-80

JE SHUMË I RI SHUMË I VOGËL PËR KËTO GJËRA!

Në fillim provoje me katër shikojmë në mund t’ia dalësh pastaj flasim!

(Pak më parë Elvit i kishte thënë, duke iu referuar një shakaje time: “Thotë që edhe në krevat oreksi vjen duke ngrënë. Me sa? Me tre? Me katër? Ai dhe dy të tjerë?!

[NUK E KISHA PARË KURRË KAQ ENERGJIKE, TMERRËSISHT E SIGURT…ISHTE E JASHTËZAKONSHME]

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency