Cyrus: Jam përballur me fantazmat

0
119

 

cyrusLondra është një prej destinacioneve turistike më tërheqëse të botës, por për Miley Cyrus, vizita në kryeqytetin britanik ishte e paharrueshme në një sens tjetër. Aktorja 20-vjeçarja vendosi të qëndronte për disa net në një shtëpi të famshme, e njohur në “legjendat urbane” si një banesë e zotëruar nga shpirtrat. Dhe në një intervistë për revistën e famshme të modës “Elle”, protagonistja e serialit “Hannah Montana” dëshmoi se pati një takim të vërtetë me të një fantazmë, ndërsa frekuentonte këtë shtëpi që jepet me qira për turistët më të guximshëm. “Përjetova një tmerr të vërtetë. Në qëndrimin tim në atë apartament shikova ëndrra të këqija dhe gjëra të frikshme, por një natë, motra ime e vogël ulëriti ndërsa po bënte dush. Hyra në banjo dhe pashë diçka transparente, të tejdukshme që i qëndronte pranë. Ishte një fantazmë, që gjatë dushit i kishte hapur ujin e nxehtë, duke e përvëluar”, – tregoi Cyrus. “Përpara se të shikoja diçka të tillë, duke bërë vetë dush, më ishte dukur sikur pashë një djalë të vogël që ishte ulur në një karrige dhe më vëzhgonte. Ishte me të vërtetë tronditëse, ndonëse fantazmat nuk bënë asgjë tjetër për të na lënduar”, – tregoi aktorja.
Në intervistën e saj, 20-vjeçarja përcaktoi se nuk kishte besuar kurrë tek fantazmat deri në momentin që u përball me një të tillë personalisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency