Joana rrëfehet tek Rikja

0
200

joana-per-jetenJoana dhe Rikja diskutojnë me njëra-tjetrën për shkollën ushtarake që babai i Joanës donte që ajo të vazhdonte. Joana tregon se bëhej fjalë për një shkollë shumë strikte dhe me rregulla të forta. Veshjet ishin të kushtëzuara nga ngjyrat, madje edhe të brendshmet thotë ajo, duhet ti kishe me një kod përkatës që kishte çdo student. Ajo rrëfen se e kishte shumë të vështirë të përshtatej me një ambient të tillë. Joana e vazhdon diskutimin e saj duke folur për veten. Ajo ndihet disi “fajtore” që e ka shpenzuar shumë familjen e saj dhe për këtë ajo i ka kërkuar edhe falje. Teksa Rikja i thotë që ajo asnjëherë nuk ka marrë gjë nga familja, Joana shton se ka qënë vajza e vetme në shtëpi dhe ka qënë e përkëdhelur ngaqë ka jetuar edhe me gjyshërit dhe nuk i është dashur të punojë kurrë. Joana tregon se është shumë e lidhur me familjen e saj, me dajat dhe me kushurinjtë. Joana më pas fillon ti tregoje Rikes për ish të dashurin e saj, Janin. Sipas saj lidhja e tyre ishte konsumuar dhe ai e di shumë mirë që fajtore për këtë nuk ka qënë Joana. Madje ajo shton se ajo ka tentuar disa herë ta rregullojë marrëdhënien që ata kishin, por vjen një moment dhe lodhesh. Sipas Joanës, ai e ka kuptuar gabimin e tij, por ajo nuk u kthye mbrapsht. Joana shpreh se telefonata e tij e ka qetësuar shumë, dhe ai e ka mbajtur premtimin që do të mbesin shokë. Ajo shton se biseda e saj me Janin disa puntata më parë e ka qartësuar shume marrëdhënien e saj me Anaidin. Pas bisedës me Riken, Joana ja tregon Edberit bisedën që bëri me të dhe duke komentuar gjërat që Rikja i tha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency