“Bashkia e Tiranës nuk zbaton ligjin për strehimin social”, Braimllari: Provat janë të pakundërshtueshme. I bëjmë thirrje SPAK të hetojë për këtë shkelje flagrante dhe shpërdorim të detyrës nga Erion Veliaj

0
102

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur për nje nga problematikat kryesore që hasin çiftet e reja sot, vështirësia për të blerë një banesë. Braimllari thotë se një çifti të ri në Tiranë i duhen të paktën 30 vite që të ketë një banesë të vetën.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj jo vetëm që nuk zbaton ligjin e Parlamentit 22/2018 për strehimin social por në mënyrë të paligjshme dhe duke shpërdoruar detyrën i ka propozuar këshillit bashkiak që këto hapësira të mos merren nga bashkia por të bëhet likujdim me lekë nga ndërtuesi.

Për këtë çështje Partia e Lirisë që në vitin 2022 i ka bërë një kërkesë SPAK për të hetuar kryetarin e bashkisë por ende nuk ka asnjë veprim.

Deklarata:

 

Përshëndetje!

 

Strehimi është plaga më e madhe që vuajnë banorët e Tiranës dhe sidomos çiftet e reja. Një çifti të ri në Tiranë i duhen të paktën 30 vite që të ketë një banesë të vetën.

 

Në kushtet e rritjes së çmimeve, taksave dhe tarifave vendore, në kushtet e mungesës së vendeve të punës, e politikave favorizuese të Bashkisë së Tiranës për qytetarët e saj për të blerë një banesë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk zbaton ligjin e Parlamentit 22/2018 për strehimin social.

 

Sipas këtij ligji, Bashkia e Tiranës ka detyrimin që 3 % të sipërfaqeses së lejes së ndërtimit ta marrë në funksion të fondit të strehimit social. Ligji përcakton qartë dhe prerë që bashkitë do të marrin vetëm sipërfaqe banimi dhe nuk lejon asnjë transaksion tjetër me para.

 

Ndërkohë, Erion Veliaj në mënyrë të paligjshme dhe duke shpërdoruar detyrën i ka propozuar këshillit bashkiak monist në 2019, që këto hapësira të mos merren nga bashkia por të bëhet likujdim me lekë nga ndërtuesi.

 

Këshilli Bashkiak ka miratuar këtë vendim të paligjshëm duke shkëlur çddo ligj e çdo kompetencë që ai ka.

 

Vetëm deri në vitin 2022, Bashkia e Tiranës ka dhënë 1945859 metra katorë lejë, nga të cilat duhet të kishte 58375 mijë metra katrorë sipërfaqe të ndërtuar banimi për strehimin social. E përkthyer në shifra, Bashkia e Tiranës duhet të kishte marrë rreth 1 mijë apartamente 1+1 për t’i shpërndarë familjeve të pastreha.

 

Për këtë çështje Partia e Lirisë që në vitin 2022 i ka bërë një kërkesë SPAK për të hetuar kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj dhe Bashkinë e Tiranës për këtë shkelje të ligjit, në dëm të qytetarëve të thjeshtë, pasi faktet dhe provat janë të pakundërshtueshme dhe të bazuara në informacionin zyrtar të Bashkisë së Tiranës.

 

Deri më sot, kur kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nuk ka asnjë veprim nga SPAK për këtë shkelje flagrante dhe shpërdorim të detyrës nga Erion Veliaj dhe këshilli bashkiak.

 

I kërkojmë publikisht SPAK që ta hetojë këtë çështje me interes shumë të lartë publik.

 

Partia e Lirisë, nëpërmjet grupit të saj të këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës do të kërkojë informacion të zgjeruar dhe raportim përpara këshillit për këtë çështje ku do të kërkojmë dhe prezencën e qytetarëve.

 

Angazhimi ynë për transparencë deri në fund në Bashkinë e Tiranës nuk do të ndalet pasi kjo është detyra që qytetarët na kanë ngarkuar me votën e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here