Janë plotë 585 kandidatë, të cilët nuk kanë tërhequr ende diplomat e tyre. Ministria e Arsimit bën me dije se shumë kandidatët, pavarësisht se kanë kohë që u janë njësuar diplomat, nuk kanë shkuar për t’i tërhequr. Në listën më të fundit të MASH janë emrat e atyre kandidatëve që u është njohur diploma në muajin e fundit si dhe emrat e kandidatëve që nuk i kanë tërhequr ende, pavarësisht se njësimi është bërë që në janar. Burime të gazetës bëjnë me dije se ata kandidatë që nuk i kanë tërhequr prej muajsh diplomat, ndodhen jashtë shtetit. Njësimi i diplomave është një proces që zgjat 45 ditë dhe i jep mundësi çdo studenti apo nxënësi që ka studiuar jashtë si dhe të huajve, që studimet të njihen nga institucionet shqiptare.
Lista gjendet tek gazeta” Standard”.