Arben Malaj: Brace model i sukseshëm politikani, përzgjedhjet nepotike dëmtojnë PS-në

0
2781

arbenShqetësimet dhe kritikat që kanë lindur në PS lidhur me listat e kandidatëve për deputetë të përpiluara nga kryesocialisti Rama, janë mbështetur dje edhe Anëtari i kryesisë Artben Malaj.  Në një reagim në rrjetin social “facebook”, Malaj ka folur rreth situatës së kolegut Erjon Bracce, i cili është heqru nga lista e qarkut të Beratit dhe është vensour në listën e kryeqytetit, lëvizje kjo që mbetet ende e pasigurtë. “Unë besoj se Erion Brace do të jetë pjesë e ekipit konkurues dhe fitues të PS-së. Kontributet e tij publike e politike janë të jashtëzakonshme dhe të përhershme. Askush nuk duhet të keq përdor mandatin e socialistëve kundër kolegëve të tij në PS. PS duhet të maksimizoj energjitë pozitive. Vlerësimi për mandatet politike nuk mund të jetë atribut i asnjë individ në asnjë parti politike.  Deputetët dhe te mandatuarit nga partitë politike dhe kuvendi i Shqipërisë duhet të përzgjidhen sipas kontributeve politike e partiake. Cdo përzgjedhje jo sipas kontributeve/meritokracisë, jo sipas vlera individuale dhe shoqërore, jo sipas përkushtimit por sipas preferencave individuale apo servilizmit e nepotizmit dëmton tonë cilësinë e ekipeve politike, dëmton rëndë kredibilitetin e partive politike dhe parlamentit, i cili aktualisht është në nivelet më të ulta”, tha Malaj. Ai theksoi më tej se të gjithë në PS duhet të  mësojnë nga gabimet e së shkuarës lidhur me përzgjidhjen, inspirimin, motivimin e cdo të mandatuari socialist për të arritur fitoren në zgjedhjen. “Me heshtjen tonë në miratojmë gabimet, me angazhimin tonë edhe publik në këtë debat ne ndihmojmë fitoren.  Ata që do të fillojnë të shajnë nëpër rrjete sociale nuk mund të fshehin thelbin e interesit të tyre personal por që dëmton cilësinë dhe përmasat e fitores se socialistëve.Shpresoj shumë në mirëkuptimin e të gjithëve se nuk po diskutojmë për fatin e individit Brace por për modelin e suksesshëm të politikanit Brace”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency