Ushtrimet që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancereve

0
2717

 

zemraAktiviteti fizik në këtë rast përfshin të ecurit, notin, vallëzimin, ngjitjen në lartësi, përdorimin e biçikletës, punë në kopsht

 

Aktiviteti fizik ka shumë efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime të moderuara, kanë me pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, duke përmendur këtu diabetin jo insulinë-vartës, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale, ose sëmundjet mendore. Gjithashtu, personat me aktivitet fizik ditor permanent mund të mbajnë peshën e tyre trupore në normat e lejuara po të krahasohen me personat që janë më pak aktivë. Mënyra aktuale e jetesës kërkon aktivitet më të pakët fizik si pasojë e rritjes së përdorimit të makinave, shikimit të televizorit dhe aktivitetit të pakët fizik në shtëpi, për shkak të modernizimit të aparaturave elektrike. Kësaj i shtohen edhe zakone të tjera të mënyrës së jetesës (si pirja e duhanit), shtimi i peshës, të cilat kontribuojnë në rritjen e rrezikut ndaj sëmundjeve kronike. Është tepër e rëndësishme që dieta e shëndetshme të kombinohet me aktivitet fizik ditor të nevojshëm, për të minimizuar jetën sedentare, që është një faktor risku i zakonshëm për shumë sëmundje kronike.
Rekomandohen ushtrimet e përditshme. Njerëzit të cilët kanë futur në rutinën e mënyrës së tyre të jetesës skemën e ushtrimeve, kanë përmirësime të mirëqenies së tyre fiziologjike dhe psikologjike.

Ecja

Organizata Botërore e Shëndetësisë në bazë të evidencave të marra nga sektori i shëndetit, referon se së paku 30 minuta të aktivitetit fizik të moderuar të ndërmarra gjatë 5 ditëve të javës, do të reduktojë rrezikun për sëmundje të tilla kronike, si: sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti deri në 50% dhe në mënyrë të dukshme do të zvogëlojë sëmundjet hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare si stresi, ankthi, depresioni etj.

Ushtrimet

Aktiviteti fizik, nënkupton një sjellje që përfshin lëvizjen e të gjithë muskulaturës për aktivitete të ndryshme të kryera gjatë ditës. Ushtrimet nënkuptojnë një grup aktivitetesh fizike që me lëvizjet që kryhen përmirësojnë veprimtarinë e sistemit muskular dhe atij kardio-respirator. Ushtrimet shpesh kryhen me intensitet.
Description: http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2013/04/tabela.jpg

Rekomandime për aktivitetin fizike për moshën 3-6 vjeç:

– Një minimum prej 60 minuta në ditë aktivitet fizik me intensitet të moderuar në një sesion të vetëm ose në më shumë se një sesion prej 10 minutash secili
– Aktivitete që tërheqin dhe zbavitin e janë të sigurta për fëmijët e moshës parashkollore
– Mundësi lëvizjeje aktive për fëmijët dhe të rriturit duke qëndruar së bashku.
– Aktivitete të ndryshme gjatë javës

Rekomandime për aktivitetin fizik për mosha 6-18 vjeç:

– 60 minuta aktivitet i moderuar deri në aktivitet fizik intensiv çdo ditë të javës që përfshin aktivitete të ndryshme

Përfitimet nga aktiviteti fizik:

• Zhvillimin e sistemit muskuloskeletal të shëndetshëm (kocka, muskuj dhe artikulacione)
• Zhvillimin e sistemit të shëndetshëm kardiovaskular (zemër dhe mushkëri)
• Zhvillimin neuromuskular (koordinim dhe kontroll të lëvizjeve)
• Mbajtjen e masës së peshës

Rekomandime për aktivitetin fizik ppr moshat 18-65 vjeç:

– 30 minuta aktivitet fizik i moderuar gjatë pesë ditëve të javës
– 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës

Kombinimi mes dy lloj aktiviteteve ul rrezikun e sëmundjeve si:


• Sëmundje kardiovaskulare
• Hemorragji cerebrale
• Diabeti tip II
• Kancer i zorrës së trashë
• Kancer i gjirit

Rekomandime për aktivitet fizik për mosha + 65 vjeç:
– 30 minuta aktivitet fizik i moderuar gjatë pesë ditëve të javës
– 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës
– Një kombinim i të dy llojeve të aktiviteteve

  

 

Burimi: ISHP

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency