Shqiptarja 18-vjeçare skualifikohet nga Miss Zvicra 2013!

0
158

anita1

Anita Mustafa, vajza me origjinë nga Kosova, është skualifikuar nga konkursi i bukurisë të mbajtur në Zvicër, “Miss Zvicra 2013”. Spektakli transmetohet në televizionin “Sat.1” të Zvicrës. Bukuroshja shqiptare e ka cilësuar një vendim të papritur skualifikimin e saj. Anita është ende e re dhe nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e jurisë, është thënë në arsyetimin e jurisë së spektaklit, e cila është e përbërë nga Christa Rigozzi, Nadine Vinzens dhe Fiona Hefti. “Tani unë do t’i kthehem gjimnazit dhe praktikës me fëmijët me aftësi të kufizuara”, – është shprehur pas spektaklit bukuroshja nga Kosova. Veç kësaj, Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku janë dy shqiptaret e tjera që do të vazhdojnë të konkurrojnë për kurorën e Miss Zvicrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency