Elona, përqendrim maksimal tek gara

0
137

elona-per-qellimin-30.4.13Ndërsa banorët e tjerë janë duke bërë shaka në dhomën e gjumit, Elona dhe Eldora janë duke folur për qëndrimin në shtëpi dhe mënyrën se si po ndihen, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit mes tyre. Elona mendon se tani të gjithë lojën duhet ta shikojë nga larg dhe të reflektojë me veten, duke menduar sikur sapo ka hyrë në shtëpi. “Duhet t’i marr gjërat më ngadalë, sepse po shëtisim me kalë”, – shprehet Elona, e cila mendon se herë pas here çdo banor e kap euforia. Gjithashtu ajo thotë se kjo loja ka ulje-ngritjet e saj dhe se herë pas here e ndien veten të lodhur. “Kësaj loje dua t’i shkoj deri në fund dhe do të jap maksimumin”, – shprehet Elona, e cila thotë se tani në fund duhet të ketë më shumë rezistencë. “Vetëm njëri prej atyre të iki, ndryshon e gjithë situata”, – thotë Elona duke pasur parasysh Anaidin e Joanën, ndërkohë që shton se nuk i shikon si rivalë dhe nuk mund ta pengojnë në lojën e saj. Të njëjtën gjë mendon edhe Eldora, e cila thotë se ata tashmë janë konsumuar. Ajo diskuton edhe një herë debatin që është bërë mes tyre dhe Elonës, ku Eldora thotë se Joana e ka treguar shumë mirë veten dhe se duhet t’i vijë turp. “Kur Joana fliste ashtu, unë ndihesha krenare për veten”, – thotë Eldora. Ndërsa Elona mendon se qëllimi i tyre ishte që Elona të arrinte në ekstrem e të dilte nga vetja, duke thënë se ishte shumë e lehtë të dilte nga vetja, pasi i zunë në gojë të ëmën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency