Territore të vogla lirie

0
130

alush shimaNë projektin e rishfaqjes në pranverë, Shima ja ku erdhi. Nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve hap ekspozitën “Territore të vogla lirie”, realizuar në bashkëpunim me dy kuratorët dhe kritikët italianë, profesorët Vanja Strukelj dhe Arturo Calzona, të cilët janë përqendruar në vitet e hershme të punës së piktorit, sepse këto vite janë të një rëndësie të dyfishtë. Së pari, në ato vite kultura shqiptare kaloi nëpër një periudhë të shkurtër lirie për të eksperimentuar dhe së dyti, janë vitet e formimit artistik të Shimës.

 

 

Mbiemri Shima lidhet direkt me kornizën e pikturës. Jo me te rinjtë, por me të epërmin e tyre; Alush Shimën. Kaluar të 70-at, një nga piktorët me intensitet krijimtarie sa komerciale aq dhe të denja për fond galerie, i mbetet traditës së pikturës; kanavacë, telajo, bojë, ngjyra. Gjërat bazë me të cilat krijohet rruga e ngushtë e lirisë së brendshme, hapësira reale e mendimit, dhe natyra e bukurisë.

Në projektin e rishfaqjes në pranverë, Shima ja ku erdhi. Nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve hap ekspozitën “Territore të vogla lirie”, realizuar në bashkëpunim me dy kuratorët dhe kritikët italianë, profesorët Vanja Strukelj dhe Arturo Calzona, të cilët janë përqendruar në vitet e hershme të punës së piktorit, sepse këto vite janë të një rëndësie të dyfishtë. Së pari, në ato vite kultura shqiptare kaloi nëpër një periudhë të shkurtër lirie për të eksperimentuar dhe së dyti, janë vitet e formimit artistik të Shimës. Ekspozita do të sjellë punë në të cilat ndihet influenca dhe dialogu i artistit me pikturën moderniste perëndimore dhe me autorët kryesorë të saj- kështu njoftojnë nga Galeria e Arteve, që e njeh mirë piktorin, pasi në krye është Rubens Shima, i biri.

Duhet thënë se dhe pinjolli tjetër i familjes Shima, piktor nga më të mirët bashkëkohorë, sjellin përvojën evropiane të kurimit, por dhe një kulturë të re për mjediset tona në prezantimin kritik të ekspozitës. Kritikët Strukej dhe Arturo Calzona do t’i japin ekspozitës së të parëve, Shima dimensionin akademik, si një lloj alteregoja artistike të ballafaqimit të piktorit.

Sipas kritikëve Strukelj e Calzona, të cilët fillimisht marrin në shqyrtim formimin e shëndoshë akademik të artistit, Shima e ndërton identitetin e tij në përballje me mjeshtrat e mëdhenj të artit të së shkuarës dhe sidomos në një marrëdhënie të ngushtë me pikturën e Braque-ut dhe të Mattisse-it, vepra e të cilëve bëhet për piktorin shqiptar një terren për t’u eksploruar.

“Piktura e Alush Shimës është një sintezë e botëkuptimit modernist me botën e tij individuale dhe familjare”, jepet mendimi kritik në njoftimin për mediat. I ekspozuar fare pak gjatë viteve të regjimit socialist, Shima punoi në fshehtësi duke e zhvilluar veprën e tij larg syve të të tjerëve. Veprat në këtë ekspozitë janë të rëndësishme pasi vijnë për herë të parë para publikut duke treguar një mikrobotë të fshehur e shumë interesante që ka ekzistuar brenda botës së ngurtë kulturore të Shqipërisë socialiste. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj, deri më 27 maj.

Re. Ku.

 

 

Kur punonte në fshehtësi edhe Shima

I ekspozuar fare pak gjatë viteve të regjimit socialist, Shima punoi në fshehtësi duke e zhvilluar veprën e tij larg syve të të tjerëve. Veprat në këtë ekspozitë janë të rëndësishme pasi vijnë për herë të parë para publikut duke treguar një mikrobotë të fshehur e shumë interesante që ka ekzistuar brenda botës së ngurtë kulturore të Shqipërisë socialiste

 

Pronësia intelektualë, feste e bilanc piratësh!

Jo larg nga dita e librit, 26 prill është caktuar nga organizata botërore e pronësisë intelektuale si dita botërore e të drejtave të autorit duke e konsideruar krijimtarinë si një e përbashkët e mbarë njerëzimit. Pavarësisht problematikës, edhe kjo ditë për ironi quhet “festë”!

“Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale është një mundësi për të celebruar kontributin që pronësia intelektuale bën për krijimin kulturor dhe inovacionin – dhe e mira e pamasë që këto dy fenomene sociale i sjellin botës”, vjen përcaktimi në parim.

Edhe në Shqipëri ka filluar të bien këmbanat për këtë ditë, por pa ndonjë ndryshim të madh me çfarë celebrosh. Gjithsesi zyra shqiptare për të drejtën e autorit dje ka publikuar kalendarin e festimeve në këtë ditë, pa ndonjë bilanc piratësh.

Në kuadër po të celebrimit të kësaj ditë, më mbështetjen e USAID, ZZHDA njofton se u bë e mundur shumëfishimi i një broshure informative me titull“ Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale është çelësi i rritjes së biznesit dixhital” me informacion mbi të drejtën e autorit i cili do shpërndahet në datë 26 prill. Më shumë për mediat serivirin aktivitete si të jenë personale të drejtorit të ZZHDA-së, z. Mujo Buçpapaj. Ndërsa mbetet për t’u ndjekur jo larg syve të medias më 26 prill një tryezë e rrumbullakët rreth problemeve te pronësisë intelektuale dhe të të drejtave të autorit në Shqipëri.

V. M.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency