Elona, Rikit: Mungonte një si ti në shtëpi

0
133

elona-e-rikja-17.4.13Elona dhe Rikja shkëmbejnë biseda me njëra-tjetrën, ku Elona e komplimenton Riken për mënyrën se si po bën lojë me banorët, pasi ka rritur t’i futë të gjithë në dyshime. Elona thotë se do t’i pëlqente shumë që ta njohë më mirë jashtë kësaj shtëpie, pasi brenda saj ka dyshime për çdo veprim të sajin. “Mungonte një si ti në shtëpi, sepse je vërtet një konkurrente shumë e fortë”, – pohon Elona. Ajo e komplimenton për faktin se Rikja sillet natyrshëm dhe buzëqesh gjatë kohës që i fut në dyshime të gjithë banorët. “Ti i thua gjërat bam-bam dhe kjo lojë më pëlqen shumë tani”, – shprehet Elona. Më pas ato diskutojnë për nominimet dhe hamendësojnë rreth banorëve që janë në nominim dhe banorit të cilit mund të eliminohet. “Mund të dal edhe unë, nuk i dihet”, – shprehet Elona, duke pasur kështu dyshime të forta nëse është në nominim këtë javë. “Ti nuk mund të dalësh se je konkurrente shumë e fortë. Je e thjeshtë dhe kjo gjë i pëlqen shumë publikut”, – i thotë Rikja, gjë e cila i pëlqen shumë Elonës, por e pyet se përse ajo ka këtë mendim. Rikja e simpatizon Elonën dhe i tregon se i pëlqen shumë thjeshtësia e saj. Më pas ato flasin për të nominuarit e javës së kaluar si edhe për Joanën. Elona i tregon Rikes se Joana me zor pret që Elona të dalë nga shtëpia. Më pas aty shkon Edberi dhe të tre thurin planë për lojën që duhet të bëjnë për të futur edhe më shumë dyshime tek banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency