ZBULOHET SKANDALI PD e ka votuar “Rezolutën çame” që në vitin 2004. Ja si i manipuloi votat PS-ja

0
148

Florenc Drizari

CAMETPDIU: Ngjarja e paprecedentë, të hetohet procesi

 

“Projekt-Rezoluta për çështjen çame është votuar një herë, nuk votohet për së dyti”. Ishte kjo deklaratë e bërë dje nga kreu i Komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë, Fatos Beja, e cila habiti jo vetëm antarët e këtij komisioni, por edhe vetë përfaqësuesit e PDIU-së, të cilët po prezantonin projektrezolutën e tyre për çështjen çame. Sipas procesverbaleve të dorëzuara një ditë më parë në Komisionin e Jashtëm, rezulton se rezoluta çame është miratuar që në vitin 2004 kur në pushtet ishin socialistët, por me një ndryshim, që votimi i saj është quajtur i rrëzuar nga kryetari i Parlamentit Servet Pëllumbi. Sipas procesverbaleve parlamentare të datës 08.04.2004, rezulton se 53 deputetë të Partisë Demokratike kanë votuar pro rezolutës çame, 4 kundër (deputetët e PBDNJ-së), dhe 44 deputetë nga Partia Socialiste kanë abstenuar. Në listën e deputetëve të pranishëm rezultojnë gjithashtu që 7 prej tyre nuk kanë votuar fare.

Por përposë kësaj, në fjalën e tij, (sipas zbardhjes së fjalimit të ish – Kryetarit të Kuvendit në 2004), Servet Pëllumbi, mësohet të ketë thënë se votimi u mbyll 53 vota pro nga PD-ja, 55 abstenime nga PS-ja dhe 4 vota kundër nga PBDNJ-ja; dhe për këtë projektrezoluta sipas tij nuk miratohej.

Nga ana e tij ish-kryetari i Kuvendit në atë kohë, Servet Pëllumbi deklaroi një ditë më parë se rezoluta nuk është miratuar, pasi në të kundërt do ishte pasqyruar në fletoren zyrtare.

Lidhur me këtë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shprehu i befasuar kur u njohu me propozimin e rezolutës së vitit 2004. Sipas tij, duhet hetuar për këtë rast, pasi situata është e paprecedentë. “Ne dimë që kjo rezolutë është rrëzuar në atë vit. Po të ishte miratuar do dilte në fletoren zyrtare”, tha ai. Nga ana e tij deputeti tjetër i PDIU-së, Dashamir Tahiri i bëri përgjegjës më pas kreun e Parlamentit të asaj kohe Servet Pëllumbin. “Pëllumbi duhet t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente”, – tha Idrizi. Nga ana e tij, deputeti i Kastriot Islami, tha se me dokumentet e prezantuara, është thelbësore projektrezoluta e vitit 2004-ës. Lidhur me projektrezolutën e vitit 2004, deputetët e Partisë Demokratike pohuan se ajo është edhe më e plotë se ajo që pretendojnë të votohet aktualisht përfaqësuesit e partisë çame.

Pas kësaj, Ish – kreu i Kuvendit Servet Pëllumbi, në një reagim televiziv ka deklaruar se nuk ka asnjë brengë në ndërgjegje lidhur me këtë problem. “Jam i hapur për çdo hetim lidhur me këtë çështje. Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje”- tha thënë Pëllumbi.

Më herët gjatë diskutimeve në Komisionin e Jashtëm u mor në shqyrtim edhe projektrezoluta e propozuar nga Partia Socialiste, e cili sipas kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duhet të unifikohet me propozimin e tyre. Kreu i PDIU-së ka deklaruar se është e nevojshme një, ‘projektrezolutë konsensuale dhe e përbashkët”.  Por në kushtet kur ekziston një votim i parlamentit për këtë çështje, komisioni vendosi të verifikojë botimin dhe më pas të mblidhet për të gjetur një zgjidhje, ku pritet të marrë një vendim edhe për rezolutën e propozuar nga PS. Tri ditë më parë, Partia Socialiste propozoi një projektrezolutë të sajën për çështjen çame. Në prezantimin e saj kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se kjo çështje duhet të trajtohet në përputhje me normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si një çështje politike në marrëdhëniet me Greqinë. Për votimin e projektrezolutës çame, krerët e PDIU-së kishin deklaruar edhe mbajtjen e një proteste ditën e enjte para Kuvendit të Shqipërisë.

 

 

 

Kryeministri homazhe në ambasadë për Thatcher

Kryeministri Berisha zhvilloi dje homazhe në ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë, në nderim të ish Kryeministres Margaret Thatcher, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Me këtë rast, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë hapi dje librin e ngushëllimeve, në të cilin Kryeministri Berisha la një shënim në nderim të figurës së Baroneshës Thatcher. Pas homazheve kreu i qeverisë u shpreh: “I shpreha ngushëllimet e mija dhe të qeverisë shqiptare ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, zotit Nicholas Cannon, për humbjen e madhe, për ndarjen nga jeta të një prej personaliteteve më të shquar politikë të Britanisë së Madhe dhe të botës perëndimore të të gjitha kohërave, Lady Thatcher. Baronesha Thatcher është shënuar në memorien e kohës si një nga reformatoret më të mëdha, si një promovuese e jashtëzakonshme e vlerave të tregut dhe lirisë së tij, si mbrojtësja e flaktë e çështjes së drejtë të kombeve të shtypura nga diktaturat totalitare komuniste, por edhe nga diktaturat në tërësi. Margaret Thatcher ishte një mike shquar, një mike e vërtetë e shqiptarëve, e cila mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre. Ndaj, i shpreha me këtë rast ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjes së Baroneshës Thatcher, qeverisë së Britanisë së Madhe, qytetarëve të këtij vendi, ambasadorit Cannon dhe personelit të ambasadës në Tiranë”, – përfundoi kreu i qeverisë.

 

Drejtoria e Doganave-Ramës: Shërbimi i ynë nuk mund t’i kalojë privatëve

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar në lidhje me deklaratat që kreu i PS-së Edi Rama bëri gjatë prezantimit të programit “Për një Rilindje Shqiptare” në qytetin e Elbasanit. Kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij propozoi se shërbimi i doganave duhet ti kalojë private.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet një deklarate për media, thekson se doganat funksionojnë sipas kuadrit ligjor dhe sipas standardeve evropiane.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nga qyteti i Elbasanit g deklaroi se në 3 vite kanë humbur 51 mijë vende pune, duke theksuar se partia që ai drejton ka politika konkrete për të nxitur punësimin. Sipas tij rënia e papunësisë është e manipuluar nga qeveria dhe institucionet në varësi të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency