Telemjekësia, 9 spitale vizita mjekësore në internet

0
200

Blerta Mrishaj

vizitaAfrikanët marrin përvojë nga telemjekësia vendase

 

Ndonëse sistemi shëndetësor është shumë problematik në vendin tonë, të paktën me telemjekësinë nuk po ndodh kështu. Kjo praktikë, falë mbështetjes së USAID-it, jo vetëm ka rezultuar e suksesshme në 9 spitale të vendit, por tashmë vende nga kontinente të tjera, si Afrika, vijnë e marrin përvojë. Pikërisht në lidhje me këtë temë u realizua dje një seminar në ambientet e Telemjekësisë, ku morën pjesë përfaqësues të USAID, ambasadori Slloven Bojan Bertoncelj dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë për me rastin e nisjes së praktikës në telemjekësinë në QSUT të 13 ekspertëve nga Kepi i Gjelbër në Afrikë.

Ministria

Drejtori i parësorit në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazment Bejtja, theksoi se tashmë programi i integruar i telemjekësisë në vendin tonë ka arritur stabilitet dhe është vendosur shtrirja në 9 spitale. “Shqipëria është në pozicionin të ndajë eksperiencën me vende të tjera ku sapo ka filluar zhvillimi i telemjekësisë programe të këtij karakteri”, – thekson Bejtja. Në korrik të vitit 2012, IVeH në bashkëpunim me organizatën “ITF Enhancing Human Security” dhe me financim të Qeverisë Sllovene ka filluar gjithashtu implementimin e “Programit të Integruar të Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik” në Republikën e Kepit të Gjelbër në Afrikë. Ndërsa përfaqësuesi i USAID në Shqipëri, Marc Ellingstad theksoi se vendi ynë po ecën me hapa të shpejtë në fushën e telemjekësisë ndaj dhe po merret si shembull pozitiv edhe për vende të tjera. Megjithatë, ai pranoi problematika të përgjithshme të sistemit shëndetësor. “Telemjekësia është shumë konkrete. Normalisht ne nuk po flasim për të gjithë sistemin shëndetësor. Po flasim për një vegël teknologjike e cila mund të sjellë një ndihmesë të madhe dhe përparim në sistemin shëndetësor të shumë vendeve. Unë nuk i nënvlerësoj vështirësitë e shumta që ekzistojnë në sistemin shëndetësor por telemjekësia është një teknologji që ndihmon dhe lehtëson shumë”, – theksoi Mark Ellingstad. Ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, z. Bojan Bertoncelj, tha: “Telemjekësia është një vegël shumë teknologjike dhe konkrete. Nuk po flasim për të gjithë sistemin shëndetësor, por për një vegël teknologjike e cila mund të sjellë zhvillime në sistemin shëndetësor. Siç e thashë edhe në fillim të konferencës, qeveria jonë ka dhënë një fond prej 1.2 milionë eurosh për këtë projekt. Aktualisht është projekti më i madh i qeverisë sllovene në Afrikë. Është një energji pozitive rreth këtij projekti në fushën e mjekësisë. Ne po bashkëpunojmë me të njëjten OJQ amerikane me të cilën kemi bashkëpunuar në Shqipëri dhe organizatën sllovene ITF. Jam i lumtur që pjesëmarrja e qeverisë sllovene në këtë projekt në bashkëpunim me miqtë tanë shqiptarë mund të japë një ndihmesë në fushën e mjekësisë në Kepin e Gjelbër, pavarësisht distancës së madhe”.

 

Kinë

8 të vdekur nga gripi A (H7N9), 27 të prekur

Tetë të vdekur, 27 raste të infektuar me virusin H7N9, bilanci i epidemisë së përhapur në Kinë. Përgjegjës për këtë situatë është bërë virusi H7N9, pothuajse i panjohur deri pak ditë më parë, i cili, me sa duket, së fundmi është përhapur në mënyrë shumë të shpejtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për qetësi, nuk transmetohet nga njeriu te njeriu. Po punohet për një vaksinë. Sakaq, ky virus dy javë më parë shënoi dy viktima, teksa ditët e fundit janë shtuar edhe 96 viktima të tjera. Edhe pse virusi H7N9 nuk është identifikuar kurrë tek njeriu, autoritetet shëndetësore në Kinë dhe OBSH kanë nënvizuar se nuk mundësi infektimi nga njeriu tek njeriu. Autoritetet kineze kanë vrarë më shumë se 20 mijë shpendë, në një zonë tregtare të pulave të gjalla, në Shangai, në përpjekje për të ndalur përhapjen e infeksionit, ndërkohë që edhe qytetet e tjera përreth kësaj zone kanë njoftuar pezullimin e tregtisë së shpendëve. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me ministrin kinez të Shëndetësisë, në Pekin, Organizata Botërore e Shëndetësisë ritheksoi se burimi i këtij shpërthimi virusi është ende i papërcaktuar, por ata nuk kanë vënë re evidenca se virusi mund të transmetohet mes njerëzve. “Raportet e fundit nga Kina janë ato të personave të parë të infektuar me virusin H7N9. Edhe pse nuk e dimë ende burimin e infeksionit, në këtë moment nuk kemi ndonjë evidencë thelbësore për transmetimin nga një individ te tjetri”, – tha përfaqësuesi i OBSH-së, Michael O’Leary. “Dimë në këtë moment se në rastet e njohura humane, sëmundja është shumë serioze dhe në një përqindje të madhe të tyre njerëzit kanë vdekur, ose një pjesë e tyre kanë vdekur dhe të tjerë janë të sëmurë rëndë”. “Disa prej rasteve të konfirmuara kanë patur kontakte me kafshë, ose me mjediset ku kanë qenë të strehuara ato. Virusi është gjetur në një pëllumb, në një treg të Shangait. Këto të dhëna na japin indicie për transmetime nga kafshët te njerëzit, por për këtë po hetohet ende”.

 

 

S’kanë autoklava

26 spitale publike e private, mbetjet në kazanë plehrash

26 institucione shëndetësore, spitale publike e private, por edhe qendra të shërbimit parësor, janë gjobitur nga inspektorët e mjedisit pasi nuk i kanë trajtuar siç duhet mbetjet spitalore. Shumë prej tyre nuk kanë kontrata, ndërkohë që mbetjet ose përfundojnë në kosha ose në landifilldin e Sharrës dhe shumë pak prej tyre trajtohen në autoklava. Kreu i inspektimeve të mjedisit, Alfred Deshati, tha se edhe ato institucione që kanë kontrata për asgjësimin e mbetjeve spitalore, nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme. “Gjobat shkojnë në një vlerë tek 21 milionë e 100 mijë lekë të reja. Kemi konstatuar një sërë problemesh. Një nga problemet që mund të them është: mungesa e një kontrate. Ligji e thotë në mënyrë taksative, të paktën të gjitha ambalazhet që ne i përdorim për mbetjet spitalore duhet të jenë të specifikuar mirë, duhen kontejnerë për mbetjet e lëngshme. Kemi shumë probleme prandaj kanë ardhur dhe ndëshkimet”, – deklaroi Deshati. Ai thotë se do të merren edhe masa deri në pezullim të aktivitetit për spitalet apo qendrat që shkelin ligjin. “Në rast se subjekti nuk vlerëson problemin e mbetjeve spitalore, në do të shkojmë deri në pezullimin e aktivitetit, sepse nuk mund të tolerohen këto raste”, – deklaroi Deshati. Një nga rastet që kërkon ndërhyrje emergjente është ai i spitalit psikiatrik dhe atij rajonal në Vlorë, të cilët nuk kanë se ku t’i hedhin mbetjet dhe i kanë shpërndarë përgjatë gjithë rrugës nacionale Vlorë – Fier.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency