Topalli në samitin e Marsejës: Shqipëria nuk ra në recension, model suksesi për ekonomi të tjera

0
239

Florenc Drizari

topalli..Mbi 40 krerë të parlamenteve Evropiane u mblodhën në Marsejë të Francës në Samitin për Mesdheun

Kryetarja e Kuvendit kërkoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë në samitin e nivelit të lartë që u zhvillua në Marsejë të Francës me 43 Kryeparlamentarët e BE-së, ku temë e diskutimeve ishte përballja me sfidat ekonomike për vendet e mesdheut. Ky është Samiti i parë i këtyre përmasave, i cili organizohet nga Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Evropian dhe Fondacioni Anna Lindh, ku merrnin pjesë edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së,  Stefan Fyle, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elaraby, Presidenti Fonacionit Euromesdhetar për dialog,  André Azoulay, etj. Në fjalën e saj në Samit, Kryetarja e Kuvendit prezantoi ecurinë pozitive ekonomike të Shqipërisë, pavarësisht se e rrethuar nga vende me krizë financiare. Ajo tha se në një kohë kaq të vështirë ekonomike në botë, çështje e cila diskutohet edhe në këtë samit, Shqipëria jo vetëm nuk ra në recesion, por është cilësuar  një model suksesi për ekonomi të tjera.

Gjate punimeve te samitit kryeparlamentarja Jozefina Topalli u takua me Presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulz, Kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Lammert, Kryetarin e Asamblese se Francës, Kryetaren e Parlamentit të Austrisë, Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, etj. Kryetari i Asamblesë se Francës, duke iu përgjigjur ftesës së Kryetares së Kuvendit, tha se do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe pjesëmarrësit në këtë Samit diskutuan dhe vendosën për nxitje të zbatimit të projekteve të përbashkëta në këtë kohë sfidash për politikën dhe ekonominë globale.

Ata diskutuan për gjetjen e zgjidhjeve për t’i dhënë shtysë projekteve në  infrastrukturën, energjinë, punësimin dhe për bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik mes vendeve të Mesdheut.

Në deklaratën e tyre ata theksuan se 2013-a duhe të jetë viti i realizimit konkret të këtyre projekteve, në këtë kohë plot sfida ekonomike për t’iu përgjigjur interesave të përbashkëta me veprime të përbashkëta në të dy anët e Mesdheut.

Në një prononcim për median, Kryetarja e Kuvendit tha se: Ky është Samitit i parë i Kryetarëve të parlamenteve për Bashkimin e Mesdheut. Është filluar ky proces nga krerët e shteteve dhe të Kryeministrave pesë vite më parë, me nismën e Presidentit francez Sarkozy, ku merrnin pjesë të gjithë kryeministrat, si dhe Kryeministri  i vendit tonë. Shqipëria është anëtare e procesit të Barcelonës. Por kjo është hera e parë që në një nivel parlamentesh, mbi 42 kryetarë parlamentesh të  gjitha vendeve anëtare të BE-së, vendeve të Europës, por edhe të gjitha atyre vendeve që janë në pjesën jugore të Mesdheut, të bëhet një Samit të këtyre përmasave për të diskutuar sfidat e viteve të fundit mbas ngjarjeve që kanë ndodhur në botën Arabe. Vërtet që Deti Mesdhe na ndan ne me njëri-tjetrin, por në të njëjtën kohë edhe na bashkon, në mbi tre kontinente. E parë nga ky këndvështrim, politika globale sot duhet të jetë më e ndërgjegjshme se duhet investuar edhe në terma financiarë, politikë, ekonomikë, për të forcuar akoma edhe më shumë dialogun politik midis vendeve tona dhe pjesës jugore të Mesdheut sepse këto vende trashëgojnë një kulturë të larmishme, një civilizim shumë të vjetër dhe një pasuri kulturore në të gjithë diversitetin e vet të larmishëm prej së cilës  secili prej nesh mund të përfitojë.”

 

 

 

Berisha në Aezerbajxhan: TAP përkthehet në miliarda dollarë investime për Shqipërinë

Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me temë “Dialogu strategjik mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore”, në Baku të Azerbajxhanit. Kreu i ekzekutivit bëri të ditur një ditë më parë nga profili i tij në rrjetin social, Facebook, se “ Do të diskutojmë mbi vazhdimësinë e zhvillimit ekonomik me liderë të tjerë rajonal”. Gjithashtu Kryeministri shprehet se më e rëndësishmja është takimi edhe me Presidentin dhe Kryeministrin e Azerbajxhanit për të garantuar se TAP është mënyra më e mirë për transportin e gazit drejt Europës. “TAP përkthehet në miliarda dollarë investime në Shqipëri dhe 20,000 vende pune të reja që do të rezultojnë nga ky investim. TAP bën që i gjithë vendi të ketë furnizim me gaz të lirë, duke ulur kostot e gatimit dhe ngrohjes për çdo familje, dhe duke ulur kostot edhe për biznesin”, komenton shefi i qeverisë shqiptare. Në përfundim, Berisha nënvizon se “projekte të tilla, janë zgjidhjet reale dhe konkrete që na nevojiten për më shumë punësim dhe një Shqipëri të zhvilluar”.

 

Rama për tri ligjet: Nuk ka kushte mes PS dhe LSI për votimin e tyre

Kryesocialisti Rama gjatë një konference të përbashkët në selinë rozë, me sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala, tha se votimi i tri ligjeve të integrimit nuk është kushte për marrëveshjen mes PS dhe LSI-së. Ai i cilësoi tri ligjet si pjesë e sfidës për integrimin për të cilën opozita ka reflektuar dhe do të reflektojë. “Është bërë një spekulim i madh për këtë. Ne do të jemi në procesin e negocimit të një dokumenti që do t’ua paraqesim shqiptarëve si koalicion. Ju siguroj në procesin e afrimit dhe të bashkimit të forcave në një front opozitar nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kusht nga ana jonë ndaj LSI-së dhe nga ana e LSI-së ndaj nesh. Asnjë kusht! Ka pasur dhe ka reflektim, analizë dhe angazhim për të transformuar Shqipërinë. Tre ligjet as nuk kanë qenë dhe as nuk janë kusht i vendosur mes nesh. Tre ligjet janë pjesë e sfidës së integrimit dhe për ne qëndrojnë pjesë e kësaj sfide dhe jo të veçuara prej saj. Ne s’kemi besuar asnjë ditë se Shqipërinë nga Evropa e ndajnë tre ligje dhe ne besojmë se Shqipërinë nga Europa e ndajnë 3 pushtete që sot mungojnë”, – deklaroi kryetari i PS-së, Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala mbështeti kocilioin mes PS-së dhe LSI tha tha se të dy partitë duhet të punojnë për integrimin e vendit në BE. “E kemi thënë, që është e vërtetë se duhet të ekzistojnë parakushtet për të pasur një ecuri, për të pasur një përparim, për të pasur një fitore,  por në këtë pikë gjithashtu na duhet të sjellim bashkë komponentët e ndryshëm, apo njerëz të ndryshëm, të cilët ndajnë filozofinë tonë. Kjo strategji që ne kemi diskutuar, është një strategji që Edi e bëri të vetën dhe ndodhem këtu sepse është ky moment, është kjo pikë shumë e rëndësishme që ne po e përmbushim, po e arrijmë atë. Jam këtu sot me Edin, ndërkohë që më parë isha me Ilir Metën nga LSI dhe në fakt jam këtu sepse jam i lumtur të përgëzoj Edin dhe Ilirin për këtë bashkim”, deklaroi Luis Ajala.

 

200 të rinjtë të sapo anëtarësuar i bashkohen PD në Gramsh

Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit i vijoi dhe në Gramsh ku i urojë mirëseardhjen 200 të rinjve të anëtarësuar së fundmi në këtë qytet. Për të rinjtë e Gramshit Imami u shpreh se Shqipëria ka ndryshuar, dhe kjo sepse rinia e sotme e Gramshit nuk është ajo e para 20 viteve. Në vitin 1991 vijoi ai, kam qenë në Gramsh për herë të parë dhe ka qenë një qytet i terrorit, i heshtjes, i fjalës së mohuar, një qytet i lëvizjes së mohuar, qytet që prodhonte armë për diktaturën ndërkohë që sot janë shtruar rrugë dhe janë hapur shkolla. “Armët shkatërrohen nuk ndërtohen. Kjo është Shqipëria që ka ndryshuar që  sëbashku do ta çojmë përpara këtë ndryshim, theksoi ai. Imami ndër të tjera u ndal dhe tek puna e bërë në këto 8 vite qeverisje ku cilësoi se : “Ne kemi punuar shumë këto 8 vite, kemi punuar për një vend më të mirë, për më shumë shkolla, më shumë punë, më shumë prodhim e më shumë investime të huaja. Nuk do të ishte e mundur që Shqipëria një vend i vogël si ky i yni, për më tepër në mes të krizës globale, e rrethuar nga vende fqinje që janë në pozita vërtetë shumë të vështira, Shqipëria ecën, zhvillohet, ka investime të huaja dhe do të ketë më shumë punë. Një nga investimet tona më të mëdha për 4 vjeçarin e ardhshëm theksoi ai, do të jetë HEC-i i Devollit. Puna dhe rruga që do të bëhet këtu do t’ia ndryshojë akoma më shumë pamjen këtij qyteti”, deklaroi Imami nga qyteti i Gramshit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency