Liga e Kampioneve, shumë Bajern për Juven “e vogël”

0
118

Myler, Manxhukiç dhe Riberi duke festuar golin e dytëPërgatiti Altin Vorpsi

Alaba shënoi golin e parë pas 24 sekondash

Juventusi në ndeshjen e kthimit do të luajë pa Vidal dhe Lishtajnerin 

 

 

Bajerni shkatërroi Juventusin në të parin takim të madh që këto të fundit zhvilluan në këtë edicion . “Zonja e vjetër” bën në “Allianz Arena” një nga ndeshjet më të dobëta të zezonit pasi humb 2-0. Përveç të tjerash skuadra e Kontes nuk do të ketë shërbimet e Vidalit dhe Lishtajnerit.  Heronjtë e takimit ishin Alaba, Myler  dhe Manxhukiç. Rruga drejt gjysmëfinales bëhet edhe më ë lehtë për Bajernin që tani shkon në Torino për të mbrojtur dy golat e avantazhit.

 

Formacioni

“Don” Jup Hejnkes nuk surprizoi askënd pasi hodhi në fushë lojtarët që tashmë i kolauduar që prej fillimit të këtij viti. Vendin e Martinezit të pezulluar e zuri Luis Gustavo ndërkohë që në mesin e mbrojtjes përkrah Dantes luajti Van Bujten dhe jo Boatengu. Ndërkohë që Antonio Konte bëri disa zëvendësime nga skuadra e tij e preferuar. Dyshen e sulmit e formoi Kualjarela dhe Matari ndërkohë që Xhovinko dhe Vuçiniç panë nga stoli startin e ndeshjesh. Një tjetër zëvendësim ishte edhe ai që u pa në krah të majtë ku Peluzo u preferua ndaj Azamoasë.

 

Alaba hap vallen, Bajerni nis dominimin

Juventusi nisi ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme pasi pësoi gol vetëm pas 23 sekondash. Ishte David Alaba që me një goditje nga jashtë zonës (dhe devijimit të dobët të Vidalit) mposhti Xhanluixhi Bufonin. Pas këtij goli “zonja e vjetër” u tërbua dhe mori kontrollin e topin për pak minuta. Më tej do të ishte Bajerni që do të fitonte sërish kontrollin e sferës. Pasi kaluan vetëm 15’ minuta lojë, Hejnkesi humb shërbimet e Toni Krosit që tërhoqi muskulin në rrëzë kofshësh. Vendin e fantazisitit gjerman e mori Robeni që me tu futur në fushë shtyu Mylerin në qendër për tu pozicionuar në të djathtë. Gjatë pjesës së parë Bajerni mund të dyfishonte avantazhin me anë të Robenit që në dy raste ishte shumë pranë golit.

 

Myleri “varros” Juven

Edhe në fraksionin e dytë Bajerni i Mynihut nisi mjaft mirë lojën duke kontrolluar topin në pjesën më të madhe të kohës. Pas tre minutash lojë Manxhukiç, që dje ishte i kudondodhur, goditi mirë topin që u frenua për mrekulli nga ana e Bufonit. Ky i fundit do të kapitullonte në minutën e 63’ kur Alaba përsëri goditi fort dhe kësaj herë sfera e u largua keq nga numri një italian. Portieri i dha mundësi Manxhukiçit që të servirte për Mylerin që i gjendur me portën bosh falënderoi dhe shënoi golin e dytë. Pas pësimit të golit Bajerni u mundua që të administronte lojën ndërkohë që Juventusi më Vuçiniç dhe  Xhovinkon u munduan që ti hapnin probleme Nojerit. Por deri në fund asgjë nuk ndodhi pasi bavarezët u mbrojtën në blok duke menduar kështu për ndeshjen e kthimit.

 

Të munguarit

Me kartonët e verdhë që morën mbrëmë, Vidal dhe Lishtajner nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit. Ata kanë plotësuan numrin e kartonëve të verdhë në Torino do të shohin “zonjën e vjetër” nga tribuna.

 

Goli më i shpejtë

Që Bajerni ishte mësuar më golat e shpejtë tashmë e dimë të gjithë. Skuadra Bavareze ka rregjistuar dje një tjetër rekord. Rrjeta e David Alabës është e pesta më e shpejtë në historinë e Championsit. Austriakut iu deshën vetëm 24.90 sekonda për të mposhtur Xhixhi Bufonin. Ndërkohë që në vendin e parë të këtij klasifikimi special e mban Roi Makai që me fanellën e Bajernit ndëshkoi Realin e Madridit pas vetëm 10.12 sekondash.

 

Statistikat

 

Bayern                                                                  Juventus

 

Gola të shënuar

2                                                                              0

Mbajtja e Topit (%)

54                                                                           46

Goditje

21                                                                           7

Goditje në portë

10                                                                           3

Korne

 

9                                                                              4

Kartona të verdhë

2                                                                              3

Faull të bërë

15                                                                           17

Faulla të pësuar

15                                                                           14

 

 

“Paqe” në Paris

Në ndeshjen tjetër, të luajtur në “Parc de Princes” ka pasur mjaft emocione. Sytë kanë qenë të përqendruar veç të tjerash edhe tek dueli mes dy yjeve, Mesi-Ibrahimoviç. Plot katër gola janë shënuar, nga dy për secilën skuadër, duke përmbyllur një barazim 2-2. Lionel Mesi për katalanasit dhe Zllatan Ibrahimovic për parizienët kanë lënë gjurmët e tyre në këtë ballafaqim, ndërkohë që Ksavi ka siguruar epërsinë momentale 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë, për t’u barazpeshuar gjithçka në fund të lojës nga PSG. Një goditje e Matuidi në minutën e 90-të, e shoqëruar nga një pasiguri e Viktor valdes, ka vulosur barazimin 2-2, që është mjaft favorizues për katalanasit e Tito Vilanovës, i cili ishte rikthyer në stolin e Blaugranëve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency