Përplasje, debate mes banorëve

0
144

pas-debatit-1.4.13Anaidi e Shpendi rifillojnë diskutimin e tyre të lënë përgjysmë, ku Anaidi akuzon Shpendin, përse nuk thotë emrin e banorit që i ka thënë atij për ofendimin “kokrra e …”, thënë nga Joana për Jonildën. Shpendi vazhdon të thotë se nuk kërkon që të futë në sherr banorët nga të cilët e ka dëgjuar. Eldora shkon në dhomën e gjumit dhe e diskuton me Elenën debatin në fjalë, ku Elena justifikohet se nuk e ka ofenduar aspak Eldorën. Dhe kjo e fundit e beson Elenën, duke thënë se Marselini thjesht po mundohet të bëhet protagonist. Iliri dhe Joana flasin me Edberin në kopsht, duke u munduar t’ia mbushin mendjen atij se ka rënë pre e provokimeve të Anaidit dhe se Marselini nuk kishte aspak faj, por pa qëllimi i tregoi se Edberi ishte duke i bërë masazh Joanës. Pas shumë insistimeve nga ana e tyre, Edberi duket se bindet mbi të vërtetën. Shpendi shkon në dhomën e gjumit e fillon të diskutojë me banorët rreth debatit që ka bërë me Marselinin, duke u shprehur se ai është njeri me shumë fytyra. Elona i kërkon që ai t’i marrë gjërat me qetësi, ndërsa Shpendi shprehet: “Ai është i sëmurë”. Anaidi shkon sërish në dhomë e gjumit e kërkon një sqarim nga Shpendi, e të dy fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin, ku Shpendi përsërit veten gjatë gjithë kohës, pasi e ka sqaruar edhe më parë rreth dyshimeve që ka Anaidi për të. Sapo largohet ai, Shpendi shprehet se Anaidi po kërkon thjesht ta sulmojë atë.

Më vonë Anaidi shkon afër Joanës dhe e sheh atë duke bërtitur e duke qarë pa arsye. Anaidi i kërkon që të marrë rrobat e saj e të largohet nga krevati i tij, por ajo pasi e shtyn dhe i bërtet, i kërkon që ta përqafojë, duke e akuzuar se ai nuk i ka qëndruar pranë gjatë ditës së sotme. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency