Studime

0
143

saunaSauna redukton spermën tek burrat

Sauna nuk është edhe aq e shëndetshme për meshkujt. Të paktën sipas një studimi italian evidentohet se është e dëmshme për spermën. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se frekuentimi i saunave tek burrat redukton sasinë e spermës dhe lëvizshmërinë. Sauna përdoret gjerësisht, pasi rrit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen. Nëse në nxehtësi enët kapilare hapen, në të ftohtë kontraktohen për reaksion. Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut bën një gjimnastikë të nevojshme. Ndërkohë që, duhet ditur se ky proces ka edhe efekte anësore, një prej të cilëve është zbuluar nga studiuesit e Universitetit të Padovës, nga ku kanë evidentuar reduktimin e spermës tek burrat. Skuadra e kërkueseve përbërë nga kërkuese Garolla A., Torino M., Sartini B., Cosci I., Patassini C., Carraro U. e Foresta Carlo, ka rekrutuar 10 persona vullnetarë, rreth moshës 30 vjeç, të cilët më pas iu nënshtruan një seancë saune për rreth 15 minuta në temperaturë 80-90°C. Pas kësaj kërkuesit kanë mbajtur nën mbikëqyrje për tre muaj, numrin dhe lëvizshmërinë e spermës, e cila u kthye brenda normës për 6 muaj.

 

Herpesi në buzë shkakton probleme në kujtesë

 

Virusi i herpesit në buzë shkakton probleme në kujtesë, edhe pse është një prej patologjive më të shpeshta që ndodh si tek femrat dhe tek meshkujt, për shkak të temperaturës së lartë. Karakteristikë kryesore e virusit është se strehohet në mbaresat nervore, duke arritur deri aty të jetojë gjatë gjithë jetës së personit. Pas pak kohësh shfaqen edhe problemet e para në kujtesë, veçanërisht në momente të stresit, ngre krye, për të kujtuar se është akoma aty. Përveç bezdisjes fizike që jep herpesi, sipas një studimi të publikuar në revistën Neurologji në Universitetin e Mjekësisë në Majami, ekziston edhe mundësia që mund të shkaktojë probleme neurologjike me shqetësime në kujtesë. Ideja është të vlerësohet ekspozimi ndaj infeksionit gjatë gjithë jetës dhe si mund të ndikojë në nivelin neurologjik. Studimi evidentoi se personat me nivel më të lartë të infeksionit kishin deri në 25 për qind më shumë rrezik për të pasur nivel të ulët pikësh në testin e ekzaminimit mendor. Kapaciteti i kujtesës të pjesëmarrësve kanë qenë objekt i studimit gjatë gjithë vitit, për gati tetë vjet.

 

 

Ankthi mund të vrasë

Ankthi është një problem serioz për këdo që vuan nga sëmundjet kardiake, sepse mund të rrisë rrezikun për vdekje të parakohshme. Tek pacientët me sëmundje kardiake, kush ka ankthe trefishon rrezikun e vdekjes për disa shkaqe. Por ankthi nuk është vetëm një problem mendor, i cili mund të reduktojë cilësinë e jetës. Është një problem për vetë jetën, nisur nga një studim i qendrës universitare spitalore “Duke”. Vuajtja nga ankthi apo depresioni, nëse keni sëmundje të tjera si ato kardiake, rrit akoma më shumë rrezikun për këto sëmundje. Studimi evidenton se si ankthi rrit aktivitetin e sistemit nervor dhe kontrollon presionin e gjakut. Raporti mes shtimit të rrezikut të vdekjes dhe ankthit është objekt i një studimi më të madh.

 

Sekreti për t’u shëruar nga sëmundjet është mendja

Kontrolli i mendjes dhe ndryshimi i sjelljes kundrejt sëmundjes mund të jetë vendimtare në kontrollin e sëmundjes. Mjeku i famshëm me origjinë indiane Deepak Chopra, mbështet idenë se mirëqenia vjen nga menaxhimi i mirë i mendjes. Është pikërisht kjo pika përmes së cilës mund të arrijmë të shërojmë edhe sëmundje të rënda. Sipas këtij doktori, emocionet dhe ndjenjat janë të rëndësishme, por është vetë mendja e cila mund të shpëtojë jetën. Sa i takon sëmundjeve si kanceri mënyra më e mirë është të mbahet një sjellje e përgjegjshme dhe ti nënshtroheni trajtimit më të mirë. Madje në raste të tilla sjellja më e mirë është të mbahet mendja e fortë, si tigër, dhe të mos mendohet se asgjë nuk është e pamundur, në të njëjtën kohë duhet që pacienti të jetë i qartë mbi sëmundjen dhe vetveten.

 

 

Përgatiti: B. Mrishaj 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency