500 mijë lekë të vjetra për një targë makine, arrestohet zyrtari dhe sekseri i njohur

0
148

Një zyrtar i drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë dhe një sekser kanë përfunduar në pranga, pasi i kanë kërkuar para një shoferi në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Operacioni i koduar “Targa e Bukur”, çoi në pranga Arjan Elezin, banues në Tiranë (specialist pranimi në sallën e regjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor) si dhe Sefer Myftari, 31 vjeç, banues në Tiranë ( në rolin e sekserit, i dënuar më parë për veprën penale “Deklarim i rremë).

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin (shtetasi Sefer Myftari luante rolin e sekserit ), i kanë kërkuar pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë shtetasve të mësipërm iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundërligjshme”, sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here