Real Madrid orkestra perfekte që sjell sukses

0
128

Jurges Veizaj

rezliGalaktikët këtë vit janë pothuajse të pathyeshëm.

Magjia,forca dhe grinta që kanë lojtarët të udhëhequr nga Murinjo po bëjnë diferencën në fushën e blertë.

Nëse ka një ekip që është në superformë ky ekip ka vetëm një emër.Real Madrid është ekipi më I frikshëm në europë.Tradita e klubit,ajo e të qenurit triumfues duket se po kthehet përsëri në Bernabeu.Për shumë vite me radhë kryeqytetasit kanë qënë me ulje ngritjet e tyre.Rezulatatet negative kanë nënkuptuar edhe pafuqinë e ekipit për të marrë trofe.Për më tepër madrilenët iu është dashur të përballen edhe me skuadrën e Barcelonës,e cila ka pasur gjatë këtyre pesë vieteve të fundit një lulëzim të galopant.Por këtë vit duket se letrat kanë ndryshuar.Në dy përballjet e fundit me Barëën, Reali ka arritur të triumfojë duke treguar supermacinë e Roanldos me shokë.Ajo që ka qënë një tregues I veçantë për galaktikët këto ndeshjet e fundit është egoja që ata kanë pasur në kthimin e rezulatit.Ndodhi në një ndeshje të rëndësishme kundra Mançester Juanitid.Kur pas golit të pësuar arritën që të bëjnë mrekullinë.I sapo aktivizuari në fushë Luka Modricc do të shënonte me një goditje ”alla Bekam”  jashtë zone duke e çuar rezualtin në 1-1.Por pas kësaj të bardhët përfituan nga epërsia numerike duke shënuar edhe golin e nokautit për Juanitid.Goli do të vinte nga Kristiano Roanldo që do t’I jepte kualifikimin për në fazën tjetër të Champions Ligë.E njëjta histori ndodhi edhe me Majorkën.Në fillim skuadra e Majorkës do të kalonte në epërsi duke I shënuar golin e parë skuadrës madrilense.Më pas gjashtë minuta më vonë do të vintë edhe goli I shënuar nga Pepita Higuain që do barazonte shifrat e ndeshjes.Loja vazhdon me të njëjtin ritëm por në minutën e 21 do të vinte edhe goli nga Alehandro Alfaro që do ta çonte skuadrën e Murnjos në dhomat e zhveshjes në disavantazh.Pjesa e dytë do të ishte edhe pika e kthimit.I pari do të fillonte Ronaldo që do të barazonte rezultatin.Dhe plot dy minuta më vonë nuk do të mungonte benjaminin më I ri Madridit Luka Modriç që do të jepte golin e sigurisë.Seria e magjisë do të pasohej me pas edhe nga Higuain dhe nga Karim Benzema,të cilët do ta çonin rezultatin në 5-2.Një ndeshje emocinouese por që u solli kundërshtarve në mëndje forcën e ekipit blaugranas.Pas ndeshjes argjentinasi Hiuguain do të shprehej ”Jam I kënaqur.Skuadra tregoi dëshirë të madhe,e përdori topin mirë dhe arriti që të kthej lojën”.Ai foli dhe për klasifikimin ku Barcelona duket se është larg nga kundërshtarët .“Ne duam që të ushtrojmë sa më shumë presion mbi Barcelonën.Kanë mbetur akoma shumë ndeshje dhe ne duam që të shkojmë sa më lart.Ndërkohë që fenomeni Ronaldo vazhdon që të shënojë .Ka arritur në kuotën e 43 golave dhe ka ambicien të vazhdojë të thyejë rekordet.

Serxho Ramos :Te Reali ka revulucion.

Serxho Ramos në një intervistë për RealMadrid Tv zbuloi dhe emocionet që pati kur luajtën ndaj Majorkës.Në intervstë ai u shpreh.”Ishte një ndeshje pak e zbehtë sidomos në pjesën e parë kur ne patëm një humbje të përqëndrimit dhe kishim pak vetëbesim në forcat tona..Ndësa në pjesën e dytë ishim më të qetë dhe luajtëm me më shumë intensitet dhe filluam që të krijojmë shanse.Gjëja e mirë për sa i përket të luajturit në shtëpi është se të japin qetësi dhe skuadra ndihet në më shumë i sigurt për të fituar ndeshjet.Besoj se nuk duhet të bëjmë gabime të tilla dhe të përmirsohemi si nga ana taktike dhe ajo fizike sepse kemi një sezon të gjatë për të luajtur përpara.Shpresoj që në ndeshjet e tjera të shënojmë më shumë gola dhe të vuajmë më pak.Është tipike për Real Madrid.që të bëjë revolucion në skuadër herë pas here.Në pjesën e dytë u pa edhe futja e Ozil dhe Benzema.E rëndësishme është që ne të vazhdojmë në të njëjtën rrugë atë suksesit”.Gjithashtu një ndër mbrojtësit më të mirë në botë foli edhe për sa i përket kombëtares.” Deri tani kemi kaluar një seri shumë të mirë për sa u përket ndeshjeve ndërkombëtare dhe shpresoj që në dhjetë ditët e ardhshme të gjithë të jenë mirë me shëndet dhe mos të kenë ndonjë plagosje apo dëmtim.Shpresoj që mos të ketë surpriza.

Mrekulli pas mrekullie

Fansat në Santiago Bernabeu të gjithë brohorisnin në një zë emrin e një lojtari, atë të Luka Modri.Kristiano Ronaldo ju desh që të shënonte 150 gola që ta shihte emrin e tij në shkallët e stadiumit.Ndërkohë që lojtar të tjerë si Mesu Ozil apo Karim Benzemna dhe Angel Di Maria janë duke pritur akoma këtë nder që bëhet. Ata kanë bërë të pamundurën për të arritur këtë por akoma nuk kanë arritur të rrëmbejnë zemrat e tifozave.Por kroati Modriç e ka arritur këtë vetëm me disa ndeshje të luajtura.Një super gjuajtje që do ti jepte barazimin ndaj anglezve të Mançester dhe një tjetër ndaj Majrokës ka mjaftuar për këtë eufori.Emri i tij ishte një ndër më të duartrokiturit gjatë ndeshjes dhe ai nuk e zhgënjeu tifozët duke i shenuar edhe Majorkës.Në qëndër të mesfushës shtatshkurtri jep një magji te vërtët në fushën e lojës.Madje ai është më efektiv se Ksabi Alonso,Kaka dhe Pepe së bashku.Lojtari po arrin që ta fitojë besimin e Murinjos shumë shpejt.Dhe pritet që të jetë një ndër shtyllat e Madrilenve për sezonin tjetër.

 

Murinjo ndjek ndeshjen e Gallatasaraj

Hoze Murinjo udhëtoi dje në Turqi për të ndjekur livë ndeshjen e Gallatasaraj kundër Kajersisporit.Përballja midis dy ekipeve stratoi ne Kajseri rreth orës 15:30.Trajneri e pa ndeshjen afër trajnerit Fatih Terim që drejtonte ekipin nga pankina.Trajneri portugez i ka bërë rutinë këto udhëtime.Këtu vlen për tu kujtuar udhëtimi që pati ne Mançester për të “spiunuar”Junaitid.Në Turqi pa nga afër edhe lojtarët që vetë i ka trajnuar si Drogba dhe Shnajder.Me të njejtën monedhë ia ktheu edhe tekniku Terim i cili pavarsisht ndeshjes që kishte për të përgatitur udhëtoi në Madrid për të parë përballjen me Majrokën.Mou u pa në paniknë edhe me djalin e tij që e kishte marrë në udhëtim.Përballja me Gallatën  shihet si e lehtë por strategu portugez nuk ka ndërmënd ta nënvlersojë këtë përballje.Nëse Real i Madridit do të triumfojë do të shihet si rivali më i frikshëm i fazës gjysëmfinale.Ronaldo,Modriç,Varane janë në formën e tyre më të mirë dhe janë gati për një kupë të dhjetë të Champions Ligë.

 

 

 Fansat nuk duan që Ksavi të rrezikojë

Në Spanjë është hapur një debat mbi cështjen Ksavi.Shumë prej spanjollve mendojnë se Ksavi nuk duhet te rrezikojë,dhe të futet në fushë në përballjet që do të ketë kombëtarja spanjolle.72 % e tyre mendojnë se mesfushori katalanas nuk duhet të luajë në ndeshjet e rëndësishme ndaj Sapnjës dhe Francës të cilat janë të vlefshme për kualifikimn ne Kupën e botës.28% besojnë se lojtari i Barcelonës një pjesë të lojës për Brazil 2014.Vinsente Del Boske e ka thirrur për të luajtur ndërkohë që doktorët thonë që është një lëvizje e rrëzikshme.Rikard Pruna doktor i skuadrës katalanase ka thënë se lojtari nuk është në kondicionin e duhur dhe futja në fushë mund të jetë e rrëzikshme.Me shumë mundësi Del Boske do ta lërë pushim për ndeshjen e së premtes ndaj Finlandës.Ndërsa mendohet se do të aktivizohet në ndeshjen e dytë atë ndaj Francës në Paris.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency