Duelet më të mëdha mes sportistëve

0
157

 Marrë nga “Bild.de”

hill vs shumi

Më poshtë do t’ju listojnë një sërë duelesh që kanë bërë historinë e sportit në botë. Rivaliteti i madh mes sportistëve e ka bërë edhe më të bukur garën mes tyre.

 

 

Demon Hill përballë Mikael Shumakerit

Një nga duelet më të ashpra të viteve ‘90. Shumakeri u shpall 2 herë kampion bote (1994-95), Hill e mori atë në 1996. Legjendare kujtohet finalja e sezonit ‘94: pas një përplasjeje të të dyve, Shumakeri u shpall kampion dhe sot e kësaj dite diskutohet nëse gjermani e kishte shkaktuar me dashje përplasjen.

 

Dalej Tompson përballë Jyrgen Hingsenit

Dueli i tyre që dhemb për dhëmb dhe ata edhe në jetën private e kishin njëri tjetrin halë në sy. Edhe pse anglezi fitoi më shumë, ai villte vrer ndaj gjermanit duke e quajtur me shpoti “Hollywood- Hingsen” për shkak të ngjashmërisë fizike të këtij të fundit me “Magnum PI” Tom Sellek. Sot ata janë miq.

 

Tonia Harding përballë Nansi Kerriganit

Mes dy patinatoreve të patinazhit artistik kishte po aq akull sa ç’kishte nën patinat e tyre. Rivaliteti arriti kulmin në një skandal: para kampionatit botëror të 1994-ës, bashkëshorti i Hardingut i dëmtoi rëndë gjurin Kerriganit. Hardingut nuk iu njoh titulli dhe u përjashtua përjetë nga garimi.

 

Lens Armstrong përballë Jan Ullrishit

Ndër më të paharruarit është dueli mes amerikanit dhe “Ulle”-it, dueli më emocionues i historisë së Tour-it. Të dy u ngatërruan me histori dopingu, prej të cilit Armstrongut iu hoqën të 7 titujt.

 

Kristof Daum përballë Uli Hënesit

Kur Daumi u ngrit ndaj trajnerit të asokohshëm të Bajernit Hejnkes (1989), debati arriti kulmin e tij në një studio televizive. Afera e kokainës e Daumit ishte pika më e lartë e këtij dueli urrejtje dhe Hënes diti ta shfrytëzonte në favor të tij.

 

Xho Frezer përballë Muhamed Ali

“Thrilla in Manila” dhe “ndeshja e shekullit” janë të paharrueshme. Gjithsej u ndeshën tre herë peshat e rënda me njëri-tjetrin dhe Ali mund të shpallet fitues i këtij dueli pasi mbylli me dy fitore tri ndeshjet. Para çdo ndeshje Ali dilte në konferencë shtypi dhe e cilësonte kundërshtarin si budalla. Më vonë pranoi se “nuk kishte qenë kurrë më parë kaq afër vdekjes”.

 

Sebastian Vetel përballë Fernando Alonsos

Të dy janë kampionë të shumëfishtë bote dhe do të jenë pretendentët e kampionatit të sivjetshëm. Edhe pse në sezonin e fundit gara që kokë më kokë, Vetel kryeson duelin direkt 3:0 pasi kur ka fituar Alonso (2005-6), ai nuk ishte pjesë e garimit në F 1.

 

Oliver Kan përkundrejt Jens Lemanit

Për vite me radhë të dy kanë luftuar për një vend në formacionin e parë të kombëtares gjermane. Deri në 2006 qe Kan ai që luajti që në minutë të parë. Por në Kupën e Botës të po atij viti, trajneri Klinsman ia besoi portën Lehmanin duke e ulur Kanin në stol. Fill pas përfundimit të turneut, ky i fundit u tërhoq nga fusha.

 

Karl Ljuis përballë Ben Xhonsonit

Dy sprintierët e viteve ‘80 nuk i kanë dhuruar asgjë njëri-tjetrit. Shpesh hunda e Xhonsonit mbërrinte e para dhe në Olimpiadën e 1988 ai triumfoi në 100 m. Por kjo zgjati 1 natë pasi kanadezi u gjet i dopuar dhe të nesërmen titullin e mori Ljuis dhe dueli nuk ekzistonte më.

 

Mikaell Stiç përballë Boris Bekerit

Dy tenistët meshkuj më të suksesshëm gjermanë të të gjitha kohërave. Edhe pse Beker qëndron I pari në listë me 6 tituj Grand Slam të fituar, Stiç ka fituar vendin e tij të nderit pas fitores ndaj tij në një finale direkte të Wimbledon 1991. Kjo me sa duket i dhemb edhe sot. Ata luajtën vetëm një herë së bashku për Gjermaninë në 1992 në ndeshjet dyshe duke fituar suksesshëm medaljen e arit në lojërat olimpike të atij viti.

 

Lionel Mesi përballë Kristiano Ronaldos

Ky është dueli futbollistik i gjeneratës së sotme. Shifrat për arritjet e secilit në klubin përkatës janë spektakolare: Mesi ka shënuar 207 gola në 239 ndeshje për klubin e tij, Barcelona. Ronaldo 136 syresh në 125 ndeshje për Real Madridin. Të pabesueshëm!

 

Pep Guardiola përballë Hoze Murinjos

Rivaliteti mes Pep Guardiolës dhe Hoze Murinjos është i madh. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, një nga arsyet që Guardiola shkoi në Gjermani, është se nuk donte më të bënte me individë si Murinjo. Ky i fundit, që e ka mundur në fushë shumë pak herë, ka folur me shumë mllef për Guardiolën, që në 4 vite fitoi 13 trofe me Barçën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency