Stewart flirton me djalin e Arnold Schwarzeneggerit

0
1883

 

stw

Pas ndarjes së dytë nga Robert Pattinson, Kristen Stewart është “interesuar” për Patrick Schwarzenegger, djalin e aktorit të filmave aksion dhe ish-guvernatori i Kalifornias, Arnold Schwarzenegger. Mediat gossip në Shtetet e Bashkuara flasin për një flirt mes 22-vjeçares dhe djalit 19 vjeç të “Terminatorit”. Revista “Star” shkruan se Stewart dhe Patrick u njohën gjatë ditëlindjes së Tayler Lautner, i njohur ndryshe si “njeriu-ujk” dhe rivali i dashurisë i Robert Pattinson në sagën e filmit “Twilight”. Kristen aktualisht është single pas dhënies fund për herë të dytë të romancës së saj 4-vjeçare me aktorin britanik Robert Pattinson. Cifti u nda fillimisht në verë të vitit të kaluar pas tradhtisë së 22-vjeçares me regjisorin Rupert Sanders. Pak muaj më vonë u ribashkuan, por gjërat nuk ishin më si më parë dhe mësohet se Robert ka kërkuar që lidhja e tyre të shndërrohet në miqësi. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency