Interi humb me Romën dhe është zyrtarisht në krizë. Asllani debutim pozitiv si titullar

0
161

Kristjan Asllani luajti sot ndeshjen e parë si titullar te Interi. Paraqitja e tij ndaj Romës mund të konsiderohet pozitive, teksa vlen të theksohet një goditje nga distanca që për pak nuk përfundoi në rrjetë.Përformanca e lojtarit shqiptar u vlerësua me notën 6.5.

 

“Në mënyrë paradoksale është më I çliruari mendërisht, ndonëse ishte praktikisht një debutim me Interin, pasi shumë javë kishte parë ndeshjet nga pankina. Kryen detyrën e tij me siguri, edhe pse shpesh shokët e skuadrës e injorojnë, duke mos i pasuar.

Bën gjëra të thjeshta dhe të sakta, duke mos zhgënjyer, në një ndeshje ku pritej të ishte më e komplikuar për të. Më pas një e djathtë, që për pak nuk shkon në rrjetë, por kalon ngjitur me shtyllën dhe drithëron “San Siron”. Ka shumë personalitet te ky djalosh”, thuhet në vlerësimin për mesfushorin 20-vjeçar” – shkruhet në vlerësimin e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here