Risia Mediat spanjolle: Valded Rama do të luajë për Shqipërinë

0
140

Altin Vorpsi

 

valdedMediat spanjolle dhe klubi i tij, Vajadolid, ku u transferua në merkaton e janarit, kanë bërë të ditur se Valdet Rama ka marrë ftesë zyrtare për të qenë pjesë e grumbullimit të kuqezinjve për dy ndeshjet e këtij muaji: kualifikuesen ndaj Norvegjisë në Oslo dhe miqësoren me Lituaninë në Tiranë.

 

Shumë shpejt Valdet Rama do të veshë fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit. Mesfushori nga Mitrovica do të debitojë me fanellën kuqezi në ndeshjen kundër Norvegjisë. 26-vjeçari ka bindur De Biazin vetëm pasi bëri hapin e madh në karrierë: gjatë kësaj merkatoje dimërore ai u transferua tek ekipi i Vajadolidit në Spanjë.

 

Nga Spanja

Gjithçka u bë me dije nga mediat e Gadishullit Iberik. Këto të fundit kanë njoftuar se sipas burimeve pranë klubit të Vajadolidit lojtari ka marrë ftesën e shumë pritur prej përfaqësues sonë. Rama ndiqej prej kohësh nga stafi i përfaqësueses shqiptare por vendimi për afrimin tij pranë kombëtares kuqezi është marrë pasi ai siguroi kalimin nga kampionati suedez në radhët e Real Vajadolid në Spanjë. Edhe pse nuk është aktivizuar ende me skuadrën spanjolle, ai pritet që shumë shpejtë të ketë mundësinë për të dhënë kontributin e tij në javët e mbetura të këtij sezoni, ndërsa kjo skuadër është qetësisht në mesin e tabelës së klasifikimit.

 

Karakteristikat

Rama është një mesfushor krahu ofensiv dhe pritet që të jetë një alternativë më shumë për lojën e kuqezinjve në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Ndonëse De Biazi nuk ka publikuar ende listën e kombëtares, pritet që ajo të ketë më shumë lojtarë se zakonisht, pasi katër ditë pas takimit zyrtar me Norvegjinë, Shqipëria de të luajë një miqësore me Lituaninë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

 

Situata

Shqipëria është pjesë e grupit E kualifikues së bashku me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën, Slloveninë dhe Qipron. Pasi ka luajtur katër ndeshje deri më tani, përfaqësuesja kuqezi gjendet në vendin e tretë me gjashtë pikë, kështu që transferta Norvegji do të jetë kyçe për të vazhduar me shpresa në rrugën drejt kualifikimit për në fazën finale të Botërorit 2014.

 

 

 

 

Protesta

“Tifozat Kuq e Zi” kundër dhunës në Maqedoni

“Tifozat Kuq e Zi” do të shprehin solidaritetin e tyre ndaj shqiptarëve në Maqedoni me një reagim publik. Gjithçka ka nisur pas dhunës të ditëve të fundit në vendin fqinj. Për këtë arsye, ky grupin ka organizuar një protestë publike pranë Parlamentit shqiptar gjatë ditës së shtunë, për të sensibilizuar popullatën ndaj ngjarjeve të turpshme që po ndodhin ndaj shqiptarëve në Maqedoni. “Tifozat Kuq e Zi organizojnë në Tiranë, “Reagim kundër dhunës sistematike ndaj shqiptareve nga autoritet e FYROM-it”. Protesta do të mbahet ditën e shtunë (sot) 9 mars 2013, në orën 12:00, në krah të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, pranë bustit të Fan S. Nolit, rruga “Murat Toptani”. U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës e të gjithë vendit të na bashkëngjiten në këtë Reagim. Pjesëmarrja masive në të është tregues se shqiptarët në Maqedoni, nuk janë vetëm e nuk janë të pambrojtur”, – thuhej në njoftim. “Po ashtu TKZ ju bën thirrje autoriteteve shqiptare Kuvendit të Republikës, Presidentit, Kryeministrit, si dhe forcave politike në vend që të ndërgjegjësohen dhe të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duke mbrojtur kështu Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, – vazhdon njoftimi i publikuar nga TKZ.

 

Merkato

Lorik Cana në Twitter: Marsejën s’e kam harruar

Tani në momentin më të mirë që po kalon tek Lacio, Lorik Cana, përzien “letrat” në tavolinë. Mesfushori shqiptarë i skuadrës së dytë të Romës ka rrëfyer se nuk ka harruar Olimpikun e Marsejës. Në Francë, Cana ishte një lider i vërtetë. Ai madje mbajti edhe shiritin e kapitenit të kësaj skuadre që mesa duket nuk e harruar. Në faqen e tij në rrjetin social Twitter, Lorik Cana tha dje: “Përse u largova nga Marseja? Nuk isha në planet e mister Deshampit. Një rikthim tek Marseja nuk do ta përjashtoja kurrë. Për mua do të ishte një nder i madh që të riluaja edhe një herë për Olimpikun e Marsejës”.

 

Serie A

Edgar Çani mund të luajë si titullar ndaj Juventusit

Katania do të udhëtojë këtë javë drejt Torinos për ndeshjen ndaj Juventusit, me mungesa të rëndësishme sa në mbrojtje dhe në sulm. Kështu, në prapavijë do mungojë Nikola Legrotalie, i cili është i pezulluar për kartonë. Në mesfushë Barientos nuk është rikuperuar ende, teksa në sulm pritet të mungojë “pyka” kryesore, Bergesio. Ky i fundit vuan një dëmtim muskulor dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk do jetë në këtë ndeshje. Në këtë këndvështrim, nga minuta e parë pritet të luajë sulmuesi shqiptar, Edgar Çani. Ai pritet të ndihmohet nga krahët nga Izko, Kastro dhe Gomez. Sipas uebsajtit “golsicilia”, tekniku i Katanias, Maran, do të kishte aktivizuar Çanin ndaj Juventusit, edhe sikur Bergesio të ishte në formë të mirë. Arsyeja qëndron te shtatlartësia e mbrojtësve juventinë, ndaj duhet me patjetër një futbollit me fizik, i gjatë dhe i fortë, sikundër Edgar Çani.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency