Bieber pëson gjendje të fikëti

0
1179

justin biber

Gjatë performancës të enjten mbrëma në arenën e dytë të Londrës, Justin Beiberit i ra të fikët në skenë për shkak të disa problemeve me frymëmarrjen. Djali që së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 19-të u mor në prapaskenë, ku i dhanë oksigjen për rreth 20 minuta. Megjithatë, asgjë nuk e ndaloi Justinin, ai u kthye në skenë dhe e përfundoi me sukses performancën e tij. Menaxheri i Justinit ka dalë në skenë dhe qetësoi publikun dhe fansat e shqetësuar. Pas shfaqjes, Bieber u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm shëndetësor. Por, siç duket qartë në foton e mëposhtme, ai ndihej mirë aq sa të postonte ne Instagramin e tij edhe një foto gjysmë nudo të tijën. Gjithashtu në Twitter falënderoi fansat dhe u tha që natën do ta kalonte duke dëgjuar Janice Joplin. Nuk është dhënë akoma një shpjegim zyrtar të asaj që ndodhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency