Mbyllet konferenca e PS-së, Rama: Na jepni një mandat për të qeverisur

0
141

ediKryesocialisti Rama: Programi ynë është i ri e modern, dhe jo i vjetër e i lodhur

Partia Socialiste mbylli një ditë më parë punimet e konferencën e saj për prezantimin e programit “Për një Rilindje Kombëtare”. Konferenca e socialistëve u zhvillua në Pallatin e Kongreseve dhe përgjatë dy ditëve përfaqësuesit e së majtës prezantuan pikat kryesore të programit, duke filluar me arsimin, shëndetësinë, rendin, teknologjinë, rininë dhe sportin, si dhe në ditën e dytë drejtuesit e grupeve të punës prezantuan propozimet për rimëkëmbjen e vendit. Në nisje të konferencës për programin, paraditen e së shtunës u shfaq një video me rrugëzgjidhjet që do të japë PS-ja, ndërkohë që kreu socialist, Edi Rama kërkoi votën për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, duke premtuar zgjidhjen për një sërë problemesh që shqetësojnë sot vendin. Përveç përfaqësuesve të Partisë Socialiste, në konferencën e organizuar nga PS-ja, mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Ayala, i cili e vuri theksin tek zgjedhjet e lira dhe qeverisja e mirë e vendit.

Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën e PS-së për publikimin e programit, kërkoi votat për një mandat në zgjedhjet e 23 qershorit dhe në të njëjtën kohë akuzoi qeverisjen aktuale për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi. “Ne nuk duam të qëndrojmë 30 vjet në pushtet, por një mandat për të qeverisur dhe deri kur forcat dhe idetë e reja do të lindin natyrshëm. Çfarë propozojmë ne për të kthyer vendin në drejtim të duhur. Propozojmë që para sesa të shkojmë tek programi njerëzit të na shikojmë ne, nuk jemi të përsosur dhe të pagabueshëm, por ama ne kemi prova, që mësojmë nga e shkuara, por nuk jetojmë në të shkuarën, të kundërtën bën qeveria e sotme, me ta ka vetëm të shkuar me ne ka rrugë drejt të ardhmes. Ne do jemi forca e shembullit këta janë shembulli i forcës”, – tha Rama. Gjithashtu kryesocialisti Rama iu përgjigj edhe akuzave të bëra kundër programit politikë të PS-së, duke thënë se ai është një program i ri dhe modern, dhe jo i vjetër dhe i lodhur nga sa është thënë. “Programi ynë është i ri dhe modern dhe jo i vjetër dhe i lodhur. Ne në këtë program hapim rrugën e bashkimit përmes një plani kombëtar zhvillimi të qytetit dhe të fshatit, ndërkohë që programi i avazit të vjetër është programi i përçarjes për të sunduar përmes urrejtjes politike, përmes errësirës e cila ushqehet politikisht dhe varfërisë e cila është produkt i dështimit politik”, – deklaroi kryesocialisti Rama.
Duke folur për sipërmarrësit, Rama u shpreh se: Një sipërmarrës, ndër shumë që ne i takojmë ilegalisht, sepse jo vetëm që nuk e dëgjojnë, por po e panë i qepen mbrapa dhe i shkreti ai. E çfarë thotë taksë e sheshtë 10%?! Urdhëro gjobën. Këto para u desh të paguheshin. E sa shkon? Shkon taksë 300% dhe nuk i dëgjon njeri. Përpiqen të komunikojnë. Me Kryeministrin me ministrin e Financave, me drejtorin e Tatimeve, asnjeri nuk e dëgjon. Ndërkaq, duke folur për papunësinë, kryetari i Partisë Socialiste, tha se nëse PS-ja vjen në pushtet, ajo do të riformojë INSTAT-in. “Do të kemi një Institut Statistikash që nuk do të varet nga qeveria, nuk do varet nga Kryeministrit siç varet sot, që bën censusin në zyrë dhe u thotë ulin një çikë këta, ngrini pak ata, shtoni një çikë këto, hiqni një çikë ato… E kemi gati projektin. Do ta binjakëzojmë Institutin e Statistikave tona me një institut statistikash të Bashkimit Evropian, duke përfituar nga një projekt evropian për rritjen e besueshmërisë së shifrave dhe do ta shikojmë veten tamam lakuriq, siç jemi në ekonomi, në forcat shoqërore dhe në zhvillim”, – deklaroi Rama.

 

Luis Ayala: Kujdes me zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, gjatë konferencës së PS për programin e saj politik mbështeti liderët e opozitës duke thënë se ata janë të gatshëm për pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jemi në një kohë që kriza ka prekur shumë vende, ashtu edhe SHBA. Në fakt ka pasur origjinë dhe kjo krizë tek ato gjëra që ne i kemi kundërshtuar pasi është një betejë që kërkon rregullim, ne duhet të shpenzojmë më tepër për njerëzit. E kemi pasur zhvillimin tek ato qeveri që kanë pasur në drejtim parti sociale që kanë pasur në thelb ato që thatë dhe ju sot. Kjo është arsyeja pse për ne është e rëndësishme lufta juaj, pasi ne e ndjejmë se ju do bëni ato që thatë dje, të keni një qeveri të mirë dhe të pastër që i shërben popullit. Në fakt doja t’ju thosha se Shqipëria ka nevojë që PS ta drejtojë, ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme me institucionet ë shëndosha, dhe që ti japë llogari çdo ditë qytetarëve të saj dhe ti japë vendit një kuptim. Në Kili kishim një shprehje: Gëzimi po vjen. Ajo çfarë shoh tek ju është se shoh një PS gati për të fituar, Edi Ramën për të marrë një qeveri të gatshme, dhe gazimin tuaj. Ju uroj fitore në zgjedhjet që vijnë”, – u shpreh Ayala.

 

Paskal Milo: Vetëm opozita është alternativa e shpëtimit

Partia Demokracia Sociale është një alternativë për të gjithë, pasi qeveria nuk ka çfarë të ofrojë për përmirësimin e jetesës. Kështu ka deklaruar kreu i kësaj force politike, Paskal Milo, në konferencën për rrethin e Tiranës. “Vetëm opozita është alternativa e shpëtimit të Shqipërisë. konsumimi deri në degjenerim i qeverisjes së mazhorancës aktuale; të gjithë treguesit ekonomik dhe social kanë rënë dhe ju e dini shumë mirë që kanë rënë. Në kundërshtim me ato që thotë çdo ditë kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij dhe kërkojnë t’i mbushin mendjen shqiptarëve me përrallat e La Fontenit”, – deklaroi kreu i PDS-së. Milo u shpreh se forca që ai drejton ka qenë e suksesshme në përthithjen e një numri të lartë anëtarësh, falë strukturave të mirorganizuara dhe ka një potencial të plotë për të qeverisur vendin. Të rreshtuar përkrah koalicionit opozitar, Partia Demokracia Sociale u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin këtë parti për të sjellë një qeverisje më të mirë në vend.

 

Mimi Kodheli: PS do të reduktojë borxhin publik

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli gjatë fjalës së mbajtur dje në konferencën e PS-së për programin tha se socialistët ne pushtet do ulin borxhin publik duke e orientuar vendin drejt zhvillimit ekonomik. “Do të realizojmë hapa seriozë për shlyerjen e pjesës më të shtrenjtë të borxhit ekzistues; PS do të mundësojë përmirësim të menaxhimit të shpenzimeve publike me synim minimizimin e shpenzimeve jo produktive; Ne do të synojmë, jo me fjalë,por me vepra politika të orientuara nga rritja ekonomike. Kjo do të thotë: Më pak borxhe për brezat e ardhshëm dhe më shumë qëndrueshmëri fiskale; Më shumë frymëmarrje për shpenzime produktive dhe investime që sjellin punësim dhe prodhim të etiketuar “Proudly Made in Albania” – Krenarisht Produkt Shqiptar; Kjo do të thotë: Rimëkëmbje e ekonomisë dhe rilindje e vendit! Ne mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim. PS dhe Edi Rama do ta bëjnë këtë”, – tha Kodheli.

 

 

Bushati: Ja projekti ynë për Shqipëri evropiane

“Suksesi më i fundit e ka emrin Kroacia që dënoi korrupsionin. Ne jemi të vendosur për t’i dhënë fund praktikës së dështuar, periferike dhe dritëshkurtër sipas nevojave të ditës së politikës. Ne kemi vullnetin e nevojshëm dhe kapacitetin e nevojshëm për reformimin e sektorit diplomatik. Shqipëria evropiane është projekti ynë i dinjitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe kontribut për një fqinjësi të mirë. Projekti ynë Shqipërisë evropiane vlerësoi komunikimin rajonal. Projekti ynë i Shqipërisë evropiane nuk mund të bëhet pa angazhimin e studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë, ndaj ne do bëjmë te pamundurën për të kthyer trurin”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency