Kërkohej për vjedhje, kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi…

0
184

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

 

Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se Rafael Muça, kërkohej për vjedhje në bashkëpunim, ndërsa ndaj tij ishte caktuar edhe masa ‘arrest në burg’.

NJOFTIMI I POLICISË
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Vjedhje”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë e mundur kapja e personi në kërkim:
Rafael Muça, 29 vjeç, banues në Kastriot, Dibër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për personin në hetim Rafael Muça, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes”, të kryer në bashkëpunim, të parashikura nga neni 134/2 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here