Financa praktike, si të kursehet paraja në mënyrë inteligjente?

0
195

 kursimetKujdesi për financat personale është shumë i rëndësishëm për të jetuar të qetë, pa u “mbytur” nga rreziku dhe me më shumë burime për të përballuar të ardhmen.

Ka nga ata që mendojnë se dedikimi në mënyrë autonome në “financial fitness”, pa ndihmën e një konsulenti të autorizuar, është tepër i vështirë, ose më mirë, i pamundur.

Gazetari italian, Marco Liera, themeluesi i “YouInvest”, shkolla e investimeve dhe një nga drejtuesit e gazetës ekonomike “Il Sole 24 ore”, thotë se kjo mund të arrihet, nëse mësohet se si. Në një intervistë, ai shpjegon disa hapa të rëndësishëm, që mund të ndiqen nga të gjithë ata që dëshirojnë të kursejnë në mënyrë të zgjuar.

 

Përse është e rëndësishme që të jetohet mirë?

 

Informacionet për mënyrat se si mund të kursehet, nuk mungojnë. Por, shpesh, besohet se kujdesi ndaj financave personale është një aktivitet jo edhe aq i lehtë. Në radhë të parë, për të vendosur në mënyrë të vetëdijshme mbi financat personale, duhet të merret një informacion i nevojshëm, por jo pa fund. Ndonjëherë, nëse nuk merren në konsideratë, mund të sjellin ndikime jo të favorshme në zgjedhje.

 

Cili është qëllimi?

 

Shtimi i informacionit krijon konfuzion. Mendja jonë ka nevojë që të përqendrohet mbi sa më pak informacione, që në të shumtën e rasteve duhet të kenë të bëjnë me ne vetë, sesa me tregjet financiare.

Një shembull i mirë mund të jetë blerja e një makine. Një grupi njerëzish iu dhanë katër lloje informacionesh për çdo makinë: rreth 70% e zgjodhën makinën duke u bazuar te termat kohorë dhe ai i huadhënies.

 

Por, nga duhet të nisemi për të planifikuar financat tona?

 

Mbi të gjitha, nga vetja, nga aftësia për të toleruar humbjet, për të rrezikuar dhe për të ndarë në kategori rreziqet.

 

Identifikohen nevojat, po më pas?

Më pas duhet të zgjidhet nëse do t’i besoni një konsulenti të autorizuar ose t’i besoni instinktit apo përvojës. Nëse do të zgjidhni këtë të dytën, atëherë duhet të keni edhe njëfarë disipline në informacionet që mblidhni.

 

Çfarë informacionesh duhet të njihen?

 

Në radhë të parë, duhet të dini diferencën mbi mënyrën sesi funksionojnë investimet aksionere dhe obligacionet. Më pas duhet të qartësoheni se nuk duhet të investohet në diçka, rreziqet për të cilën nuk njihen.

Dhe mbi të gjitha, duhet të mbani në vëmendje se nuk duhet të investoni në disa drejtime në të njëjtën kohë. Sa më shumë të qëndroni brenda “perimetrit”, aq më të lehtë do ta keni t’i menaxhoni. Ose në të kundërt, duhet t’i drejtoheni një konsulenti financiar.

 

Cilat janë gabimet më të zakonshme që bëhen?

 

Tradicionalisht lihet pas dore pjesa e sigurisë. Kjo sjellje është studiuar dhe përfundimi është se pranohen me vështirësi hipotezat jo të pëlqyeshme. Nga ana tjetër, ekziston edhe një njohje e gabuar se grumbullimi i kursimeve nënkupton edhe vetësigurimin, kjo është e pamjaftueshme nga pikëpamja financiare. Për shembull: Të sigurosh vetëm makinën nuk është e mjaftueshme. Gjithmonë mund të dalin rreziqe të natyrave të ndryshme.

 

Koncepti i familjes ka ndryshuar, ka më pak martesa, më shumë divorce, më shumë beqarë dhe zgjidhje alternative, si mund të ndikojë kjo në planifikimin financiar?

 

Ndryshimet në konceptimin e familjes janë shumë të rëndësishme. Ndarjet dhe divorcet përfaqësojnë burimin më të madh të humbjeve nga pikëpamja ekonomike në jetën e përditshme. Sot, divorci është një luks që mund ta përballojnë vetëm të pasurit.

Këto janë rreziqe që duhet të merren në konsideratë. Asnjë shoqëri sigurimesh nuk merr përsipër të mbulojë dëmet e shkaktuara nga një divorc.

 

Cila është zgjidhja?

 

Nuk ka një recetë ideale. Natyrisht duhet të ndërtohet një marrëdhënie që mund të qartësohet edhe më mirë nga profili i pasurisë. Duhet të qartësohen mirë fushat ekonomike ku jeni më kompetentë. E pastaj, në familje, gjithmonë duhet të flitet për paranë, ky nuk është mëkat.

Është koha që të ndryshojë kultura e diskutimit në familje për paranë. Edhe fëmijët mund të bëhen pjesë, pasi në këtë mënyrë mund të shmangen telashet gjatë ndarjes së pasurisë.

 

Cilat mund të konsiderohen sot si investime të sigurta, edhe pse asnjë nuk është 100% i tillë?

 

Ekziston një përgjigje e përgjithshme: ato që kanë rrezikshmëri më të ulët se të tjerat. Ndaj është më mirë që të mos flasim për investime të sigurta, ato nuk kanë ekzistuar as 20-30 vjet më parë. Në të gjithë këtë, ka diçka pozitive: është përmirësuar saktësia mbi rreziqet në disa investime. Për shembull: gjithnjë e më shumë njerëz janë të vetëdijshëm për rreziqet që mund të sjellin investimet në fushën e pasurive të paluajtshme.

 

Cilat janë ato?

 

Luhatja e vlerës është njëra prej tyre. Por, edhe kriza e madhe që mbërtheu këtë sektor ka krijuar një ndjesi frike. Në çdo rast, duhet t’i drejtoheni një eksperti për të mos bërë zgjedhjen e gabuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency