PS i rikthehet bojkotit, vë kusht Fierin

0
131

komisioniFlorenc Drizari

Rusmali për nëpunësin civil: Amendamentet janë vizion edhe i opozitës, por s’i lë njëri t’i thonë

 

Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e mazhorancës projektligjin për nëpunësin civil, ndërsa përfaqësuesit e opozitës bojkotuan sallën e mbledhjeve me argumentin se më parë duhet të zgjidhjet çështja e Këshilltarëve në Qarkun e Fierit. Para se kryetari i Komisionit të Ligjeve, IIir Rusmali, të fillonte shqyrtimin e draftit për nëpunësin civil, nënkryetari socialit Fatmir Xhafaj tha se nuk mund të vazhdohet me këtë çështje pa u zgjidhur më parë ngërçi i krijua në Qarkun e Fierit. “Ne nuk do jemi pjesë e këtij ligji, nuk është zgjidhur çështja e Fierit. Po mbani peng këshillin e Qarkut të Fierit”, – ka deklaruar Fatmir Xhafaj. Deputeti socialist vazhdoj më tej duke kundërshtuar edhe procedurat e ndjekura për futjen e këtij ligji në axhendën e Kuvendit. “Pas tre vitesh në sirtar, ligji nuk ka ardhur në kohën e duhur dhe është shkelur rregullorja. Ne nuk do të jemi pjesë e diskutimit për ligjin e nëpunësit civil dhe një ndër shkaqet është edhe qarku i Fierit, pasi mazhoranca e ka grabitur këtë qark”, – tha deputeti i Partisë Socialiste. Por qëndrimi i socialistëve solli edhe reagimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, i cili nga ana e tij riktheu akuzat në drejtim të opozitës lidhur me bojkotin që i bëhet reformave integruese. Pas miratimit të projektligjit për nëpunësin civil, deputeti demokrat Rusmali edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzoi kryesocialistin Edi Rama për pengesat që i bën disa prej reformave më të rëndësishme në vend, sidomos në fushën legjislative. “Edhe sikur kolegët socialist të ishin lejuar të merrnin pjesë në këtë diskutim, diskutimi gjithsesi tre sekonda do të zgjaste, sepse këto amendamente janë pikë për pikë amendamente që kanë vizionin e tyre kolegët socialist, por s’i lë njëri ti thonë, ky është dallimi. Ata i kanë në vizion por si lënë të shprehën”, – u shpreh Rusmali. ndërkaq, projektligji për nëpunësin civil është një nga tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE.

Çështja e Fierit

Diskutimi i djeshëm në Komisionin e Ligjeve riktheu përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me votimin e tri ligjeve të integrimit, veçanërisht draftit për nëpunësin civil. Bojkoti i shqyrtimit të kësaj çështjeje në komisionin parlamentare nga përfaqësuesit e së majtës, rikthyen sërish ngërçin mes dy partive të mëdha për çështjen e këshilltarëve në Qarkun e Fierit. Edhe pse palët në dukje kishin “harruar” për disa javë çështjen e Fierit, bojkoti për tri ligjet e integrimit u rikthyes sërish duke bërë që gjetja e një konsensusi mes tyre të bëhet edhe më e vështirë. Më herët pas rekomandimit të Komisionit Evropian në muajin tetor për marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, opozita vuri si kusht zbatimin e vendimeve gjyqësorë për këshilltarët socialit në Qarkun e Fierit, ndërkohë që mazhoranca propozoi që për këtë çështje palët mund të bënin mocion. Nga ana e tyre përfaqësuesit e së djathtës kërkuan votën për tri ligjet e integrimit duke vënë theksin se çështja e Fierit është lokale dhe nuk mund të bëhet pengesë për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, por lidershipi i së majtës i qëndroi deri në fund vendimit të marrë për të mos votuar ligjet me shumicë të cilësuar votash dhe që ishin vënë si kusht nga Brukseli për marrjen e statusit, pa u zgjidhur ngërçi i krijuar në Fier. Aktualisht, me rikthimin e shqyrtimit të ligjeve me shumicë të cilësuar votash në Kuvendin e Shqipërisë, pritet që debatet politike për këtë çështje të intensifikohen dhe gjetja e një konsensusi para mbajtjes së zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, të bëhet edhe më e vështirë për dy partitë e mëdha, PD dhe PS.

 

Topalli takon ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit, Azad Rahimov

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi një takim me ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit, z. Azad Rahimov. Kryetarja e Kuvendit, duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik theksoi se gazsjellësi Trans-Adriatik, TAP, ku Azerbajxhani ka një rol kryesor, është një projekt strategjik që do të ndikonte shumë pozitivisht në perspektivën e gjithë rajonit. “Vizita juaj zyrtare në Azerbajxhan, tha ai, ishte një vizitë historike, e para e një autoriteti të lartë shqiptar. Ishte një vizitë shumë e suksesshme dhe dua t’ju përcjell përshëndetjet nga të gjithë personalitet e larta që ju takuat. Takimet me Kryetarin e Parlamentit të Azerbajxhanit dhe me personalitet e larta të vendit tuaj, kanë qenë takime shume konkrete dhe jam shumë e angazhuar në rritjen e shkëmbimeve parlamentare mes Komisioneve dhe grupeve të deputetëve”, – tha Kryetarja e Kuvendit. Ministri Rahimov ndodhet në Tiranë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve shumë të rëndësishme të bashkëpunimit për rininë dhe për sportin.

 

Majko: Ja pse nuk i votova marrëveshjet me Kosovën

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, shpjegoi qëndrimin e tij të mbajtur një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve lidhur me mosfirmosjen e disa marrëveshjeve të Shqipërisë me Kosovën. Sipas Majkos, abstenimi i djeshëm në komision, u bë sepse dokumentet ishin shkruar edhe në gjuhën serbe. “Abstenova sot kundër dëshirës sime për 3 marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ishin të nënshkruara nga ministrat e Drejtësisë së dy vendeve. Arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve. Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë “ndërkombëtare” për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje”, – tha Majko në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi një ditë më parë tre marrëveshje që lidhen me bashkëpunimin me Kosovë si dhe projektligjin e nëpunësit civil. Komisioni i Ligjeve miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për transferimin e personave të dënuar”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ekstradimin” si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale”. Më pas Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe miratoi edhe projektligjin “Për nëpunësin civil”. Ky ligj u miratua vetëm me votat e mazhorancës për faktin e përfaqësuesit e Partisë Socialistë në Komisionin e Ligjeve bojkotuan shqyrtimin e draftit me argumentin se më parë duhet të zgjidhjet çështja e Këshilltarëve në Qarkun e Fierit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency