Silvester Satllone pagoi për heshtjen e së motrës

0
177

stalloneAktori i njohur Silvester Stallone thuhet se i ka paguar motrës së tij një shumë të madhe parash, pas kërcënimeve të saj se do t’i prishte karrierën me pretendimet se ai kishte abuzuar me të për vite me radhë. Dokumentet ligjore të publikuara nga “New York Post”, tregojnë se 16 vjet më parë, ylli i kinemasë kishte rënë dakord t’i paguante Toni Ann Filiti 1.2 milionë stërlina, si dhe 10.500 çdo muaj, për pjesën tjetër të jetës. Ai gjithashtu kishte ngritur një fond besimi, duke paguar 31.500 stërlina në vit për shpenzimet e saj mjekësore dhe në psikiatri. Burimet thonë se Filiti, e cila vdiq nga kanceri në mushkëri vitin e kaluar në moshën 48-vjeçare, kërcënoi aktorin e Hollivudit, me një padi në vitin 1987. Pavarësisht kësaj, ylli i filmit “Rocky” ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme pretendimet e saj për dhunë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency