200 milionë të tjera për zgjedhjet KQZ vendos sot për ndarjen e fondeve, ja sa përfiton secila parti

0
110

Florenc Drizari

 

kqzZbardhet buxheti i KQZ-së, 123 mln lekë për zgjedhjet, gjysma për pagat e administratës

 

Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, partitë parlamentare pritet të përfitojnë 200 milionë lekë nga buxheti i shtetit, si kosto për përballimin e fushatës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë mesditën e së martës projektvendimin “Për shpërndarjen e fondeve-vjetore partive politike për vitin 2013”, ndërkohë që përfituesit më të madhej të fondeve janë dy partitë PD e PS. Partia Demokratike sipas draftit të KQZ-së përfiton rreth 84 milionë lekë, ndërkohë që në vend të dytë është Partia Socialiste me 81 milionë lekë. Shpërndarja e fondeve sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë duke u bazuar në rezultatet e marra në zgjedhjet e vitit 2009. Partia e tretë për nga renditja e shumës së përfituar është Lëvizja Socialiste për Integrim, me rreth 11.7 milionë lekë. Më pas renditen partitë tre partitë e vogla parlamentare si PDIU, PBDNJ dhe PR, të cilat nuk e kalojnë shumë prej 10 milionë lekë secila. Një fond prej 352 mijë lekësh është akorduar edhe për Partinë Socialdemokrate, edhe pse kjo e fundit nuk arriti që të përfaqësohej në parlament.

Ndarja e fondeve

Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve shpjegon në relacion se rregullat e shpërndarjes së fondeve-vjetore për partitë politike janë bërë duke iu referuar tre kritereve të përcaktuara më parë si: a) 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor; b) 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare; c) 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi. Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare.

Buxheti i KQZ-së

Kostoja e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 pritet të kapi shifrën e 123 milion lekëve, pa përfshirë përdorimin e teknologjisë në Fier e Tiranë. Drafti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të miratohet të martën në komision dhe më pas ti kalohet qeverisë. Rreth 52% e shumës së përmendur më lart pritet të shkojnë për pagat e komisionerëve dhe gjithë administratës së zgjedhjeve. 17 milionë e 880 mijë lekë do të jetë kosto e bazës materiale ku përfshihen kutitë shtesë e kodet e reja të sigurisë. Për marrjen me qira të ambienteve të votimit, KQZ ka llogaritur një fond prej 1 milionë e 260 mijë lekë, shifër e ulët kjo pas vendimit për të reduktuar numrin e qendrave të votimit në ambiente private. Këtij buxheti pritet t’i shtohet brenda pak muajsh dhe kosto e teknologjisë në Fier e Tiranë. KQZ do të hapë të enjten tenderin për numërimin elektronik, ndërsa në 21 janar tenderin me ofertat për lexuesit elektronikë të kartës së identitetit. Ndërkaq, zgjedhjet vendore të 8 majit të 2011-ës kushtuan 745.6 milionë lekë, rreth 30 milionë më shtrenjtë se zgjedhjet e qershorit 2009.

Vendimet

Mesditën e së martës rreth orës 13:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të zhvillojë mbledhje edhe për shqyrtimin e projekt-vendimit për miratimin e modelit të regjistrit të ankimeve zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2013. Një pikë tjetër në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i projektvendimit për miratimin e modelit të kërkesës ankimore për ankimin në rrugë administrative të vendimeve të KZAZ-së dhe KQZ-së sipas nenit 123 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar në KQZ. Gjithashtu KQZ do të diskutoje edhe për përfshihen e një ndryshim në udhëzimin nr. 1, datë 20.2.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e zyrave rajonale zgjedhore, si dhe shqyrtimin e vendimit “Për detajimin e buxhetit të institucionit për vitin 2013”.

 

 

KQZ, buxheti për vitin 2013, totali 123,000,000          

 

Shpenzime për paga          64,300,000

Shpenzime për sigurime shoqërore dhe shëndetësore           7,700,000

Shpenzime për mallra dhe shërbime        17,880,000

Materiale te përgjithshme zyre          490,000

Materiale dhe shërbime speciale     60,000

Shpenzime për shërbime            8,505,380

Shpenzime transporti                          1,684,620

Shpenzime për udhëtime dhe dieta      1,600,000

Shpenzime për mirëmbajtje te zakonshme   1,480,000

Shpenzime për qiramarrje          1,260,000

Shpenzime për kompensime legale         2,000,000

Shpenzime të tjera operative                  800,000

Transferta për Buxhetet familjare dhe individët 3,120,000

Investime       30,000,000

 

 

Shpërndarja e 200 milion lekëve për 7 partitë politike

1. Partia Demokratike          83.582.781

2. Partia Socialiste e Shqipërisë   80.677.952

3. Lëvizja Socialiste për Integrim 11.688.438

4. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet  7.679.610

5. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut  7.917.610

6. Partia Republikane  8.101.610

7. Partia Socialdemokrate  352.000

 

Ndarja e fondeve, FRD: Po na përjashtoni nga përfitimet e ligjshme, KQZ: Nuk ju takojnë

Ndarja e fondeve për partitë politike për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ka sjellë edhe shkëmbime deklaratash mes FRD-së dhe KQZ-së. Partia Fryma e Re Demokratike shprehu shqetësimin e saj në lidhje me një praktike të re abuzive që sipas saj është duke u zhvilluar në KQZ lidhur me përjashtimin e FRD-së nga përfitimet e ligjshme që parashikon Kodi Zgjedhor për partitë parlamentare. Sekretari për çështjet zgjedhore në FRD, Ervin Karamuço, theksoi se sipas nenit 2 pika 12 e Kodit Zgjedhor, çdo parti politike që posedon të paktën një vend në Kuvend ka të drejtën të përfitojë çdo atribut që i njihet nga ky kod lidhur me financimin partiak, prezencën e tij permanente pranë KQZ-së, përfshirjen e saj në strukturat e tjera zgjedhore etj., por Fryma e Re Demokratike nuk mund të përfitojë nga fondet e vëna në dispozicion nga buxheti, pasi fondet për partitë politike ndahen sipas ligjit në raport me deputetët e fituar në zgjedhje. Ky ka qenë shpjegimi i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas akuzës së djeshme të FRD-së. Më tej KQZ sqaroi se sipas vendimit të datës 1 gusht 2009, FRD nuk ka marrë pjesë në zgjedhje si parti politike dhe rrjedhimisht kjo parti nuk ka përfituar mandate sipas vendimit të mësipërm.

 

23-vjetori i rrëzimit të “Stalinit” në Shkodër, Topalli: Ne bëjmë histori, ne ecim përpara

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë ceremonisë përkujtimor që u zhvillua dje në Shkodër me rastin e 23-vjetorit të rrëzimin e bustit të Stalinit, vlerësoi kontributin e qytetarëve shkodranë, të cilët iniciuan kundërshtimin e hapur kundrejt regjimit komunist të asaj kohe. “Të gjithë e donim, të gjithë e shpresonim, por ndoshta dukej e pamundur në atë periudhë. Në fakt, ajo që dukej e pamundur, u bë një realitet”, – tha Kryetarja Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit mirënjohje dhe nderim për ata që guxuan të dilnin hapur kundër regjimit, si dhe falënderoi qytetarët që mbështetën protagonistët e rrëzimit të bustit. “Ne jemi shkodranë, ne jemi shqiptarë. Ne jemi patriotë, ne e duam këtë vend dhe sot më shumë se kurrë, ne përulemi me mirënjohjen më të thellë ndaj atyre që ishin të parët. Një vit përpara se të krijohej Partia Demokratike në qytetin tonë, shumë muaj përpara se lëvizja të fillonte në Tiranë dhe në qytetin Studenti, ne kemi qenë gjithmonë të parët, ne i ndryshojmë gjërat. Ne bëjmë histori, ne ecim përpara. Unë sot në emër të Kuvendit të Shqipërisë, dua të falënderoj gjithë qytetin tim, falënderoj të gjithë qytetarët që iu bashkuan protagonistëve, në mënyrë të veçantë të përulem me shumë mirënjohje dhe respekt ndaj atyre burrave që janë sot këtu me shumë thjeshtësi, sikur të kishin bërë një gjë të zakonshme, por në fakt vepra e tyre është historike, e madhe e thellë. Ndryshoi kohën. Ndryshoi vendin, na ndryshoi jetën të gjithëve”, – tha Topalli. Ndërkaq, 23 vjet më parë, në 14 janar 1990, në Shkodër me dhjetëra burra dhe djem të të këtij qyteti, në një klimë të tensionuar, edhe pse diktatura komuniste ishte në ditët e fundit të sundimit të saj, guxuan dhe rrëzuan bustin e Stalinit që ishte vendosur në qendër të qytetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency