Zhvillimi Bode: Rritja ekonomike për vitin 2013 do të jetë 4%

0
131

 Ervin Kaduku

bodeeeMinistri i Financave, Ridvan Bode, e ka cilësuar 2012-ën si vitin më të vështirë kur ekonomia shqiptare pësoi një rritje modeste

 

Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka prezantuar përpara mediave bilancin e punës për vitin 2012. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar ekonomia u përball me ritëm të ulët rritjeje, për shkak të krizës që ka kapur Eurozonën. Numri një i financave parashikon që për vitin 2013 rritja ekonomike do të jetë në nivelin rreth 4%. Bode tha se papunësia në vend kapi shifrën prej 13.4%, ndërsa inflacioni mbeti i stabilizuar. Ai tha se tashmë ekonomia shqiptare e kapërceu krizën dhe vijon të operojë në një terren pozitiv.

“Ekonomia shqiptare e kapërceu krizën dhe inflacioni është në nivele të ulëta historike. Inflacioni është 2% krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe ky inflacion mbetet i stabilizuar. Norma e papunësisë e cila ka një luhatje ulje-ngitje është 13.4%, pra është i njëjti nivel edhe në periudhat paraardhëse. Deficiti buxhetor është 3.2% i Prodhimit të Brendshëm Bruto”, – tha Bode.

I pyetur për CEZ-in, Bode tha: “Çështja energjetike ashtu si dhe Albpetroli janë pjesë e Ministrisë së Ekonomisë. Nga pikëpamja e përgjithshme sa influencon ikja e CEZ-it, nuk është lajm i mirë. Nuk është lajm i mirë ikja e një investitori për më tepër që ai është investitor i madh. Ishte një investitor që mund të punonte dhe të na ndihmonte siç ishte energjia elektrike. Por ata treguan se nuk plotësuan dot kriteret si në performancë, të ardhura etj. Për hir të një kompanie që ka emër të madh ne nuk mund të rrezikojmë interesat e shqiptareve”, – tha Bode.

Ndërsa vlerësoi dhe njëherë se taksa për biznesin e vogël nuk duhet të hiqet, ashtu siç pretendon PS. Sipas Bodes, ky do ishte rrënim për bizneset e mëdha. “Nëse hiqet taksa për biznesin e vogël atëherë gjithë të mëdhenjtë i bie të shkërmoqen dhe mbetën 3-4 kompani publike dhe të mëdha”.

 

Ekonomia, rritje modeste
Ministri i Financave, Ridvan Bode, e ka cilësuar 2012-ën si vitin më të vështirë kur ekonomia shqiptare pësoi një rritje modeste si pasojë edhe të ndikimit nga kriza globale.

Ndërsa ka bërë një analizë të vitit që lamë pas, ministri Bode theksoi se papunësia në vend kap shifrën prej 13.4 për qind, ndërsa inflacioni mbetet i stabilizuar.

Gjithashtu, ministri Bode theksoi se ekonomia shqiptare e kapërceu krizën dhe vijon të kooperojë në një terren pozitiv
“Ekonomia shqiptare e kapërceu krizën dhe inflacioni është në nivele të ulëta historike. Inflacioni është 2 për qind krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe ky inflacion mbetet i stabilizuar. Norma e papunësisë e cila ka një luhatje ulje-ngitje është 13.4 për qind, pra është i njëjti nivel edhe në periudhat paraardhëse. Deficiti buxhetor është 3.2 për qind i prodhimit të brendshëm bruto”, – tha Bode.

Taksa për biznesin e vogël
Ministri vlerësoi dhe njëherë se taksa për biznesin e vogël nuk duhet të hiqet, ashtu siç pretendon PS. Sipas Bodes, ky do ishte rrënim për bizneset e mëdha. “Nëse hiqet taksa për biznesin e vogël, atëherë të gjithë të mëdhenjtë i bie të shkërmoqen dhe mbeten 3-4 kompani publike dhe të mëdha”, – tha Bode.

 

Zhvillimet

Duke folur për zhvillimet ekonomike për vitin 2012, Bode u shpreh se rritja ekonomike vlerësohet të jetë rreth 1.5-2% dhe se inflacioni ishte në nivelin e tij më të ulët prej 2%.
“Të ardhurat, – tha ai, – u llogariten sa 24.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose 330 miliardë, lekë pothuajse sa një vit më parë”. Sipas tij, edhe shpenzimet u mbajtën nën kontroll, ndërsa investimet publike llogariten 55.3 miliardë lekë. “Si rezultat i kësaj politike, – u shpreh më tej Bode, – deficiti buxhetor llogaritet 3.2% e PBB-së”.
Viti 2012 shënoi rritje të fortë të nivelit të investimeve të huaja direkte, ndërsa qëndrueshmëria ekonomike rezultoi favorizuese për to. Gjithsesi, tha Bode, kriza ekonomike preku kanalet bankare, të cilat si rezultat i kësaj ulën mbështetjen me kredi për individët dhe biznesin në masën prej 300 milionë dollarë.
Sa i takon borxhit publik, Bode tha se niveli i borxhit publik ishte në ritme normale dhe se nuk është rritur kosto e shërbimit të tij. “Borxhi publik u përdor vetëm për investime publike”, – deklaroi Bode.
Në kushtet e një krizë të rëndë, nënvizoi Bode, është bërë kujdes i shtuar për të ruajtur dimensionet kryesore të shoqërisë dhe mbrojtur shtresat më të ekspozuara. “Fatura sociale, – tha ai, – llogaritet 141 miliardë lekë, që rezulton më e madhja në rajon”.
Duke u ndalur në reformat strukturore të ndërmarra nga MF, kreu i financave publike bëri të ditur se janë ndërmarrë reforma strukturore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe biznesit për të lehtësuar aktivitetin e tyre ekonomik në kushtet e krizës. “Politika e taksave të ulëta, e ndjekur nga kjo qeveri, është një stimul me efekte pozitive për biznesin”, – tha Bode.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency