“Shqiponja” Rita Ora

0
176

Ora-fluturim1Rita Ora ka përfituar nga qëndrimi i saj në Dubai, duke zgjedhur fluturimin.
Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka publikuar një video për fansat e saj për të ndarë bashkë me ta eksperiencën fantastike e të hedhurit me parashutë. Në video shihet këngëtarja 23-vjeçare duke u hedhur nga avioni së bashku me një instruktor.
Pasi zbret në tokë, Rita i drejtohet kameras duke thënë: “Kjo ishte gjëja më e bukur që kam bërë në jetën time”. Videoja e Ritës duke kërcyer me parashutë nga një lartësi prej rreth 4000 metrash është postuar në Youtube me pamje spektakolare. Së bashku me Ritën ka kërcyer edhe e motra e saj Elena, ndërsa në tokë i ka pritur vëllai i vogël Doni, me kamerë në dorë. Një eksperiencë e tille në Dubai, kushton diku rreth 350 euro, dhe natyrisht është një çmim që, Rita mund ta përballoj me lehtësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency