Deputeti i LSI takohet me Haradinajn në Strasburg, i çon përshëndetje nga Meta

0
166

Deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj ka udhëtuar sot drejt Francës me porosi të kryetarit të partisë, Ilir Meta, për të zhvilluar një detyrë të veçantë. Ai është takuar në Strasburg me Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili prej kohës kur u ndal në aeroportin e Baselit, nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, në pritje të vendimit të gjykatës franceze.

Gjykata e Apelit në qytetin Colmar të Francës lindore, vendosi të shtyjë për datën 6 prill vendimin lidhur me kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte. Por nga video e takimit, duket se kreu i AAK-së po e pret me shumë qetësi vendimin dhe këtë e dëshmon fakti se ai shfaqet shumë i qeshur e optimist në shoqërinë e Çelaj.

Gjatë takimit, deputeti i LSI-së i ka përcjellë Haradinajt mesazhet e kryetarit Ilir Meta, si dhe i ka shprehur atij mbështetjen nga gjithë shqiptarët patriotë.

BISEDA
Flamur Çelaj: Faleminderit që na prite!
Ramush Haradinaj: E kam për nder sot që të pres një vëlla timin, deputetin Flamur Çelaj, nga Vlora. Është deputet i LSI, koleg i imi, dhe mikut tim Ilir Meta. Është një ndër i madh me prit një vëlla me këtë mision të mirë që të jemi bashkë. Faleminderit shumë.
Flamur Çelaj: Unë ju falënderoj. Është kënaqësi për mua që erdha dhe u bëra përkrahës i kauzës më të rëndësishme që ka Shqipëria sot. Unë nuk kam ardhur i vetëm, kam ardhur me përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë për t’i treguar komandantit që gjithë shqiptarët patriotë janë me ty, dhe janë përkrah teje. Do jemi bashkë pasi të bashkuar mund t’i bëjmë ballë çdo lloj rreziku. Ju përcjell të gjitha urimet dhe përshëndetjet e z.Ilir Meta, i cili më la edhe detyra të veçanta për t’i diskutuar së bashku, dhe për të bërë të qartë se jemi të gjithë pro teje, dhe të presim të kthehesh në Kosovë, pranë familjes tënde dhe pranë të gjithë shqiptarëve të Kosovës.
Ramush Haradinaj: Faleminderit. Jemi krenarë që jemi shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here