Frederico Mahora, sfilatë profesionale, vlerësimi i grimit tek modelet

0
132

sfilataTë vlerësosh të bukurën është nder dhe kënaqësi. Kemi parë jo rrallëherë që në Tiranë janë organizuar evenimente të mëdha lidhur me tredin më të fundit, modën. Janë shfaqur modele me trup elegant dhe të hollë, duke reklamuar veshje nga më të ndryshmet. Look-u i tyre ka një impakt mjaft të madh, ndaj dhe sfilata që ka realizuar për herë të parë kompania FM GROUP ALBANIA është fokusuar në këtë detaj mjaft shprehës. Vlerësim ky që kërkon mjeshtëri dhe sy kritik. Sfilata e FM-GROUP Albania, kishte si synim vlerësimin e grimit më të mirë që aplikohej tek modele të ndryshme. Taktika këto, që u vunë në dukje nga një juri profesionale, e cila do të vlerësonte grimin më të mirë. Kompania që ka realizuar këtë sfilatë ka një famë të madhe botërore, pasi është e njohur në botën e parfumeve, kozmetikës dhe produkteve të tjera bio. Çdo konkurs ka një fitues, ndaj këtë çmim të madh arriti ta rrëmbejë vajza me emrin, Xhulia Musagalliu, vendi i dytë u pasua nga Suela Malo dhe vendi i tretë nga Enkeleda Kola. Mbetet për t’u theksuar, se kjo ide origjinale vihet në aplikim vetëm në Shqipëri, pasi shtetet e tjera ku ekziston FM-GROUP, tashmë 54 shtete, nuk kanë bërë një gjë të tillë më parë. Shumë shpejt, ky eveniment do ketë një përshkallëzim, ku pritet një organizim në datën 14 shkurt. Priten ide të tjera tepër goditëse dhe origjinale, nga ideatorët e saj. Le të presim deri atëherë!!!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency