Shkolla e re Rama, stop kërcënimeve ndaj qytetarëve, përgjigjen e merr sa herë që të ketë zgjedhje

0
121

basha“Jam i bindur se qytetarët e Tiranës e kanë refuzuar një herë gjuhën e konfliktit politik, gjuhën e kërcënimit dhe çdo zgjedhje individuale apo politike e z. Rama për të rikthyer kërcënimet ndaj banorëve të Tiranës, jam i sigurt se do të marrë përgjigje të njëjtë, sa herë që të ketë zgjedhje”, – tha Basha

                            

“Ish-kryebashkiaku duhet të kërkojë ndjesë, që e la Tiranën 11 vjet, pa plan”. Kështu ka deklaruar kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pyetur për qëndrimin e Ramës lidhur me planin urbanistik te kryeqytetit, miratuar në mbledhjen e 24 qershorit. “Së pari, mendoj se para se të flasë për planin urbanistik, i cili pas 23 vitesh i ofrohet qytetarëve të Tiranës, z. Rama, në pozitat e ish-kryetarit të bashkisë duhet të shpjegojë se çfarë e pengoi ose çfarë nuk e motivoi, që ta bënte këtë plan në 11 vite. Së dyti, mendoj se bashkë me shpjegimin, çfarëdo të jetë justifikimi, do të ishte e arsyeshme të kërkonte ndjesë për mungesën e planit, që i ka sjellë kaq shumë dëme qytetit dhe veçanërisht në zhvillimin pa planifikim dhe në trajtimin e pabarabartë të pronës së qytetarëve. Së treti, shpreh keqardhjen që ka zgjedhur gjuhën e kërcënimit, në veçanti për komunitetet autoktone dhe komunitetet e vjetra që përfitojnë nga ky çlirim i planit, nga paragjykimet apo ato instrumente që u përdorën për të “ngrirë” zhvillimin e pronës së tyre”- tha Basha.

Plani

Sipas tij, ndërkohë që prona të tjera u zhvilluan, pronat e tyre u “ngrinë” me justifikime të paqëndrueshme, zona monumentale, ndërkohë që ishin prej kohësh zona në nevojë të madhe për zhvillim. “Jam i bindur se qytetarët e Tiranës e kanë refuzuar një herë gjuhën e konfliktit politik, gjuhën e kërcënimit dhe çdo zgjedhje individuale apo politike e z. Rama, për të rikthyer kërcënimet ndaj banorëve të Tiranës, jam i sigurt se do të marrë përgjigje të njëjtë, sa herë që të ketë zgjedhje”- tha Basha. Deklarata u bë dje pas nisjes se punës për shkollën e re në Laprakë, “Ahmet Gashi”, e ndërtuar në vitin 1960 që do të ndërtohet nga e para.

Shkollat

Në fund të vitit 2013, 1000 nxënësit e Laprakës do të kenë një shkollë të re, duke i dhënë fund mësimit në kushte të papranueshme dhe me turne. Shkolla “Ahmet Gashi”, e ndërtuar në vitin 1960 do të ndërtohet nga e para. Ka nisur puna për shembjen e saj, duke i hapur rrugën ndërtimit të shkollës së re. Kryebashkiaku Lulzim Basha, Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, njëherësh deputet i zonës, Aldo Bumçi kanë qenë të pranishëm, në nisjen e punës, për t’i dhënë Laprakës një shkollë të re.  Shkolla e re do të ketë 25 klasa, 6 laboratorë dhe dy klasa pune si dhe do të akomodojë një kapacitet prej 1000 nxënësish, duke përmbushur kështu një nevojë të madhe të komunitetit të zonës por duke hequr një nga hallet e mëdha të prindërve që ka qenë mësimi me dy turne në këtë shkollë. Po kështu, do të ndërtohet një palestër e parametrave modernë si dhe do të bëhet rikualifikimi i të gjithë ambienteve rrethuese të shkollës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency