Rrëfen kujtimet, Berisha përshkruan udhëtimin e parë në Tiranë

0
131

KUJTIMET BERONë ditën e Krishtlindjeve, krahas urimit të drejtpërdrejtë për shqiptarët, kreu i ekzekutivit rezervoi edhe një “kartolinë” për fansat e tij në rrjetin social “facebook”. “ Një mesazh për Kirshtlindje”, ishte rrëfimi i kryeministrit rreth kujtimeve të tij në moshën 14-vjeccare, kur erdhi për herë të parë në Tiranë e ku njëkohësisht vizitoi kishën, e cila më pas u shkrumbua nga diktatura. Në këtë mesazh nuk mungojnë edhe thirrjet politike, ku kreu i mazhorancës pohon se bllokimi i statusit nga opozita do të marrë përgjigjen që meriton në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013. Mesazhi i plotë kryeminsitrit në “facebook” vijon si më poshtë:

“Sot shkova për vizitë në selitë e udhëheqësve më të lartë të besimit të krishterë në Shqipëri. Urova përzemërsisht ata dhe të gjithë besimtarët e krishterë, besimtarët e Zotit në këtë ditë të shenjtë. Në këto vizita, në Katedralen e “Shën Palit” dhe Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, më erdhi në mendje udhëtimi im i parë në moshën 14 vjecare për në Tiranë si dhe dita ime e dytë në kryeqytet. Gjate rrugës, në Vaun e Dejës, ura mbi lumin Drin ishte e pasigurt ndaj dhe na zbritën nga autobuzi për të kaluar urën në kembe. Unë përfitova nga kjo dhe vrapova për të vizituar kishën mahnitëse që ndodhej pak metra larg nga ura, për të cilën kisha lexuar se ishte kisha më e vjetër e vendit. Në Tiranë erdha dy ditë para fillimit të shkollës. Pasi u rregjistrova në shkollë dhe në konvikt ditën e parë, të nesërmen, që ishte ditë e dielë, i vetëm rrugës së Dibrës zbrita për në qendër. U solla nëpër shesh dhe më pas, në qendër të kryeqytetit vizitova xhaminë afër Sahtit. Më pëlqeu shumë nga jashtë por brenda nuk hyra dot pasi ishte e mbyllur. Më pas vizitova kishën ortodokse, ndërtesa më e madhe në krah të saj, hijerëndë dhe shumë e madhe, plot me ikona dhe piktura murale. Pak më tutje vizitova kishën katolike, e cila nuk ishte aq e madhe por shumë e bukur. Në betejën kundër Zotit, bllokmenët hoxhist, kishën në Vaun e Dejës e hodhën në erë me dinamit. Kishën e madhe ortodokse dhe kishën kotolike afër saj i rrafshuan dhe ndërtuan mbi truallin e tyre Hotel Tiranën dhe Hotel Pezën, të bindur se fituan betejën kundra Zotit. Por mashtruan veten. Vërtet ata në një akt barbarie shkatërruan vlera, thesare përrallore të trashegimisë sonë, por ja sot Katedralja e “Ringjalljes se Krishtit” dhe Katedralja e “Shen Palit” ngrihen madhështore përsëri në qendrën e kryeqytetit tonë. Natyrisht nuk kanë lashtësinë e tyre por kanë krenarinë e ringjalljes dhe të dëshmimit se betejat me Zotin dhe ato kundër vlerave, të dënojnë me honet e historisë. Sot bijtë e atyre që minuan e rrafshuan kishat, xhamitë dhe teqet dhe që ne i permbysem në vitin 90-të, kanë ngritur para nesh në këtë 100 vjetor murin e bllokimit për statusin e vendit kandidat. Kot e kanë. Më 23 qershor do t’ju rezervojmë fatin e etërve të tyre dhe do shembim me votën tonë edhe murin e tyre të bllokimit. Edhe një herë Gëzuar Krishtlindjen!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency