Ideologjia, interesi kombëtar dhe gjeopolitika

0
858

Prof. dr. Pajtim Ribaj

 

Ideologjia është një përmbledhje gjithëpërfshirëse dhe konsekuente idesh, me anën e së cilës një grup shoqëror krijon një botëkuptim. Termi u përdor për herë të parë më 1796 nga filozofi francez Dëstut dë Trejsi, i cili nënkuptonte një shkencë të re (fjalë për fjalë, idea-ology) që ka për qëllim të zbulojë origjinën e mendimit dhe ideve të vetëdijshme. Nga një perspektivë një ideologji është pak a shumë një sistem koherent idesh, që jep bazën për një aksion të organizuar e mund të ketë si qëllim të ruajë, të modifikojë ose të përmbysë sistemin ekzistues. Kështu që të gjitha ideologjitë: (a) bëjnë një përshkrim të sistemit ekzistues zakonisht në “prizmin” botëror, (b) japin një model të së ardhmes së dëshiruar, një vizion për shoqërinë e mirë, (c) përshkruajnë se si duhet dhe mund të bëhet ndryshimi politik… Në nivel “themelor” ideologjitë i përngjajnë filozofive politike; në nivel “operativ” marrin formën e lëvizjeve të gjëra politike (Seliger:1976). Termi ka pasur konotacione shumë të ndryshueshme, dhe të paktën në kuptimin e përgjithshëm, ka qenë detyrimisht keqësues, termi për të cilësuar idetë e të tjerëve, kurrë idetë e veta. Për disa, sidomos marksistët, ideologjia zakonisht përdoret për të përshkruar botëkuptimin e sunduesit. Për realistët ndryshimet ideologjike ndërmjet shteteve nuk kanë shumë rëndësi, sepse të gjithë pjesëtarët e sistemit ndërkombëtar ndjekin interesat e tyre kombëtare në rrethanat e paqëndrueshmërisë së aleancave. Ministri parë i BS, Leone Trocki besonte se revolucioni do të përhapej në tërë klasën punëtore. Pasi mori detyrën, ai deklaroi se do të “bënte disa deklarata dhe do ta mbyllte këtë çështje. Edhe vende që përjetuan revolucione të mbështetura në ideologji, kanë prirje ta humbasin zellin e tyre ideologjik, qoftë fundamentalistët islamik, revolucionarët apo komunistët e Maos, ose demokracia e SHBA të 1776. Brenda disa dhjetëvjeçarëve këta shtete janë kthyer interesave kombëtare duke i vendosur ato mbi ideologjinë p.sh. aleanca e Stalinit me Hitlerin dhe aleanca me perëndimin gjatë Luftës së Dytë Botërore, aleanca SHBA-Kinë, etj. Nuk do të thotë se ideologjia e filozofit politike nuk luajnë fare rol në politikat ndërkombëtare. Ideologjitë mund të ndihmojnë për të mobilizuar popullsitë kombëtare që ta mbështet një shtet në veprimtaritë e tij ndërkombëtare p.sh. rasti i nazizmit, etj.

 

Ideologjia dhe interesi kombëtar

“Ideologjia është një plan për përmirësimin e shoqërisë, ose të paktën pretendimi për të qenë të aftë për ta bërë këtë”. Ideologjia është një nga konceptet kryesore të Hans Morgenthaut si filozofi e marrëdhënieve ndërkombëtare. Morgenthau adopton përdorimin e “ideologjisë së veçantë” dhe “ideologjisë së përgjithshme” për të analizuar funksionin e fshehur, motivin e pavarur në funksion të ideologjisë dhe funksionin e koordinimit dhe nxjerr në pah dëmet e shkaktuara nga politika e jashtme e bazuar mbi ideologji abstrakte racionaliste. Ai kritikon kryqëzata e ideologjisë Demokratike të promovuar nga liberalizmi dhe nxjerr në pah se universaliteti i demokracisë amerikane qëndron në konceptin e saj udhëzues dhe nuk duhet të zbatohen mekanikisht në vende të tjera. Eksportimi i demokracisë me forcë jo vetëm që do të sjellë pasoja katastrofike, por është e pamoralshme. Konflikti i ideologjisë mund të zgjidhet vetëm nga vetë vendi. Vështirësia e Morgenthaut për sa i përket rolit të ideologjisë në përkufizimin e interesit kombëtar zbulohet plotësisht në përballjen sovjetiko-amerikane. “Të shikosh armatat ruse vetëm 100 km larg Renit, në Ballkan” do të përfaqësonte për Morgenthaun, një kërcënim për interesin kombëtar amerikan, edhe nëse komunizmi nuk do të kishte triumfuar kurrë në Moskë. Jo rastësisht, pikërisht në pjesën e interesit kombëtar të përkufizuar nga Morgenthau si “i përhershëm”, ai përjashton se ideologjia mund të ketë një rol të çfarëdoshëm. Dhe megjithatë, nëse ka një sens për të folur për një interes kombëtar të përhershëm të një Shteti, ky nuk mund të mos përfshijë tutelën e formës institucionale dhe të parimeve të legjitimitetit, duke qenë se është e vështirë të paramendohen kontributet e ideologjisë. Ajo që rrezikohet të krijohet, në këtë mënyrë, është një dialektikë false dhe e pakapërcyeshme ndërmjet interesit kombëtar dhe ideologjisë. Ideja e interesit kombëtar nuk është e dallueshme nga e mira e përbashkët e shoqërisë, por mund të përfshijë dy kuptime të dallueshme nga e mira e përbashkët. I referohemi një sërë karakteristikash “që nuk varen nga qëllimet e seleksionuara nga politikë-bërësit” Me të dytën, kërkohet të identifikohen “një sërë objektivash me anë të së cilave liderët përballen me vetë interesin kombëtar – perceptimet e tyre për interesin kombëtar – në vend të së mirës së përbashkët në vetvete”. Morgenthau vendos një farë barazie ndërmjet arenës së jashtme dhe të brendshme. Ndërmjet “inside” dhe “outside” bie kështu një “perde hekuri”… Ideologjia mund të krahasohet shumë me fenë, veçse e para përpiqet të përmirësojë gjërat në këtë botë, në vend të botës tjetër… Ajo më shumë i shton e qëndron si simbol i konflikteve midis grupeve e shteteve se sa i shkakton ato (J. Goldstein). Njerëzit që tërhiqen nga një ideologji e caktuar shpesh e paraqesin fenë si një pasion dhe mosrespektim të realitetit empirik… Në luftën kundër komunizmit, të gjitha përpjekjet e qeverisë amerikane ishin të kufizuara për hulumtimet e aktorëve të kontrolluar drejtpërdrejt nga qeveria sovjetike, pa qenë në gjendje të bëjë asgjë kundër lëvizjes komuniste në vetvete dhe aq më pak kundër mishërimeve të saj më të larmishme dhe të maskuara që prej fillimit të viteve ‘60. Detanta me Republikën Popullore të Kinës u bazua në një konvergjencë të interesave strategjike pothuajse totale, e fituar në mënyrë të pavarur në Uashington dhe Pekin të cilat gjetën tek Bashkimin Sovjetik një armik të përbashkët, përkundër diversitetit ideologjik. Miqësia e vjetër kino-amerikane ofroi një sfond kulturor më pjellor mbi të cilin do të ndërtohej një ulje e tensionit modest në drejtim të bashkëpunimit praktik, por megjithatë e vërtetë dhe e përbashkët… Në një optikë realiste, pra, nuk jepen shpjegime për uljen e tensioneve: Nëse Afganistani, pushtimi i të cilit nga sovjetikët çoi në braktisjen zyrtare të uljes së tensioneve në Shtetet e Bashkuara, kish rëndësi strategjike në vitin 1979, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për zonat e tjera ku ulja e tensioneve ra në krizë (Angola). Do të kishte qenë domethënëse, ushtrimi ideologjik i politikës ndërkombëtare në rastin e emigrimit të hebrenjve nga BRSS. Midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, megjithatë, shtendosja nuk ka prodhuar një reduktim të armiqësisë: në prani të interesave të përbashkëta, si në fushën e konkurrencës bërthamore, ulja e tensionit arriti rezultate autentike, por kur ishin të nevojshme kompromiset më problematike (Bota e Tretë dhe Lindja e Mesme) armiqësia e vazhdueshme vazhdoi të kishte një nivel të lartë të konfliktit…Për të kuptuar detantën është e nevojshme, pra, një studim me origjinë të brendshme të politikës së jashtme amerikane në vitet ‘60 dhe ’70: nuk është vetëm bashkëveprimi strategjik ndërmjet SHBA dhe Bashkimit Sovjetik që është i rëndësishëm, por edhe mënyra në të cilën Uashingtoni institucionalizoi rendin botëror duke e parë nën dritën e një kuadri analitik interesash dhe ideologjish të përbashkëta. Vetëm atëherë mund të shpjegohet pse ulja e tensionit me Kinën vazhdoi pa pengesa nga tre administratave kryesore (Nixon, Ford, Carter) dhe shtatë legjislatura amerikane në vitet e pas uljes së tensioneve, ndërsa çdo marrëveshje me Bashkimi Sovjetik u zhvillua me kosto dhe beteja rraskapitëse politike.

Kundërshtimi i detantës është një shembull i përsosur i strukturës së përzier të interesave dhe ideologjive të përmendura më sipër: antikomunist i papajtueshëm, Jackson ishte mirëdashës ndaj Kinës; ndërkohë që dënon shkeljet e Bashkimit Sovjetik për të drejtën për të emigruar, dhe fal tiranit kineze. Kundërshtimi është pjesërisht i shpjegueshëm: në dallim nga RPK, Bashkimi Sovjetik, përbënte një kërcënim strategjik për Shtetet e Bashkuara. Interesat dhe ideologjitë, por edhe oportunizmi dhe cinizmi – të gjitha në një fjalë: demokracia – janë arsyet pse është e përshtatshme për të studiuar detantën si projekt amerikan dhe jo vetëm si një fenomen ndërkombëtar.

 

Gjeopolitika dhe rreziku i ideologjisë

Gjeopolitika është mjeshtëria dhe vënia në jetë e analizës, frenimit, parandalimit, parashikimit, largpamësisë dhe ushtrimit të ndikimit politike mbi një territor të caktuar. Në mënyrën më tipike, ajo është metoda e analizimit të politikës së jashtme, e cila përpiqet që të kuptojë, shpjegojë dhe parashikojë zhvillimet e politikës ndërkombëtare, kryesisht në ndryshoret e gjeografisë. Në aspektin akademik, gjeopolitika përfshin analizimin e gjeografisë, historisë dhe shkencave sociale duke iu referuar hapësirës politike dhe modeleve të shkallëve të ndryshme (të cilat renditen që nga niveli shtetëror në atë ndërkombëtar). Gjithashtu, studimi i gjeopolitikës përfshin hulumtimin e përbashkët të marrëdhënieve ndërmjet interesave të aktorëve politikë, interesa të fokusuara në një rajon, hapësirë, element gjeografik apo rrugëkalime, marrëdhënie të cilat krijojnë një sistem gjeopolitik. Gjeografia fizike, në të gjithë përbërësit e saj është përcaktuesi i parë gjeopolitik; është ajo që i ka vendosur popujt atje ku ata janë, që ka bërë të mundur ndërtimin e shteteve sedentare, ose në të kundërt të lëvizjeve nomade, është ajo që ka ruajtur veçoritë fetare dhe etnike. Por ky përcaktues nuk vepron i vetëm tek grupet njerëzore dhe as nuk është përsosmërisht i parezistueshëm. Faktorët e gjeografisë fizike dhe njerëzore veprojnë në kohë, përgjatë historisë së shoqërive njerëzore. Ato formojnë kuadrin e përhershëm në të cilin nënshkruhet lidhja mes të shkuarës dhe të tashmes, historisë së marrëdhënieve të njerëzve brenda shteteve (gjeopolitika e brendshme), asaj të marrëdhënieve midis vetë shteteve (gjeopolitika e jashtme). Konfliktet që trazojnë botën gjejnë frymëzim thelbësor në qëndrueshmërinë e linjave klanore, etnike, kombëtare, fetare, gjuhësore ose të qytetarisë dhe në zhvillimin e dinamikave demografike. Gjeopolitika post moderne, apo më saktë, ajo çka qendra Stratfor ka ndryshuar në termin e saj “gjeopolitikë” tregon bashkëveprimin e burimeve natyrore, dominimit strategjik dhe dominimit të hapësirës gjeografike në njërën anë dhe aktorët e ndryshëm shtetërorë ose jo shtetërorë që kërkojnë individë sikurse dhe interesa kolektive nga ana tjetër. Nazistët e shfrytëzuan gjeopolitikën për të përligjur synimet e tyre për ekspansion. Meqë termi “gjeopolitikë” qe lidhur drejtpërdrejt me keqpërdorimin politik dhe ideologjik në Rajhun e tretë, kjo shkencë pas 1945 u përçmua.Se ne duhet të heqim dorë nga emri me ngarkesë ‘gjeopolitikë’, megjithë përmbajtjen e ndryshuar. Ky nocion e ka marrë tashmë vulën dhe prandaj në të ardhmen mund të përdoret po aq pak lirisht sikurse fjala nacional-socializëm për formën aktuale të një socializmi kombëtar” (Schöller)… Libri i Maull “Gjeografia Politike” (1956) jashtë shtetit u kuptua si zgjim i ri i gjeopolitikës së vjetër gjermane me të gjitha tiparet e determinizmit, shovinizmit, nacionalizmit dhe orientimit drejt pushtetit”. Megjithëse termi “gjeopolitikë” u zhduk nga përdorimi gjuhësor jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën, shumë ngjarje pas luftës së dytë botërore mund të cilësohen si gjeopolitike në sensin e mirëfilltë ndarja e Evropës, fundi i perandorive koloniale, lindja e sërë shtetesh të reja dhe rritja e rivaliteteve midis tyre”. Politika e jashtme sovjetike synonte të çlirohej nga situata kontinentale dhe të siguronte dalje për tërë vitin në detet e hapur, mendon Meissner. Synimi kryesor i BS ka qenë që krijimi një brezi sigurie rreth “heartland”-it të tij, në mënyrë që t’iu përgjigjej trupave kundërshtare mundësisht larg vendit bërthamë (Brill, 1994, S. 125). Sigurisht termi “gjeopolitikë” ishte në përgjithësi tabu në BS. Edhe në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore pati një raport të tensionuar me termin “gjeopolitikë”. Përplasja amerikano-sovjetike nuk është një rrugë përkohësisht e gabuar, përkundrazi është një kontradiktë e gjatë historike me përmasa globale, sidoqoftë me prioritete të qarta gjeopolitike”(Brzezinski). Kjo luftë duhej të bëhej para së gjithash në Euroazi-në rajonet e vendeve rreth “Pivot Area”. Tek këto shtete hynin ndërmjet të tjerash Gjermania, Korea e Jugut, Filipinet, Irani dhe Afganistani.

 

Kundërshtimi i “ideologjizmit

Te rithemelosh gjeopolitikën nuk do të thotë t’i veshësh kësaj një ideologji çfarëdo apo të maskosh realitetin me iluzionin identitar, sepse nuk ia vlen të mohosh identitetin për të luftuar identitarizmin. Përkundrazi, do të thotë të pranosh forcën e reales, të forcave të thella të historisë që edhe vetëm me ekzistencën e tyre i japin kuptim gjenisë që njeriu vë përballë qëndrueshmërisë së faktorëve deterministë Yves Lacoste, në përpjekjen e tij për rehabilitimin e gjeopolitikës në vitet 1980, kritikoi një postulat që predominonte në Universitetin francez në vite dhe sipas të cilit të gjitha problemet, përfshirë edhe rivalitetet politike, ishin vetëm pasoja të rivaliteteve ekonomike. Para tij, Fernand Braudel kërkonte përmbysjen e shkakësisë dhe përdorimin e gjeografisë në shpjegimin e ekonomisë. Një prirje një-shkakore, dhe pikërisht ajo që predominonte gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë midis dy botëve kapitaliste dhe komuniste, ishte shpjegimi i historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare nëpërmjet përplasjes së ideologjive, çka mundëson, nëse zbatohet teoria marksiste, përmbledhjen e historisë botërore në luftën midis një periudhe “të mëparshme”, socializmit, kundër periudhës së “mëvonshme”, kapitalizmit… Por, a mund të thuhet që bota është e udhëhequr më shumë nga sistemet e ideve apo etika e besimit, sipas terminologjisë së Weberit, sesa nga interesi i Shteteve dhe grupimeve njerëzore? Nëse do të ishte kështu, si mund të justifikohet fakti që Stalini dhe Hitleri u morën vesh me njëri-tjetrin në 1939? Dhe në të kundërt Franco dhe Salazar, dy nacionalistë konservatorë nuk e arritën këtë mirëkuptim? Përse Richelieu me besim katolik dhe sulltani turk u bënë aleatë? Përse mesianismi sovjeto-rus i Internacionales Komuniste ka ngjarë shumë më mesianismin sllavo-rus të periudhës së carëve dhe politika e jashtme e Bashkimit Sovjetik me atë të Rusisë para vitit 1922? Prej pranverës së Pragës deri në luftën në Afganistan, duke kaluar përmes përplasjesh me Titon në Ballkan dhe me komunistët grekë, lista e ndërhyrjes sovjetike është e gjatë. Në fakt, ideologjia komuniste ka lejuar ruajtjen e politikës së jashtme tradicionale të Rusisë në përbërësit e saj kryesorë. Për çfarë arsye një vend si Hungaria i nxori shumë probleme Moskës? Mund të shpjegohet kjo me faktin se ajo aspironte reforma liberale dhe një funksionim me demokratik? Apo sepse Budapesti ka kthyer vështrimin më shumë nga Perëndimi sesa nga Lindja? Sot ideologjia sovjetike është dërrmuar. Po interesat ruse në Ballkan, Kaukaz. Azinë Qendrore a janë zhdukur? A nuk po vazhdon të ndeshet rreth çështjes afgane dhe të Azisë Qendrore, njësoj si dje dhe jashtë çdo ligjërate të komunizmit ndërkombëtar apo të mos-angazhimit, aksi Moskë-Erevan-Teheran-Nju Delhi me atë Uashington-Islamabad-Rijad? A nuk mbrojnë komunistët e sotëm rusë qëndrueshmërinë e Rusisë perandorake? Gjatë Luftës së Ftohtë, një numër vendesh të Botës së Tretë u lidhen me Bashkimin sovjetik për motive në dukje ideologjike. Pas izolacionizmit të hershëm të shek. XIX-të, SHBA i janë afruar politikës botërore. Dy tradita politike shpjegojnë në mënyrë në dukje kontradiktore pjesëmarrjen botërore të SHBA-së: idealizmi uillsonian, mbështetur në dëshirën për të eksportuar vlerat amerikane në botë; pragmatizmi rusveltian në kërkim të ekuilibrit botëror duke marrë parasysh realitetin e interesave. Politika e jashtme e SHBA-së është një aliazh i këtyre dy tendencave. Mund të pohohet gjithashtu se ajo luhatet midis politikës rusveltiane të veshur me ligjëratë uillsoniane dhe një politike uillsoniane që nuk harron kurrë interesat amerikane. Për të hyrë në Luftën e Dytë Botërore, që do t’i japë SHBA-se zotërimin e deteve dhe aksesin në fuqinë botërore, duhet të bindet opinioni amerikan dhe Kongresi duke përdorur argumente idealiste. Në të njëjtën mënyrë, çdo pjesëmarrje amerikane gjatë Luftës së Ftohtë duhet justifikuar pranë Kongresit me të njëjtin idealizëm. Me 1946, Kongresi u bind nga argumentet idealiste se Amerika duhet të marrë stafetën e influencës angleze në Greqi dhe Turqi, përballë shtysës sovjeto-ruse në drejtim të deteve të ngrohtë. A duhet të besojmë akoma se ideologjia udhëheq ndarjen midis Kinës dhe BS ne mes të Luftës së Ftohtë, ndërkohë që komunizmi duhej t’i bashkonte këta dy gjigantë të kuq dhe jo t’i ndante? Në vazhdim, çfarë duhet menduar për luftën midis Kmerëve të kuq (popullsia e Kamboxhias) mbështetur nga Pekini dhe komunistëve vietnamezë mbështetur nga Moska? A duhet besuar që, në vitet 1960-1970, Amerikanët penguan komunizmin në Azi apo që ata ndaluan presionin tradicional rus në brigjet e Euroazisë? Duhet të pranojmë që administrata e Niksonit ndjek një politikë idealiste kur mbron të drejtat e njeriut në BS dhe kur njëkohësisht nxit turbullira në Rusinë sovjetike? Mbështetja e çifutëve të BS nga amerikanët a nuk shkon në të njëjtin kah me aleancën me Izraelin kundër sovjetikëve dhe aleatëve të tyre arabë? Amerika universale e idealiste, ndërkohë që fliste gjatë presidencës së Reganit për BS si Perandori e së Keqes, a nuk mbështeste fundamentalistët myslimanë në Afganistan dhe regjimet e forta në Amerikën Latine?

 

Pranimi i rolit të ideologjisë

Mund të shtojmë në vijim kundër-shembujt që i kundërvihen tezës së “gjithçkaje ideologjike”. Sigurisht ideologjia është motor i rëndësishëm i historisë, por nuk është e vetmja. A nuk përbën ajo mjetin më efikas për të mobilizuar popullsitë pro apo kundër qeverisë? Megjithëse nuk është përcaktuesja thelbësore e historisë, ideologjia luan një rol të rëndësishëm. Pikërisht nga studimi i ndryshimit të modeleve ideologjike dominuese, brenda një vendi, bëhen konstatime rreth ndryshimit të së dhënave gjeopolitike të brendshme. Le të shohim një numër tronditjesh në politikën e vendeve të Botës se Tretë, pas 1990. Mbrojtësit e ideologjisë do të vënë re se vendet ku është përmbysur regjimi komunist kanë ndryshuar politikën e jashtme: përmendim këtu rastin e Etiopisë që nga pro-sovjetike u kthye në pro-amerikane. Si përfundim, duhet shënuar se shumë vende që qëndrojnë të atashuar me opsionet e tyre ideologjike, si Korea e Veriut apo Kina mund të përparojnë në politikën e jashtme, në funksion të interesave të tyre dhe të së dhënave globale. Realpolitika nuk është e panjohur nga vendet e fundit komuniste të botës… Kështu, a nuk ka treguar kufizimet e saj luhatja e vazhdueshme midis dy ekstremiteteve të mendimit, njëri për të reduktuar gjithçka në ideologji dhe tjetri në cinizëm? Midis viteve 1945 dhe 1990, ideologjia pati një pushtet absolut e të pa kundërshtuar në studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Artikulimi i gjeopolitikës të vendoste përballë kritikave të zjarrta. Kthesa ekstreme ndodh në vitin 1990. Flitet për fundin e ideologjive dhe këto të fundit sulmoheshin se kishin përfituar nga hegjemoni në mendjet e njerëzve. Ja pra, papritur ideologjitë nuk shpjegojnë më asgjë dhe termi gjeopolitikë pritet me krahë hapur nga media. A nuk është koha që t’i japim ideve vendin e duhur dhe gjeopolitikës vendin e saj? Megjithatë duhet të pranojmë se nuk ekziston ndarje e papërshkueshme midis ideologjisë dhe gjeopolitikës. Shpesh do të nënvizojmë faktin se të shumta janë sistemet ideologjike të ndërtuara mbi marrjen parasysh të së dhënave të gjeopolitikës. Në të kundërt, përdorimi i gjeopolitikës në tërësi për përjashtimin e interpretimeve të tjera do të përfundonte me reduktimin e saj në një dogmë ideologjike. Studiuesit racionalë synojnë ta eliminojnë këtë të metë, e cila kërcënon çdo kërkues që ushqen ambicien për të thënë fjalën e fundit në debatin mbi shpjegimin e botës.

 

Të pranohet që jo gjithçka është gjeopolitikë

Autorë të vëmendshëm theksojnë se, ashtu si nuk dëshirojnë të zëvendësojnë një sistem një-shkakor shpjegimi të botës me një tjetër, ekonomik apo ideologjik qoftë, ata nuk dëshirojnë të mbrojmë epërsinë e një lënde të fushës së shkencave humane mbi të tjerat. F. Braudel theksonte se çdo shkencë, veçanërisht kur ajo është e re, tenton të “përmbledhë tërësinë e sociales dhe ta shpjegojë atë vetë” duke shtuar se “ka pasur dhe vazhdon të ketë një ekonomizëm, gjeografizëm, sociologjizëm, historicizëm; të gjitha imperializmat tepër naivë me pretendime natyrale e madje të nevojshme. Për një farë kohe ky agresivitet pati përparësitë e tij, por sot, është e përshtatshme t’i jepet fund” Nuk kërkohet të mbrojmë një “gjeopolitizëm”, po duhet të marrim pjesë në atë që Fernand Braudel quan “i nevojshmi grumbullim i shkencave sociale” me qëllim që t’i afrohemi të vërtetës nëpërmjet konvergjencës së dijeve. Qasja jonë është shume larg rehabilitimit të gjeografisë në raport me shkencat e tjera. Sipas pikëpamjes sonë nuk ka epërsi të një shkence humane mbi të tjerat. Për t’u afruar me vërtetësinë e shkaqeve në gjithë kompleksitetin e tyre, të gjitha shkencat sociale duhet të jenë ndihmëse të njëra-tjetrës dhe të dominohen nga një qellim ”kërkimi i të vërtetës shkencore”. Çdo shkencë mund të sjellë një model të afërsisë me të vërtetën dhe vetëm bashkimi i të gjithave mund të lejojë përmirësimin e modeleve të cilat do të na afrojnë më shumë me kuptimin e saktë të reales. Atë çfarë synohet nga politologë seriozë është se ekziston të paktën një metodë e analizës së marrëdhënieve politike midis shoqërive njerëzore dhe së një shkence gjeopolitike, e përcaktuar si “studim i marrëdhënies së njeriut me gjeografinë -fizike dhe humane- në pasojat e tij mbi marrëdhëniet politike midis shoqërive humane”, mund të pretendojë të jetë kjo metodë.

 

Dallimi i gjeopolitikës nga përdorimi i saj nacionalist

Dihet se ndershmëria të bën të dallosh çdo shkencë nga përdorimi i saj. Shkenca atomike (bërthamore) nuk është arma atomike. Fuqia atomike nuk është vullneti për fuqi atomike. Dija gjenetike nuk nënkupton çfarëdo lloj manipulimi gjenetik mbi njeriun. Nëse nazizmi ka dashur te bazohet mbi një biologji të rreme, kjo nuk do të thotë në asnjë rast se biologjia është naziste. Në të njëjtën mënyrë, gjeopolitika duhet dalluar nga përdorimi i teorive gjeopolitike për qëllime fuqie…Në kohën kur Kisha dispononte monopolin e autoritetit moral kishte përpjekje për ndërhyrje në evolucionin e njohurive shkencore Shumë më vonë, për motive ideologjike, nazizmi dhe komunizmi synuan të orientojnë shkencën në drejtimin që konfirmonte teoritë e tyre. Të gjitha këto përpjekje çuan në mohimin e së vërtetës… Në Francë, shumë universitarë iu kundërvunë gjeografisë me argumentin se gjatë shekullit të XIX-te dhe deri në vitin 1914 ajo përbente instrumentin kryesor të propagandimit të nacionalizmit francez dhe gjerman në formën e gjeografisë politike rivendikuese dhe agresive. Manualet e parë të gjeografisë dhe historisë dolën në Prusi, pas Kongresit të Vjenës me 1815 dhe janë shpërndarë në shumë shtete gjermane. Deri në atë periudhë, gjeografia dhe historia ishin lëndë të rezervuara për elitat udhëheqëse të shteteve gjermane. Ndryshimi përputhet me lëvizjen për unitet të Gjermanisë. Në Francë, u zhvillua një lëvizje simetrike, por më vonë dhe si reagim ndaj nacionalizmit gjerman. Disfata e 1870-s provokoi humbjen e Alsasë-Lorenës. Që në shkollën elementare, mësimi i historisë dhe gjeografisë ka si funksion t’i japë Republikës një legjitimitet të dobësuar. Tema e Hakmarrjes, pra rimarrja e territoreve franceze të pushtuara nga Gjermani duhet të rikthejë identifikimin e kombit me Republikën. Megjithatë, a duhet nxjerrë konkluzioni se historia dhe gjeografia janë përgjegjëse të presionit të nacionalizmit gjerman, të cilit Franca iu përgjigj me forcimin e ndjenjës së së bashkimit kombëtar? Sigurisht jo, ose jo më shumë se shkencat e tjera, sepse është tërësia e dijeve të shkencave humane apo ekzakte që u mobilizuan, për të njëjtin qëllim si historia dhe gjeografia, në shërbim të kombeve ndërluftuese. Gjeografia u bë luftarake ashtu si fizika u lidh me balistikën. E njëjta kritikë behet kur nacionalizmi gjerman shpërthen për herë të dytë. Gjeopolitika, qe një nga instrumentet e propagandës politike të teoricienëve të Reich III “Kush do të dëshironte ta mohonte këtë? (P. George). Gjeopolitika gjermane i ka shërbyer ligjëratës agresive të nacional-socializmit në vigjilje të Luftës së dytë botërore; ashtu si filozofia e Nietzsche, ajo e Heidegger apo edhe muzika e Wagner nuk mund të reduktohen në përdorimin e tyre ideologjik, edhe gjeopolitika gjermane, e akoma më pak gjeopolitika në tërësinë e saj, nuk mund të reduktohet në një ndihmesë të thjeshtë të ambicieve naziste. Pas çlirimit, Universiteti francez ndaloi totalisht përdorimin e fjalës «gjeopolitikë». Gjeografët franceze e zhdukën atë. Shkenca politike e refuzon në dobi të sistemit të ideve, të peshës së ideologjive. Ndërhyrja e gjeopolitikës në gjeografi, histori dhe shkenca politike u kundërshtua në unanimitet. Më 1950, studiues të Universitetit francez dhe gjerman, te mbledhur ne Sorbonë, vendosën për dëbimin e saj në emër të pajtimit të nevojshëm midis Francës e Gjermanisë dhe ndërtimit evropian. Dukej pra, sikur gjeopolitika në thelb ishte kundërshtare e mirëkuptimit franko-gjerman dhe afrimit me popujt evropianë dhe sikur gjeografia politike e francezit Jacques Ancel ishte fajtore për ndezjen e urrejtjeve kombëtare. Rezultat i kësaj mbyllje të mendjes, për një qasje të veçantë ndaj çështjeve ndërkombëtare dhe kombëtare, është rrëshqitja e një pjesë të lëndës së marrëdhënieve ndërkombëtare në dualizmin dypolar, në opozitën e dy blloqeve, çka do të mjaftonte për të shpjeguar konfliktet dhe situatën diplomatike. Sigurisht, ata që propozuan një analize të marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetur në realitetin e popujve i shpëtuan këtij dypolarizimi të mendjes. Përpjekja jonë për të ripërcaktuar gjeopolitikën duhet të dallohet nga përpjekja për rehabilitimin e gjithçkaje të ripohuar më parë në emër të gjeopolitikës. Nuk bëhet fjalë për rehabilitimin e disa punimeve çfarëdo, por për hedhjen e themeleve konceptuale dhe metodike të gjeopolitikës së ripërtëritur, me qëllim që kjo e fundit të mund të marrë pjesë në shpjegimin e botës. E nëse flasim për rolin e gjeografisë të shohim dhe punimin e fundit të Robert D. Kaplan The Revange of Geography i cili e përdor gjeografinë si një bisturi..libër që ‘hedh dritë mbi një të vërtetë të lashtë: Gjeografia ka qenë një faktor përcaktues në fatet e kombeve që nga faraonët e Egjiptit tek pranvera arabe”(Kisinger)… Gjeopolitika duhet të marrë pjesën e saj të vendosmërisë dhe në të njëjtën kohë të theksojë se inteligjenca njerëzore është e aftë t’iu kundërvihet forcave të errëta. Gjeopolitika merr parasysh instinktin e historisë, peshën e saj të përhershme gjeografike, por ajo gjithashtu merr parasysh forcën e shpërthimit njerëzor, krijimtarinë e tij gjeniale aq të aftë sa të përmbysë të dhënat e pushtetit në dobi të të veçantës sesa të përmbysë të veçantën në favor të universales. Rendi konfuz që mbizotëron në këtë epokë na jep dy kahe të së vërtetës. Njëri kah është bota e ndërthurur më shumë se kurrë, por nga ana tjetër ekzistojnë fenomenet e ekstremizmit dhe shkëputja e vazhdueshme e rajoneve të ndryshme të globit nga kjo ndërthurje çka e bën shumë të vështirë një interpretim që të jetë objektiv dhe afatgjatë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency