FOTO/ Tetraplegjikët protestojnë para Kuvendit, Rama i mban me premtime

0
131

Shoqata e tetraplegjikëve, personat me aftësi të kufizuara, burra, gra dhe deri fëmjë në karrige me rrota, kanë protestuar sot para parlamentit për t’i kërkuar qeverisë dhe Kryeministrit t’i dëgjojë problemet e tyre dhe t’u akordojë pagesën e duhur 30 mijë lekë.

Kur Rama ka dalë nga seanca plenare, i ka ndeshur tek shtyheshin në hyrje të Kuvendit nga policia dhe i ka pyetur se përse kanë zënë rrugën. Dhe aty, ai është detyruar të dëgjojë problemet e tyre të vërteta sidomos ekonomike, për pagesën që iu nevojitet dhe sidomos, faktin që nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Financave askush nuk i dëgjon dhe i shqyrton nevojat e tyre.

Përgjigja e Ramës ka qënë: Tani do të futeni në ambientet e Kuvendit dhe do të takoni Ministren e Shëndetësisë! Mos rrini në shi. A e keni marrëveshjen me vete?! Ministrja do t’ju  presë dhe më pas do të komunikoj unë me të.”

Si për ironi të fatit, ministrja Ogerta Manastirliu nuk kishte dijeni për protestën në ato momente dhe po mbante një fjalim në foltoren e Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here