Kombëtarja De Biazi kërkon mbrojtës

0
124

De-Biazi-guzhinier

 

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, ka ndjekur nga afër fundjavën e fundit mbrojtësin shqiptar të Empolit, Elseid Hysaj. Duke parë formën e mirë që po kalon ky lojtar në Serie B, edhe pse është vetëm 19-vjeçar, De Biazi ka menduar ta shikojë nga afër. “Kam ardhur për të parë nga afër Hysajn dhe shpresoj që të mos e marrë vesh që jam sot në stadium, pasi do shpërqendrohej. I kam parë disa ndeshje në internet e televizion dhe gjykova se është më mirë që ta ndjek nga afër. Shqipëria nuk ka shumë lojtarë, ndaj talente të tilla nuk duhet të na shpëtojnë. Përderisa ai është vetëm 19 vjeç dhe luan titullar në një skuadër si Empoli në Serinë B, atëherë gjykoj se vlen edhe për skuadrën që unë drejtoj”, – ka thënë de Biazi i intervistuar nga mediat italiane para ndeshjes Çitadela-Empoli e luajtur këtë të diel. Më pas ai ka folur paksa edhe për futbollin shqiptar. “Ka njohur goxha rritje vitet e fundit, por duhet të kuptoni se kemi të bëjmë me një shtet që nuk ka më shumë se 3-4 milionë banorë. Në kampionatin vendës ka probleme më së shumti te instruktorët e futbollit dhe te terrenet, por gjithsesi vërej se nga viti në vit gjërat vijnë duke u përmirësuar. Më 6 shkurt kemi një miqësore me Gjeorgjinë dhe më pas në mars kemi një ndeshje shumë të vështirë ndaj Norvegjisë, ku do doja të merrja një rezultat pozitiv”, – ka thënë De Biazi.

Nëpërmjet profilit të vet në rrjetin social “Facebook”, Xhani de Biazi ka uruar të tërë besimtarët të krishterë për Krishtlindje: “Unë jam i zënë në kuzhinë me gatimin… për të gjithë familjen! Gëzuar Krishtlindjet të gjithë juve, miqtë e mi! Ju përqafoj në mënyrë ideale një e nga një, si dhe uroj të kaloni këtë fund viti pushimesh me qetësi të madhe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency