Poliklinikat, një pagë shtesë për 9350 punonjës

0
174

Blerta Mrishaj

iskshDrejtorja e ISKSH-së, Elvana Hana: Pagesat për mjekët dhe infermierët, sipas arritjes së performancës dhe cilësisë së shërbimit. Përfitojnë 9300 punonjës

 

Përfitojnë:

9350 punonjës të qendrave shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 mjekë familjeje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitare, shoferë, ekonomistë.

Një pagë shtesë për mjekë, infermierë dhe punonjësit e qendrave shëndetësore, si rezultat i performancës dhe cilësisë së shërbimit të ofruar tek pacientët. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës të qendrave shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitare, shoferë, ekonomistë. Drejtorja e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, tha se ky është viti i gjashtë që ndiqet një politikë e tillë ndaj personelit shëndetësor, bazuar në numrin e vizitave për mjek si dhe në shërbimin e ofruar ndaj pacientëve kryesisht të sëmurëve kronikë.

Bonusi

“Reforma e nisur në vitin 2007 në shërbimin shëndetësor parësor tashmë është konsoliduar më së miri, pasi cilësia e shërbimit që ofrohet për popullatën lidhet drejtpërdrejt me pagesën e personelit mjekësor, i cili, për të gjashtin vit radhazi, shpërblehet në bazë të punës së kryer në shërbim te pacientëve. Nisur nga treguesit e mirë të performancës, punonjësit e qendrave shëndetësore do të përfitojnë deri në një pagë financim shtesë në këtë fundviti, në bazë të realizimit të indikatorëve të performancës dhe bonusit”, – u shpreh në konferencën për shtyp drejtorja e ISKSH-së, znj. Elvana Hana. Mbështetur në realizimin e pritshëm të treguesve për vitin 2012, rezulton se 416 qendrat shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor të përfitojnë edhe deri në një pagesë tjetër, kundrejt realizimit të treguesve të performancës dhe cilësisë. Numri i planifikuar i vizitave nga mjekët e përgjithshëm e të familjes në shkallë Republike për vitin 2012 është realizuar rreth 93% ose 1% më shumë se viti 2011, ndërsa treguesi i cilësisë (bonusi) është realizuar rreth 60% ose 10% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Realizimet

Tregues të cilësisë që rezultojnë të jenë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, mund të përmendim: edukimin mjekësor në vazhdim me rreth 30%, përqindja e pacientëve brenda normës për hipertensionin arterial – e cila është rritur me 19% krahasuar me vitin e kaluar, treguesi i pacientëve brenda normës përsa i takon diabetit gjithashtu është rritur me 10% si dhe ndjekja e fëmijëve 0-1 vjeç që ka një përmirësim me 7%. Referuar të dhënave rezulton se treguesi i performancës është realizuar në nivele mbi 90%, nga 291 qendra shëndetësore të cilët ushtrojnë aktivitetin në 10 rajone. Ndërsa treguesit e bonusit janë realizuar mbi 55% nga mbi 217 qendra shëndetësore, që veprojnë në 7 rajone. Sipas rajoneve rezulton se përfitojnë pagesa shtesë maksimale, punonjësit e rajoneve si Gjirokastër, Shkodër, Tiranë, Berat, Dibër, Durrës dhe Vlorë etj, të cilat kanë realizuar më mirë edhe treguesit e cilësisë e performancës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar qendrat shëndetësore, si rezultat i rritjes së numrit të vizitave kanë arritur të tërheqin rreth 25 milion lekë më shumë, ndërsa si rezultat i plotësimit të indikatorëve të bonusit kanë tërhequr 85 milion lekë më shumë. Për 6/mujorin e dytë të këtij viti, parashikohet të shpërndahen rreth 290 milion lekë. Nga ky fond përfitojnë rreth 9350 punonjës të qendrave shëndetësore, nga të cilët rreth 2000 mjekë familje e të përgjithshëm dhe specialistë, 6600 infermierë dhe 750 punonjës të tjerë, sanitare, shoferë, ekonomistë. Fondet për përballimin e shpërblimeve janë transferuar tashmë në llogaritë bankare të qendrave shëndetësore, të cilat duhet të veprojnë menjëherë për shpërndarjen e tyre brenda muajit dhjetor.

 

 

 

Festat

ASHR: Monitorim higjienës në restorante

Gatishmëri të plotë të urgjencave për festat e fundvitit, ky është urdhri i Autoritetit Shëndetësor Rajonal, ku sipas të programit të hartuar, qendrat shëndetësore do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditëve të festave dhe janë porositur në veçanti, që të marrin masat për të mos munguar perfuzionet, medikamentet e urgjencës dhe të jetë në gatishmëri të plotë edhe shërbimi në dhomat e urgjencës. Shërbimi i epidemiologjisë është porositur të bashkëpunojë me sektorin e higjienës publike dhe sektorët e tjerë të shërbimit të higjienës për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike. Ndërkohë Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Inspektorati Sanitar janë porositur për të shtuar kontrollet në gjitha subjektet e shërbimit social duke kontrolluar kushtet higjieno-sanitare dhe dokumentacionin. Meqenëse gjatë ditëve të festave konsumohen më shumë ushqime jashtë shtëpisë në bare dhe restorante, i kemi kushtuar rëndësi marrjes së mostrave të produkteve të ndryshme ushqimore dhe bërjes së analizave pranë laboratorit të higjienës ushqimore. Po kështu janë marrë mostra për të analizuar shkallën e pastërtisë të enëve dhe materialeve të tjera ndihmëse në kuzhinat e këtyre subjekteve. Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal Liliana Ramasaço tha se- “Një vëmendje e veçantë do i kushtohet lokaleve, që bëjnë pronotime për Krishtlindje dhe për Natën e Vitit të Ri. Monitorimi duhet të jetë më rigoroz, në lokalet, ku shumë institucione dhe shkolla kanë prenotuar për të kryer festimet. Në bare dhe restorantet nuk do të mungojnë, inspektimet për respektim të ligjit kundër produkteve të duhanit gjatë gjithë ditës dhe në orët e pasdites. Në lokalet e natës do të kontrollohet dhe niveli i zhurmave për të shmangur ndotjen akustike. Ndërsa sektori i higjienës publike vazhdon të monitorojë në 31 pikat fundore çdo ditë ujin e pijshëm në gjithë territorin e kryeqytetit duke bashkëpunuar dhe me Drejtorinë e ujësjellësit. Gjithashtu nuk do të mungojë bashkëpunimi i vazhdueshëm me Bashkinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Policisë në të gjitha aktivitetet, që do organizohen në ditët e festave”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency