Rihanna shijon ditët e beqarisë

0
132

rihanna-Rihanna ka vendosur që ditët e para të beqarisë pas ndarjes nga Chris Brown t’i kalojë në plazhet e vendlindjes së saj, Barbados. Këngëtarja është fotografuar në një vilë luksoze që është banesa e një shoqes së saj. 24-vjeçarja la të kuptohet se është ndarë sërish nga Chris Brown ditën e martë. Në Instagram, Rihanna postoi të martën një mesazh që konfirmon se çifti është ndarë. “Të jesh beqare ta shpif. E vetmja gjë që më ka mbetur të bëj është të bëj atë që dua”, – shkroi Rihanna. Fundi i marrëdhënies erdhi pasi Chris Brown është parë duke festuar në shoqërinë e disa vajzave në Paris gjatë turit të tij dhe duke ngrënë me ish të dashurën Karrueche Tran në Dubai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency