Grabitja në Korçë Hyn për të grabitur në banesë, 22-vjeçari qëllon me thikë gruan e shtëpisë gjatë përleshjes

0
134

grabitjaViktimë e grabitësve ka mbetur edhe një 49-vjeçare në Korçë, e cila teksa qëndronte në banesën e saj, është sulmuar nga një shtetas, i cili në tentativë për ta grabitur, i ka ngulur një thikë në trup, duke e lënë të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vithkuq të Korçës në mëngjesin e djeshëm. Agresori me maskë dhe me thikë ka hyrë në shtëpinë e 49-vjeçares Tatjana Dine dhe është përleshur duke e goditur me thikë. Më pas ai është larguar në rrugicat e fshatit. Policia ka mbërritur në vendngjarja dhe pas 30 minutash ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Sipas bluve të këtij qyteti ai është Enkelo Tomo, 22 vjeç. E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identifikimi i autorit të krimit është bërë nga dëshmia e të plagosurës e cila gjatë përleshjes ka mundur të njohë autorin, i cili është banor i fshatit Vithkuq. Pas kësaj dëshmie, strukturat e policisë kanë shkuar në banesën e 22-vjeçarit ku dhe kanë bërë arrestimin e tij. Gjatë marrjes në pyetje, Tomo ka pranuar autorësinë e krimit, ku ka treguar se kishte hyrë në banesë, pasi kishte menduar se në shtëpi nuk kishte asnjë person. Por teksa ai është përpjekur të marrë lekët nga gardëroba, është pikasur nga zonja e shtëpisë që ndodhej në banesë, e cila gjatë përleshjes me 22-vjeçarin është goditur prej tij me një thikë duke mbetur e plagosur. I riu është larguar menjëherë, ndërkohë që Tatjana Dine ka kërkuar ndihmë tek komshinjtë e saj, të cilët më pas e kanë transportuar në spitalin e Korçës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency