I fiksuar pas vajzës shurdhmemece, arrestohet 82-vjeçari nga Devolli banues në azilin e pleqve Tiranë

0
155

Një 82-vjeçar nga Devolli, por banues në azilin e pleqve pranë “Qytetit Studenti” në Tiranë, është dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim për akuzën e ngacmimit seksual, të një punonjëseje shurdhmemece të ndërmarjes së “Qytetit Studenti”, e cila është në varësi të bashkisë Tiranë.

Qazim Shaholli ishte fiksuar ndaj punonjëses së gjelbërimit Al.Sha., duke i pohuar asaj se e dashuronte dhe se kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Gjatë kërcënimeve, i moshuari i ka bërë presion se, nëse ajo nuk do të pranonte, ai do e vriste. Dhe, për të vërtetuar këtë, 82-vjeçari me origjinë nga Devolli herë pas here nxire nga xhepi një thikë (biçak me mbishkrim PYREX), duke i bërë me shenjë se pikërisht me këtë mjet do ta vriste.

Mirëpo, pavarësisht këtyre veprimeve i moshuari Qazim Shaholli, në gjykatën e Tiranës ka shfaqur pendesë të thellë, pa shmangur faktin që gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim. Duke marrë në konsideratë moshën e thyer të tij, gjykata i ka pezulluar dënimin, duke e kaluar të moshuarin për një peridhë 1 vit e 6 muaj në shërbim prove dhe duke vënë si kusht që ai të mos kryejë asnjë krim tjetër.

82-vjeçari Shaholli në janar të 2015 ka përfituar nga skema e qeverisë për t’u pajisur me pension dhe për këtë libreza e pensionistit i është dhënë në dorë nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i kohës Erjon Veliaj, gjatë një ceremonie publike. Siç duket, pas hyrjes në skemën e pensionit dhe marrjes së shumave të para financiare, i moshuari në 20 korrik 2015, ka filluar të kërkojë favore seksuale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here