Kaloritë ju humbasin kujtesën

0
157

Mbrojtja dhe përmirësimi i kujtesës duket se është fare e thjeshtë. “Nëse hani pak në darkë, gjasat janë që të nesërmen do të kujtoni më shumë”, – kështu thuhet në një studimi nga shkencëtarë të klinikës “Mayo”, ku ata zbuluan një lidhje midis kalorive dhe ruajtjes së kujtesës. Në studim u përfshinë rreth 1 mijë persona mbi 70 vjeç, të gjithë vullnetarë dhe asnjë me simptoma të tilla të Alzheimerit, si humbja e kujtesës. Nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve, në njërin grup – secili person morri rreth 1 mijë e 600 kalori në ditë dhe në grupin tjetër 600 kalori. Të dhënat treguan se sa më të shumta kaloritë aq më i madh ishte rreziku i humbjes së kujtesës. Sipas studimit, humbja e kujtesës u mbidyfishua tek personat që hëngrën më shumë ushqim në krahasim me ata që hëngrën më pak. Autorët e studimit thonë se duke konsumuar më pak kalori, organizmit nuk i duhet të prodhojë sasi të madhe insuline – dhe kur në trup ka pak insulinë, qelizat e trurit komunikojnë më mirë. Ndërkohë që nuk ka asnjë ilaç të provuar se ndihmon ruajtjen e kujtesës, ndryshimet e thjeshta në mënyrën e jetesës mund të ofrojnë mbrojtjen më të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency