Probleme me veshjen edhe për Lopezin

0
154

Jennifer Lopez është gjithmonë shumë e kujdesshme me pamjen e saj. Në të gjitha shfaqjet dhe prezantimet e saj e shohim atë të mrekullueshme dhe veshja e saj edhe nga kritikët komentohet pozitivisht. Pikërisht për këtë arsye të gjithë janë çuditur me shfaqjen e fundit mediatike të saj. Ajo ka marrë poza përpara fotografëve në Melburn, e veshur me një palë pantallona plot njolla në pjesën e përparme. Njollat, me shumë mundësi kafeje, ishin shumë të dukshme tek pantallonat e saj të ngushta lëkure dhe jo shumë të këndshme. Me sa duket, as J-Lo dhe as ata që kujdesen për të nuk e kanë vënë re problemin, ndërkohë që foto ka bërë xhiron e botës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency