Përgjimi nga prokurorët e rretheve, Pollo: Llalla të sjellë propozim të ri

0
128

Votimi në Parlament i projektligjit “Për përgjimin e telekomunikimeve”, sipas variantit të miratuar në Komisionin e Ligjeve përjashtoi mundësinë që prokurorët e rretheve të iniciojnë përgjimet pranë gjykatave të shkallëve të para në qarqe të vendit. Edhe pse opozita votoi kundër këtij drafti në Kuvend, mazhoranca miratoi me shumicë votash draftin ashtu siç ishte rënë dakord më parë edhe me përfaqësuesit e majtë në komisionet parlamentar, për të mos pranuar kërkesën e prokurorisë për përgjime të rrethe. Ministri i Inovacionit Genc Pollo bëri një tjetër propozim, duke i kërkuar kryeprokurorit të sapozgjedhur, Adriatik Llallës, të dërgojë një formulim të ri të kërkesës së bërë me parë. “Shqyrtimi i tekstit të sjellë nga prokuroria mendoj që është mirë ti lihet një faze tjetër. Argumentimi i Komisionit të Sigurisë dhe i Komisionit të Ligjeve sqaron një problem që e ka ky ligj, që elementet e përgjimit procedural bashkëjetojmë me përgjimin parandalues në një prej amendimet që i janë bërë ligjit gjatë këtyre viteve. Do të ishte e mirëgjykyar që t’i lihet një konsulte më të gjerë të iniciuar nga z. Llalla i cili u votua në sallë pa marrë asnjë votë kundra, që ta shqyrtojnë propozimin dhe ta sjelli përsëri propozimin për ta parë në kohën e duhur. Një konsultim i Prokurorisë së Përgjithshme me Ministrinë e Drejtësisë, me Ministrinë e Brendshme etj. për ta sjellë një propozim më të plotë dhe më efikas se ky që patëm nga Prokuroria e Përgjithshme”, – tha ministri Pollo.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency